Author: tirana

Zëvendëskryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Dominic Raab, ka deklaruar se konflikti në Ukrainë do të zgjasë me muaj, mbase dhe me vite. Duke folur këtë të diel për “Sky News”, numri dy i Britanisë është shprehur se aleatët perëndimor të Ukrainës duhet të tregojnë “qëndrueshmëri strategjike” për të siguruar që Vladimir Putin i Rusisë të dështojë. Lufta e rusëve në Ukrainë ka hyrë sot në ditën e 11-të, ku janë shënuar viktima dhe shumë shkatërrime, pasi trupat ruse po synojnë kryesisht qytetet e mëdha e të populluara ukrainase.

Read More

Nga Msc. Berjana Molla – Logopediste pranë QSUT/ 6 Marsi është Dita Europiane e Logopedisë ndaj gjej rastin që të ndaj me ju udhëtimin tim 13-vjeçar në këtë fushë shumë të rëndësishme për shoqërinë por edhe për të njohur sadopak secilin prej jush më të. Unë e nisa udhëtimin tim drejt Logopedisë në 2009, me ëndrrat e mëdha për të mbajtur veshur një bluzë të bardhë, një stetoskop në qafë dhe plot shiringa në xhep. Sapo vura këmbën në fakultet kuptova që po, stetoskopin mund ta përdor, por për të realizuar ushtrime të frymarrjes dhe shiringat gjithashtu për të bërë…

Read More

Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje shiu dhe dëbore. Në Rajonin Jugor ka pasur reshje dëbore në: Llogara, Korçë-Qafë Qarri-Ersekë-Leskovik, Boboshticë-Dardhë, Përrenjas-Qafë Thanë-Kapshticë ku është bërë pastrimi i akseve dhe qarkullimi vazhdon normalisht. Në Rajonin Qendror ka pasur reshje dëbore në:, Tiranë-Dajt, Librazhd-Steblevë, Fushë Stude- Klenjë. Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në Qafë Mollë- Bizë, Krujë-Sarisalltik, Zëmblak-Goricë Në Rajonin Verior ka pasur reshje dëbore në: Bajram Curri-Valbonë, Kukës-Ura e Zapodit, Qafë Mali-Fierzë, Kuben-Vasije, Qafë Qelë-Pukë-Fushë Arrëz-Fushë Dukagjin, Skurraj-Peshkopi, Hani i Hotit-Tamarë dhe Dedaj-Razëm-Bogë. Në akset Ura e Çereneçit-Klenjë dhe Qafë Bualli-Krastë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.…

Read More

Në dy njësi në zonën e Dukagjinit në Shkodër, procesi i votimit për kryetar bashkie të Shkodrës nuk ka nisur pasi komisionerët e kanë të pamundur të shkojnë në qendrat e votimit nga reshjet e dëborës dhe moti i keq. Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka shpjeguar se çfarë ndodh nëse procesi nuk nis brenda 5 orësh. “Nëse procesi i votimit nuk do të zhvillohet për një periudhë kohore prej 5 orës zgjedhjet atje janë të pavlefshme. Ligji ka dhënë një periudhë tolerance prej 5 orësh. Nëse nuk fillon për 5 orë, zgjedhjet anulohen. Është për t’u vlerësuar gjesti i…

Read More

Hidhet dritë mbi vrasjen makabre të Armando dhe Eklaida Kloçi, me dy fëmijët e tyre të mitur në Andravida, Greqi. Sot në 12:00 vrasësi, që u arrestua mesnatën e të enjtes, do paraqitet në prokurori, ndërkohë që zbulohen detaje shokuese nga e kaluara e tij. Në moshën 15-vjeçare kishte qëlluar me armë në këmbë një bashkëmoshatar, kishte konflikte të vazhdueshme dhe vriste qen e kafshë me silenciator. Policia po heton dhe jetën private, pasi pasuria e madhe ngjall dyshime për veprimtari kriminale. Vrasësi ka dy divorce, dy fëmijë të rritur, por jetonte vetëm në një vilë luksoze 500 m2, me…

Read More

Zbardhen të tjera detaje tronditëse nga aksidenti i tmerrshëm i ndodhur pas mesnatës në Fushë-Krujë, ku humbën jetën katër persona. Mësohet se njëri prej viktimave, 20-vjeçari Shkumbin Brati, ishte këngëtar i muzikës folklorike, dhe ishte fejuar vetëm dy ditë më parë. Ai udhëtonte në makinë, së bashku me të fejuarën e tij, 16-vjeçaren A. K., ku të dy kanë humbur tragjikisht jetën. Viktima të aksidentit të tmerrshëm kanë mbetur edhe shtetasit Alfred Dika, 39 vjeç, dhe shtetasi Artan Alushi, 30 vjeç. Çifti i të rinjve ishin pasagjerë në mjetin që drejtonte 30-vjeçari Alushi. Ndërkohë, pas aksidentit tragjik, familjarët e këngëtarit…

Read More

Pezullohet votimi në një Qendrën e votimit 1461 në Durrës, ku kishte ardhur për të votuar kryetarja e Bashkisë Emirjana Sako pasi është bllokuar pajisja identifikuese e gjurmës së gishtit. Kryetarja e Bashkisë e cila kandidon nën siglën e PS do votonte në këtë qendër, por nuk ka votuar për shkak të bllokimit të pajisjes së identifikimit biometrik, e cila ka pasur difekt. Procesi është pezulluar për disa minuta deri në ardhjen e një tjetër pajisjeje.

Read More

Incident në Durrës gjatë procesit të votimit. Në QV 1499, ka pasur një incident midis një personi, jo pjesë e stafit të QV, jo anëtar as komisioner, por një person i jashtëm ka goditur një përfaqësues të PD, komisioner. Aktualisht votimi është pezulluar. Policia ka mbërritur për të marrë dëshminë e komisionierit të dhunuar. Përplasja ka ndodhur jashtë qendrës së votimit.

Read More

Vijon procesi i votimit në Lushnjë. Ndonëse votimi ka nisur normalisht në orën 07:00, janë shfaqur probleme në Qendrën e Votimit 28891 në Savër. Gazetari Ervis Kuçi raportoi për “BalkanWeb” se në listën fizike emërore mungojnë 20 emra të votuesve. “Votuesit i kanë hedhur fletët e votimit në vendin e gabuar, në kutinë e materialeve zgjedhore. 20 emra mungojnë në fletën fizike, ndërkohë që identifikimi vijon vetëm nëpërmjet mënyrës elektronike. Vetëm 1 person ka votuar deri tani. Komisioni kërkon të nxjerrë median jashtë nga qendra e votimit. Qytetarët vazhdojnë të qëndrojnë jashtë”, tha gazetari Kuçi. Nga Komisioni e cilësojnë një…

Read More

Zbardhet dinamika e krimit ne fshatin Progër, ku u masakruan gjatë grabitjes dy gra të moshuara. Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se autori Ali Zili,i ndaluar të shtunë nga policia,e ka kryer vrasjen dy ditë para se të zbuloheshin trupat e viktimave nga fqinjët e tyre. Natën e vrasjes Ali Zili,pas krimit është larguar nga fshati me një taksi në drejtim të qytetit të Korçës,duke i thënë taksistit që i ishte rrëzuar nëna. Rrobat e gjakosura nga përleshja me dy viktimat Zili ja ka dhënë një endacaku në qytetin e Korçës. 36-vjeçari është munduar të fshehë gjurmët e…

Read More

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i ka bërë thirrje qytetarëve të gjashtë bashkive, që po zhvillojnë sot zgjedhjet, që të votojnë, pasi sipas tij, vota vlen gjithmonë. “Sot mbahen zgjedhjet e pjesshme për kryetar të Bashkive Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnje. I drejtohem zgjedhësve të këtyre bashkive që të votojnë pas #VotaVlenGjithmonë”, shkruan Celibashi, në një mesazh të publikuar pak më parë në “Twitter”. Ndërkohë, në një mesazh të publikuar më herët, Celibashi iu ka bërë thirrje subjekteve zgjedhore që të zgjidhin situatën e ngërçit në bashkinë e Vorës, lidhur me anëtarët e komisioneve të qendrave të…

Read More

Presidenti Volodymyr Zelensky u ka thënë ukrainasve se ata e kanë “përballuar goditjen” e pushtimit rus, ndërsa ai u bëri thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të luftojnë. Jashtë kryeqytetit të Kievit, një kolonë masive e shtrirë mbi 40 milje (64 km) mbetet e bllokuar jashtë qytetit dhe zyrtarët ukrainas të mbrojtjes thonë se ata kanë goditur objektiva të zgjedhur brenda kolonës ku munden. Ka pasur luftime intensive në veri-perëndim të Kievit në një qytet të quajtur Irpin, pranë aeroportit strategjik Hostomel dhe kreut të kolonës ruse.Civilët janë larguar nga zona në këmbë për të gjetur siguri. Zyrtarët ukrainas thonë se…

Read More