Teksa janë duke u mbajtur ditën e sotme zgjedhjet e pjesshme vendore, në njësinë Administrative Lurë, ndonëse procesi i votimit ka nisur prej mëngjesit, pjesëmarrja mbetet ende në shifra të ulëta. Burime për Tirananews.al bëjnë me dije se shkak për këtë janë bërë kushtet e vështira të motit. Mësohet se në Njësinë Administrative Lurë në Bashkinë e Dibrës, dhjetra votues të fshatrave të Lurës me banim në Tiranë e Durrës kanë mbetur të bllokuar në Kurbnesh pasi rruga që lidh Rrëshenin me Lurën ka mbi 30 cm borë.Për të lehtësuar aksesin e qytetarëve drejt qendrave të votimit, Bashkia dhe ndërmarrjet…
Author: tirana
Të shtunën çmimi i naftës në Shqipëri arriti rekordin e tre dekadave të fundit, 234 lekë për litër, duke detyruar shumë qytetarë të mbyllin automjetet që o përdorin për punë në shtëpi. Shtrenjtimi me 42 lekë për litër është i treti brenda dy ditësh. Një litër naftë të mërkurën mund ta blije me 192 lekë. Lidhur me këtë situate Shoqata e Hidrokarbureve në Shqipëri ka reaguar për rritjen e çmimit të karburanteve ditët e fundit në rekord historik dhe deklaratave apo reagimit të qytetarëve. Shoqata e Hidrokarbureve shpreh shqetësim për sulmet e padrejta që i drejtohen sektorit të tregtimit të…
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, ka shkuar këtë mesditë në qytetin e Durrësit, i cili është sot në zgjedhje për kryebashkiakun e ri. Ambasadorja Yuri Kim ka qenë e pranishme në disa Qendra Votimi në Durrës, nga ku ka parë nga afër procesin zgjedhor.
Përplasja mes Partisë Demokratike dhe Shtëpisë së Lirisë duket se ka sjellë edhe reagimet e para mes përfaqësuesve të tyre politikë. Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku bëri një dalje për mediat sot nga Vora, për të akuzuar komisionerët e LSI-së se bllokojnë procesin si dhe bëri thirrje për të votuar kandidatin e PD-së, duke thyer kështu heshtjen zgjedhore. “I kërkoj gjithë qytetarëve të Vorës, të Marqinetit, Marikaj, Muçaj, Pezë, Fushë-Prezë dhe të gjithë zonave përreth në bashkinë Vorë, që të vijnë dhe votojnë për subjektin Partia Demokratike. Në fletën e votimit ka vetëm një subjekt që e përfaqëson opozitën shqiptare…
Polonia po heq reputacionin për armiqësi ndaj emigrantëve, duke mirëpritur më shumë se gjysmë milioni refugjatë në këto dhjetë ditë. Dhimbja dhe lodhja u skalitën në fytyrën e Elena Cherevulia, ndërsa ajo përqafonte fëmijën e saj të vetëm, Viktoria, 13 vjeç, pas një udhëtimi 4-ditor nëpër Ukrainë, për t’i shpëtuar bombardimeve ruse. Ashtu si mbi një milion bashkatdhetarë të tyre, nëna, vajza dhe qeni kishin ikur nga lufta dhe gjithçka që dinin në mes të të ftohtit ishte një e ardhme e pasigurt. Por ato kanë gjetur një pritje të ngrohtë nga fqinjët e tyre në Poloni. “Njerëzit këtu kanë…
Përballë shtëpisë së operës të shekullit të 19-të në Odesa, persona të armatosur ukrainas të maskuar vendosin kurthe tankesh, tela dhe barrikada betoni. Thasët me rërë janë grumbulluar lart pranë një statuje madhështore të perandoreshës Katerina e Madhe. Diku në det të hapur qëndron një flotë ruse. “Ne presim një sulm çdo ditë,” thotë Yuri, 66 vjeç, një saldator dhe ish veteran i ushtrisë sovjetike që komandon një pikë kontrolli pranë shkallëve. “Unë as nuk dua ta quaj Putinin njeri. Ai është aq i paparashikueshëm sa çdo gjë mund të ndodhë. Askush nuk e di se cili do të jetë…
Ashtu sikundër paralajmëroi në një deklaratë për mediat nënkryetarja Tabaku, PD kallëzon penalisht anëtarët e KZAZ në Vorë, për pengim të procesit zgjedhor. “Pas shkeljeve flagrante të Kodit Zgjedhor, vendimeve të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe Komisionit të Ankimeve dhe sanksioneve, Partia Demokratike po përgatit kallëzimin penal për 4 anëtarët e PS dhe anëtarin e LSI në KZAZ e Vorës për shpërdorim detyre, duke minuar procesin zgjedhor në këtë bashki.”- thuhet në një njoftim të PD për mediat.
Në një prononcim për mediat nga Vora, nënkryetarja e PD-së Jorida Tabaku paralajmëroi se do të ketë kallëzime penale, për të gjithë ata që pengojnë procesin zgjedhor, për zgjedhjet e pjesshme vendore.Tabaku tha se përfaqësuesit e PD janë të gjithë në monitorim të procesit zgjedhor, ndërsa apeloi qytetarët të marrin pjesë në votime. “Me një vendim të paprecedentë kanë refuzuar të zbatojnë vendimin e KQZ të marrë dje dhe vendimin e Kolegjit të marrë mbrëmë në 2 të natës. Janë emëruar 22 sekretarët e PD dhe nuk ka një vendim për 22 kryetarët. I kërkoj të kalojnë përtej porosive partiake…
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka biseduar me telefon me presidentin rus, Vladimir Putin. Të dy presidentët biseduan për luftën në Ukrainë që ka filluar më 24 shkurt. Një ambasador rus në Kombet e Bashkuara thuhet se ka mirëpritur propozimet që ministrat rusë dhe ukrainas të zhvillojnë bisedime në Turqi javën e ardhshme. Genadi Gatilov tha se ideja e Turqisë, që ministrat e jashtëm nga Ukraina dhe Rusia të takoheshin gjatë një forumi diplomatik në Antalia, ishte një ide e mirë, tha agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA. Siç kemi raportuar më herët , një raund i tretë i bisedimeve…
Partia Demokratike ka kërkuar mbledhjen Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, lidhur me problematikat në procesin e votimit në Bashkinë e Vorës. Kjo kërkesë ka ardhur vetëm pak kohë pas deklaratës së kryekomisionerit Ilirjan Celibashi i cili theksoi se në gjysmat e QV-ve në Vorë nuk janë anëtarët e plotë të komisionerëve, por është kuorumi minimal i tyre dhe prandaj po zhvillohen normalisht votimet. Në kërkesën e përfaqësuesit të PD-së, Marash Logu thuhet se mbledhja është kërkuar për shkak të problematikave të krijuara në Bashkinë Vorë.
Sistemet e sigurisë në centralin bërthamor të Zaporizhia janë të paprekura dhe rrezatimi mbetet në nivele normale. Kështu thotë sot rregullatori bërthamor i Ukrainës, pas bombardimit të centralit nga trupat ruse, të cilët e morën nën kontroll. Sulmi dramatik ndaj centralit bërthamor ndodhi në fillim të kësaj jave, duke krijuar alarm e panik në mbarë botën. Rregullatori i Ukrainës i ka thënë OKB-së se ka arritur të mbajë kontakte me stafin e centralit dhe dy nga gjashtë reaktorët janë duke funksionuar aktualisht. Sa afër katastrofës ishte sulmi në centralin bërthamor?Tre centralët e tjerë bërthamorë të Ukrainës po punojnë në mënyrë…
Komandot e SAS dhe forcat speciale amerikane po stërviten për shpëtimin me rrezik të lartë të presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy, thonë burimet. Më shumë se 70 ushtarë elitë në Mbretërinë e Bashkuar thuhet se i janë bashkuar 150 Marinsabe SEAL të SHBA në një bazë të largët në Lituani për të komplotuar misionin e guximshëm të natës. Ata mendohet se po stërviten me ushtarë elitë ukrainas. Presidenti sfidues Zelenskyy ka refuzuar tashmë një ofertë shpëtimi të SHBA-së – duke thënë: “Kam nevojë për municion, jo për një udhëtim”. Por situata është përkeqësuar dhe forcat speciale ruse Spetsnaz thuhet se synojnë…