Author: tirana

Dy të rinj kanë dëmtuar me mjete të forta në kokë, xhaxhain e tyre në Skrapar. Mësohet se shtetasit Albano dhe Elisado Isufi (vëllezër) kishin pasur konflikte prej kohësh me familjen e xhaxhait, por sherri i fundit nisi për pulat e të plagosurit kishin hyrë në tokën e tyre. Burime bëjnë me dije se vëllezërit e qëlluan në kokë me leva dhe shkopinj bejzbolli 63-vjeçarin duke i shkaktuar plagë të rënda në kokë. Më pas policia ka prangosur dy agresorët, e ndërsa 63-vjeçari ndodhet rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë. Njoftimi i Policisë: Poliçan, Skrapar Nga specialistët e Seksionit…

Read More

Presidenti turk Tajip Erdogan do të flasë me Vladimir Putin të dielën për të diskutuar luftën në Ukrainë, sipas një deklaratë të zëdhënësit Ibrahim Kalin. Kalin tha se Turqia ishte gati të ndihmonte në zgjidhjen e krizës. Ai u tha gazetarëve se Turqia do të ishte e gatshme të ndërmjetësonte bisedimet midis Ukrainës dhe Rusisë dhe bëri thirrje për ti dhënë fund luftimeve. Ai gjithashtu përmendi faktin se Turqia nuk mund të prishë marrëdhëniet as më Moskën dhe as me Kievin.

Read More

Njëra nga rrugët e bllokut ku ndodhen selitë e ambasadave në Tiranë, pranë ambasadës së Ukrainës, ambasadës Ruse dhe asaj Serbe, do të emërtohet “Ukraina e Lirë” të hënën. Lajmin e dha sot kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili e vlerësoi këtë gjest të Tiranës si një mesazh të qartë se s’mund të rrimë duarkryq pas asaj çka po ndodh me sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës. Veliaj, i cili së bashku me ambasadorin e Ukrainës në Tiranë, Volodymyr Shkurov, ndihmuan sot në ngarkimin e kamionit të parë me ndihmat e mbledhura nga qytetarët e Tiranës për qytetarët e Ukrainës, tha se…

Read More

Ushtria e Ukrainës ka publikuar momentin e rrëzimit të një tjetër helikopteri të rusëve gjatë luftimeve të ditës së sotme. Mësohet se bëhet fjalë për një helikopter sulmi Mi-24, i cili u godit nga një raketë tokë-ajër edhe pse po fluturonte vetëm pak metra nga toka. Piloti fluturoi kaq ulët me shpresën se nuk do të kapej nga raketat ukrainase, por kjo video tregon të kundërtën. Video of Ukrainian forces downing a Russian Mi-24 attack helicopter in Kyiv Oblast today. pic.twitter.com/vPF58eHvQa— WorldOnAlert (@worldonalert) March 5, 2022

Read More

Nga Ditmir Bushati Viti 2022 do të shoqërohet me dy ngjarje të mëdha diplomatike për komunitetin trans-atlantik. Më mars, Bashkimi Europian do të miratojë Kompasin e tij Strategjik, një dokument që synon të krijojë një pikëpamje të përbashkët mbi sigurinë dhe mbrojtjen e BE-së dhe kështu të shtjellojë disi nocionin e “autonomisë strategjike” të Europës. Më pas, në Samitin e Madridit në qershor, NATO do të miratojë Konceptin e saj të ri Strategjik, i cili parashtron strategjinë e Aleancës, duke përshkruar qëllimin dhe detyrat e saj themelore të sigurisë dhe duke identifikuar sfidat dhe mundësitë me të cilat përballet në…

Read More

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka reaguat sërish në lidhje me situatën e krijuar së fundmi në Ukrainë pas pushtimit rus. Daily Mail bëjnë me dije se ai së fundmi në një bisedë me një mikun e tij ka theksuar se gjatë presidencës në krye të Amerikës, Putin nuk kishte asnjë shans që të sulmonte Ukrainën. Trump në një bisedë telefonike me golfistin, John Daly, i ka thënë se ishte marrë vesh shumë mirë me Putin kur ishte president dhe se Rusia nuk e sulmoi në atë kohë Ukrainën pasi ai e kërcënoi se do t’i…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një fragment nga biseda e tij me presidentin i Ukrainës, Zelensky. Ai i shpreh konsideratat më të larta duke e siguruar se do donte të bënte më shumë për Ukrainën. “Sot pata një telefonatë nga Presidenti Zelensky, i cili më falenderoi për gjithçka Shqipëria po bën në këto ditë tragjike për popullin e tij, për Europën e për mbarë botën, duke nisur nga roli ynë si bashkëpenëmbajtës me SHBA në Këshillin e Sigurimit, tek ndihmat e dhëna për ushtrinë ukrainase, si edhe angazhimi intensiv në kanalet diplomatike me partnerë të rëndësishëm, në mbështetje të Ukrainës.…

Read More

Rritja e çmimit të naftës ka sjellë një sërë reagimesh në rrjetet sociale. Gazetari Lutfi Dervishi ka komentuar shtrenjtimin e karburantit ku nënvizon se kompanitë tregtuese të sinkronizuara kanë rritur çmimet. Ndër të tjera ai shkruan: “Nafta 2300! Kam frikë të shkruar gjatë se deri në momentin e postimit mund të shkojë 2500! Ky është spekullim! Të gjithë kompanitë tregtuese të sinkronizuar nga një dorë në të njëjtën orë, lëvizin çmimin! Drejtimi? Gjithmonë për lart! Do Zoti nuk ndërhyn dhe autoriteti konkurrencës se çmimi shkon menjëherë 3000! P.S. Në Ukrainë ka luftë, por nuk ka rritje të çmimit naftës! Duket…

Read More

Njē shtetas sirian ka përfunduar nē urgjencën e spitalit bashkiak “Xhavit Mara” Burrel. Sirenat e Policisë alarmuan qytetarët teksa mjeti që transportonte të burgosurin në gjendje të vështirë. Nuk është ende e qartë çfarë ka pësuar siriani i arrestuar pak ditë më parë, por mësohet se ai ka mbërritur pa ndjenja në spital. Oficerë tē Policisë Gjyqësore mbërritën shpejt në spital për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Read More

Pas një harrese 30-vjeçare, mbyllet venddepozitimi shumë problematik i mbetjeve në Burrel,që ishte kthyer helmues për banorët dhe gangrenë për mjedisin. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro sëbashku me Kryetarin e Bashkisë Agron Malaj inspektuan venddepozitimin e mbetjeve në këtë bashki. Kryebashkiaku Malaj nënvizoi se krahas rehabilitimit të zonës nga plehrat, deri në nëntor do të mbillen rreth 4 mijë pemë të reja duke e kthyer atë dhe në një park. “Ky është venddepozitim 30-vjeçar. Para 3 vitesh ishte e gjitha një mal me mbeturina. Bëmë një ndërhyrje rehabilitimi total duke e mbyllur tërësisht si venddepozitim. Kemi filluar dhe…

Read More

Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelensky shprehet se ka zhvilluar një telefonatë me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Ai shkruan në Twitter se folën me Ramën për pushtimin e Ukrainës nga Rusia. Ai thotë se vlerëson ndihmën praktike dhe mbështetjen e Shqipërisë në këtë kohë të vështirë duke shtuar se po bëhet gjithçka për t’i dhënë fund luftës. “Pata një bisedë telefonike me Kryeministrin @ediramaal. Foli për luftën kundër pushtuesve rusë. U diskutua për punën e përbashkët në kuadër të. Ne vlerësojmë ndihmën praktike dhe mbështetjen e Shqipërisë në këtë kohë të vështirë. Ne po bëjmë gjithçka për t’i dhënë fund luftës.…

Read More

Zv. Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Gabriel Escobar tha se bota ka ndryshuar për shkak të luftës së Rusisë kundër Ukrainës duke theksuar se forca e mbështetjes për Ukrainën gjatë ditëve të fundit ka qenë e jashtëzakonshme. Mesazhi i plotë i Escobar: Bota ka ndryshuar për shkak të luftës së Rusisë kundër Ukrainës, dhe forca e mbështetjes për Ukrainën gjatë ditëve të fundit ka qenë e jashtëzakonshme. Ne i bashkohemi thirrjes ndërkombëtare për të gjitha vendet, dhe veçanërisht ato në Europë, për të mbështetur ligjin ndërkombëtar dhe për të refuzuar pa ekuivok pushtimin e paligjshëm nga Rusia të fqinjit…

Read More