Author: tirana

Pandemia ka nxitur konsumin e një baze të gjerë produktesh farmaceutike që përfshin grupin e suplementeve, vitaminave, antibiotikëve, kortizonikëve, antikoagulant (hollues të gjakut), antiulcerozët, antiinflamatorët, antidepresantë, antiulcerozë etj., dhe një sërë preparatesh të tjera mjekësore që nevojiten për trajtimin e pandemisë. Vitaminat Në pikat e pakicës, më të shiturat këtë vit kanë qenë suplementet dhe vitaminat. Shitjet e tyre ishin me rritje gjatë gjithë vitit, ndryshe nga produktet e tjera. E gjithë popullata, edhe ata që nuk janë infektuar me koronavirus, ka konsumuar vitamina, për të krijuar mbrojtje dhe për të rritur imunitetin kundër virusit. Në grupin e suplementeve, më…

Read More

Mëngjesin e sotëm Rusia ka bërë të ditur se do të ndalojë luftimet duke nisur nga ora 10:00 për të zbatuar marrëveshjen e vetme të rënë dakord në raundin e dytë të negociatave me Ukrainën që u mbajtën në Brest. Sipas Moskës zyrtare, armëpushimi i përkohshëm do të jetë për qytetet e Mariupol dhe Volnovakha për t’iu lënë kohë banorëve të largohen në të ashtuquajturat korridore humanitare.

Read More

Pritet që vranësirat herë pas here të zhvillohen duke gjeneruar reshje shiu në zonën bregdetare dhe të ulëta. Ndërsa në zonat malore do të kemi reshje dëbore. Parashikohet që reshjet të jenë me intensitet të ulët dhe më të pranishme do të jenë në zonat Jugore. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 13°C. Era do të fryjë me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Lindor-Juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

Read More

Është arrestuar prej policisë greke autori u dyshuar si ekzekutori i 4 familjes shqiptare në Andravidha të Pyrgosit 3 ditë më parë. Sipas autoriteteve greke,ka qënë një patrullë e saj që e idenfikoi fillimisht dhe iu vu në ndiekie në zonën e pirgosit . Ai u ndoq në distancë për rreth 120 km dhe në momentin që automjeti i tij iua afrua qytetit të patras,dhjetëra forca policie që po e prisnin,mundën ta ndalojnë. Ai u dërgua në drejtorinë e policisë të ahaias dhe pritet të merret në pyetje. Vrasja e familjes shqiptare në andravidha ka shokuar mbarë opinionin grek.

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri është i bindur Partia Socialiste do të marrë 5 nga 6 bashkitë ku do të ketë zgjedhje më 6 Mars. I ftuar në studion e emisionit Publikisht në RTSH këtë të premte ai deklaroi se 5 bashki nuk i vë në diskutim ndërkohë që kanë shanse të mira edhe për Shkodrën, theksoi ai, duke pasur parasysh çarjen e opozitës.“5 bashki nuk i vë në diskutim. Shkodra ka një garë më të fortë. Por edhe aty do të kemi një rezultat më të mirë duke pasur parasysh edhe çarjen e opozitës. Gjasat janë…

Read More

Janë shfaqur fotografi të rrënojave të avionit më të madh në botë të dëmtuar plotësisht, pasi u dogj gjatë një sulmi rus në një aeroport ukrainas. Imazhet tregojnë prodhimin ukrainas Antonov-225 Mriya të shkatërruar, në aeroportin Hostomel pranë Kievit, pasi u sulmua të dielën. Avioni cargo, i cili ka gjashtë motorë dhe peshon 314 ton, mund të kushtojë më shumë se 3 miliardë dollarë (2.24 miliardë £) për t’u riparuar, një shumë që prodhuesi shtetëror ukrainas i armëve Ukroboronprom tha se do të përpiqet të bëjë që ta paguajë Rusia. “Okupatorët rusë shkatërruan produktin më të mirë të aviacionit ukrainas…

Read More

Mbappe vazhdon të refuzojë PSG-në. Armiku i Real Madridit në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, ku shënoi golin e fitores për PSG-në, ndeshja e dytë nuk do të ketë asnjë ndryshim në vendimin e Mbappe. Siç thekson AS, nuk ka kthim prapa dhe sulmuesi francez do t’i bashkohet radhëve të madrilenëve në fund të sezonit. Gazeta citon disa burime nga ambienti i futbollistit, të cilët tregojnë qartë lamtumirën e tij me PSG-në në fund të sezonit: “Mbappe ka marrë një vendim dhe paratë janë më e pakta. As për të gjithë arin e botës nuk do të rinovoja me PSG-në.…

Read More

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se krijimi i një zone të ndaluar fluturimi në Ukrainë nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj në NATO mund të çojë në një “luftë të plotë në Evropë”. Ai tha se Uashingtoni do të vazhdojë të punojë me aleatët e tij për t’u siguruar ukrainasve mjetet për t’u mbrojtur nga agresioni rus. “E vetmja mënyrë për të zbatuar diçka si një zonë ndalim-fluturimi është dërgimi i avionëve të NATO-s në hapësirën ajrore të Ukrainës dhe rrëzimi i avionëve rusë, dhe kjo mund të çojë në një luftë të plotë në Evropë.…

Read More

Armando Broja është futbollisti i momentit te Southmaptoni, një talent që nga ndeshje në ndeshje po tregon një potencial të jashtëzakonshëm, aq sa vlera e kartonit të tij është rritur në mënyrë eksponeciale, madje konsiderohet edhe më i shtrenjtë se Romelu Lukaku. “Shqiponja Kuqezi” tashmë është vënë në qendër të vëmendjes së medieve në Angli, ndërsa faqja e klubit ka publikuar së fundmi një intervistë të gjatë me 20-vjeçarin, që tregon 6 muajt e tij të “magjishëm” me Southamaptonin, ambiciet dhe objektivat e tij. Çfarë sezoni fantastik ke pasur! E ke shijuar? Po, 100%. Kam shijuar çdo minutë në stërvitje…

Read More

Qytetarë të shumtë serbë kanë dalë për të protestuar në mbështetje të Rusisë, pasi presidenti serb Aleksandër Vuçiç nuk e përkrahi pushtimin rus ndaj Ukrainës. Protestuesit janë mbledhur në afërsi të Presidencës së Serbisë, duke e mbyllur rrugën për qarkullim. Të mbledhurit po këndojnë mesazhe mbështetjeje për Rusinë, e cila filloi pushtimin e Ukrainës të enjten e kaluar, shkruan media kroate. Përfaqësuesit e organizatave të ekstremit të djathtë – Damnjan Knezevic nga Patrulla Popullore, Mladen Obradovic nga Obraz – iu drejtuan pjesëmarrësve të protestës nga skena duke u thënë se nëse Serbia vendos sanksione ndaj Rusisë pas zgjedhjeve, dy herë…

Read More

Në Vaalimaa, një zonë në kufi të Finlandës me Rusinë rreth 193 kilometra larg Helsinkit, ndalojnë shumë autobusë dhe makina për kontrollin doganor dhe të pasaportave. Këta persona nuk janë ukrainas, por rusë dhe siç shkruan BBC pavarësisht se numri i të larguarve nuk është shumë i madh, është i vazhdueshëm. Rusët janë në ankth dhe po kërkojnë që të largohen nga vendi sepse kohët e fundit është përfolur vazhdimisht që qeveria e Vladimir Putin shumë shpejt do të shpallë ligjin e luftës për të përballuar demonstratat kundër pushtimit në Ukrainë. BBC foli me një vajzë të re ruse e…

Read More