Author: tirana

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë ku ka humbur jetën një 20 vjeçar. Bëhet me dije se i riu me inicialet A.K., po udhëtonte në makinë me shokun e tij, 20-vjeçarin me inicialet O.S. i cili ishte dhe drejtuesi i mjetit. Ky i fundit ka humbur kontrollin e mjetit, duke dalë nga rruga. Si pasojë e përplasjes, i riu me inicialet A.K humbi jetën, teksa shoferi është arrestuar. Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti, policia ka nisur hetimet.

Read More

Një ngjarje jo e zakontë ka ndodhur në Kavajë, ku protagoniste janë bërë dy vajza të reja. Raportohet se një nga vajzat e identifikuara si F. Ç., 31 vjeçe ka goditur me grusht 28-vjeçaren M. B. Mësohet se ky sherr mes dy vajzave ka ardhur pas një konflikti për motive të dobëta. Policia raportohet se ka vënë nën hetim shtetasen F. Ç., 31 vjeçe.

Read More

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka deklaruar ditën e sotme se raketat ruse kanë goditur dhe shkatërruar plotësisht aeroportin rajonal të Vinnytsia-s. Vinnytsia është një qytet i vendosur në Ukrainën perëndimore-qendrore dhe ndodhet rreth 257 km në jugperëndim të kryeqytetit ukrainas, Kiev. Në një video të publikuar së fundmi, Zelenskyy i kërkoi NATO-s të “mbyllte hapësirën ajrore” dhe të krijojë një zonë ndalim-fluturimi. “Siguroni një zonë humanitare ndalim-fluturimi”, tha ai. “Ky është detyrimi juaj humanitar për të na mbrojtur ne, për të mbrojtur njerëzit. “Dhe ju mund ta bëni. Nëse nuk e bëni, nëse nuk na siguroni, të paktën avionët, në…

Read More

Zgjedhjet në 6 bashki, sipas informacione nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve pjesëmarrja deri në orën 13:00 është 18.02%. Durrës – Bashkia më e madhe është Durrësi, me 262 019 votues. Në këtë bashki garojnë 3 kandidatë, Emirjana Sako nga PS, Luan Hoti nga PD dhe Ardian Muka nga Shtëpia e Lirisë. Shkodër – Pas Durrësit vjen Shkodra, ku të drejtën e votës e kanë 168288 qytetarë. Në garë janë Majlinda Angoni e PS, Xhemal Bushati i PD dhe Bardh Spahia i Shtëpisë së Lirisë. Lushnje – Bashkia e tretë më e madhe ku do të votohet këtë të dielë, është Lushnja. 104 782…

Read More

Devolli u trondit ditën e djeshme nga një ngjarje e rëndë, ku dy gra mbetën të vrara në banesën e tyre, nga bashkëfshatari i tyre, Ali Zili. Gazetarja Lorena Kodra tha për BalkanWeb se vëllai i autorit, ka treguar se kanë shkuar për ngushëllim të familjarët e viktimave, por nuk i kanë pranuar. Ndërsa gjithashtu është shprehur se babai është tronditur nga lajmi, dhe në momenti kur ka ardhur policia në banesë është shokuar. 36-vjeçari Ali Zili kishte shkuar në banesën e viktimave për të grabitur, por në momentin që ka hasur rezistencë i ka dhunuar deri në vdekje. Viktimë…

Read More

Katër ish-marinsa britanikë kanë mbërritur këtë të dielë në Ukrainë, duke iu përgjigjur thirrjes së presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky për t’ju bashkuar forcave ukrainase mes sulmeve ruse në vend. I veshur me një xhaketë kamuflazhi, me një çantë në shpinë shihet mes turmave të njerëzve që ikin në Poloni për shkak të luftës. Ndërsa dhjetëra mijëra qytetarë presin të kalojnë kufirin në Poloni, 35-vjeçari Adam Ennis ka zgjedhur të bëjë të kundërtën. “Ky është fillimi i Luftës së Tretë Botërore, nuk mund të rri duarkryq”, ka thënë ai. Mes luftës së Rusisë në Ukrainë, qeveritë perëndimore kanë vendosur të…

Read More

Procesverbali i KZAZ shpall pavlefshmërinë në tri qendra votimi në Shkodër, për shkak se për mbi orë nuk ka pasur votim. Kjo gjendje është shkaktuar për shkak të motit të keq, temperaturave të ulëta dhe borës, duke bërë të mundur që banorët të mos kenë mundësi të marrin pjesë votime.. Kujtojmë se kreu i KQZ Ilirjan Celibashi, më herët deklaroi se nëse nuk do të ketë votime për 5 orë atëherë do të anulohen.

Read More

Vladimir Putin ka thënë se “operacioni ushtarak” i Rusisë do të ndalet vetëm nëse Ukraina “ndalon së luftuari” dhe nëse kërkesat e Rusisë përmbushen. Ai shpreson se negociatorët ukrainas do të marrin një “qasje më konstruktive dhe do të marrin parasysh realitetin”, tha një zëdhënës i Kremlinit. Zëdhënësi i Kremlinit shtoi se Putin tha se çdo përpjekje për të tërhequr procesin e negociatave do të dështojë. Ata shtuan se Putin tha gjithashtu se operacioni ushtarak i Rusisë në Ukrainë “po shkon sipas planit”. Kushtet e Rusisë do të nënkuptojnë në fakt dorëzimin e Ukrainës dhe heqjen dorë nga ambiciet për…

Read More

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, bën një reagim për zgjedhjet e pjesshme lokale, që po zhvillon sot në gjashtë bashki të vendit, teksa thekson se ndërkombëtarët po vëzhgojnë procesin. Kryediplomatja amerikane iu bën thirrje zyrtarëve shqiptarë të sigurojnë që votuesit të mund të shprehin lirisht vullnetin e tyre, pa asnjë trysni, blerje votash ose pengesa të tjera “Stafi i Ambasadës së SHBA po vëzhgon votimin në të gjashtë bashkitë. Kam kënaqësinë të jem në #Durrës. Është veçanërisht e mrekullueshme të shohësh kaq shumë të rinj aktivë sot, qofshin votues, komisionerë zgjedhorë apo vëzhgues. Shpresoj që të gjithë qytetarët…

Read More

Pjesëmarrja në votime deri në orën 12:00 ka qenë 14.75% në zgjedhjet për kryetar bashkie të 6 njësive vendore. Janë raportuar në KQZ 586 nga 942 qendra votimi në total, ndërkohë që kanë votuar mbi 61 mijë nga 416058 zgjedhës në listën e Qendrave të Votimit të raportuara. Në Rrogozhinë, pjesëmarrja deri në mesditë 17.61%;Në Dibër, pjesëmarrja 19.49 % deri në mesditë;Në Durrës, pjesëmarrja 12.04%;Në Lushnjë 19.43% është pjesëmarrja në votime deri në 12:00;Në Shkodër, pjesëmarrja është 13.69%;Në Vorë, pjesëmarrja 19.15%.

Read More

Një komandant lufte i Rusisë, që udhëhoqi batalionin neo-nazist të Sparta, është qëlluar për vdekje në Ukrainë. “The Sun” shkruan se Vladimir Zhoga u vra gjatë betejës në qytetin lindor të Ukrainës Volnovakha, ditën e djeshme. Denis Pushilin, i cili kryeson territorin e shkëputur ukrainas të Donetsk, konfirmoi vdekjen e komandantit rus të luftës. “Sot, komandanti i batalionit të veçantë të zbulimit të Spartës, kolonel i Gardës, Vladimir Zhoga, vdiq si një hero në Volnovakha”, shkruante ai. Sipas Pushilin, komandanti u vra gjatë një operacioni për evakuimin e civilëve nga Volnovakha, një nga qytetet ku rusët shkelën marrëveshjen e armëpushimit…

Read More

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka folur nga Vora për çështjen e mospranimit nga ana e PD për të propozuar kryetarë komisionesh në 22 qendra votimi në Vorë. Sipas PD, nga Tirana janë dërguar propozime që kishin njohuri mbi sistemin elektronik të votimit dhe numërimit, që po aplikohet në Vorë, por KZAZ nuk i pranoi për shkak se ata nuk ishin nga Vora. Celibashi, duke folur për mediat tha se KZAZ ka respektuar ligjin, ndërsa shtoi se procesi do të vijojë në Vorë pasi është plotësuar kuorumi i nevojshëm. “Ka qenë një situatë, edhe nga pikëpamja ligjore, nuk ka qenë e thjeshtë…

Read More