Author: tirana

Zgjedhjet e pjesshme lokale që po zhvillohen sot raportohet se kanë një pjesëmarrje të ulët të votuesve, ku deri në orën 16:00 kanë shkuar të votojnë vetëm 25.52%, e atyre që kanë të drejtë vote në këto votime. Dibra mësohet se është qyteti me pjesëmarrjen me te lartë nga 6 bashkitë që janë ne zgjedhje Kujtojmë se që prej orës 07:00 të mëngjesit të sotëm, qytetarët e 6 bashkive Shkodër, Durrës, Dibër, Lushnjë, Rrogozhinë dhe Vorë u janë drejtuar qëndrove të votimit. Qytetarët shkojnë sot të votojnë për të zgjedhur kryetarët e rinj që do të drejtojnë pushtetin lokal në këto…

Read More

Zyra për të Drejtat e Njeriut e Kombeve të Bashkuara ka bërë një bilanc të ri në lidhje me lufën në Ukrainë duke bërë të ditur se deri më tani janë konfirmuar të vdekur 364 civilë që prej nisjes së pushtimit rus më 24 shkurt. Ndërkohë, i njëjti burim thotë se 759 civilë të tjerë janë plagosur. Këto informacione janë deri në mesnatën e të shtunës. Theksojmë se Zyra për të Drejtat e Njeriut e Kombeve të Bashkuara përdor një metodologji strikte dhe raporton vetëm për numrin e viktimave të konfirmuara. Por, kjo zyrë gjithashtu pranoi se shifrat reale vlerësohet…

Read More

Në procein zgjedhor për Bashkinë Vorë janë hasur disa problematika që prej mëngjesit kur ka nisur votimi, probleme që nisin që nga anëtarët e komisioneve në Qendrat e Votimit e deri tek votimi familjar. Ilirjan Celibashi, kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve ka shkuar pranë këtyre qendrave të votimit për të ndjekur nga afër procesin. Por raportohet se në qendrën e votimit numër 1554 në Kuç, ka pasur votim familjar dhe votuesit janë udhëzuar nga dikush se për kë forcë dhe kandidat duhet të votojnë. Në një foto të publikuar nga Partia Demokratike shihet votimi familjar në këtë Bashki, ku…

Read More

Sekretari amerikan Antony Blinken ka zbarkuar sot në Moldavi ku ka zhvilluar takime me krerët me të lartë të vendit, kryeministren Natalia Gavrilita dhe presidenten Maia Sandu. Kjo vizitë vjen si pasojë e një rreziku që vjen nga rusët të cilët mund të synojnë të pushtojnë këtë vend. Blinken është sekretari i tretë i shtetit i SHBA që viziton Moldavinë. Gjatë vizitës së tij, sekretari Blinken bëri thirrje për unitet, por moldavët duan garanci të forta për sigurinë e tyre. Kujtojmë që javën e kaluar, vetëm disa ditë pas pushtimit të Rusisë, Moldavia aplikoi për anëtarësim në Bashkimin Europian. “Ju e keni…

Read More

Një institut fizike në qytetin e Kharkiv është vënë në shënjestër nga rusët të cilët e kanë qëlluar me raketa. Ky institut përmban material bërthamor dhe një reaktor çka përbën goxha rrezik nëse merr një goditje me predhë. Lajmi për sulmin mbi institut konfirmohet nga shërbimi i sigurisë kombëtare të Ukrainës. Një goditje e drejtpërdrejtë në objektin bërthamor sipas tyre, mund të çonte në “katastrofë ekologjike në shkallë të gjerë” ndërsa shtohet se rusët po qëllojnë nga hedhësit Grand. Këto raketa nuk kanë shënjestrim të saktë, duke ngritur kështu edhe shqetësimin se ndonjë nga predhat mund të devijojë. Presidenti ukrainas…

Read More

Presidenti rus Vladimir Putin dhe ai francez Emmanuel Macron kanë zhvilluar një bisedë telefonike ditën e sotme. Nga sa mësohet, Putin ka lëshuar akuza ndaj “radikalëve” ukrainas për incidentin e datës 3 mars në termocentralin bërthamor “Zaporizhzhia” në Ukrainë. Kremlini zyrtar bën me dije se Vladimir Putin i tha homologut të tij francez Emmanuel Macron se Ukraina ishte “përgjegjëse për provokimin” rreth termocentralit bërthamor Zaporizhzhia. Telefonata mes dy liderëve zgjati rreth një orë e 45 minuta dhe ata diskutuan mbi pushtimin rus në Ukrainë. Sulmi rus në qytetin juglindor të Enerhodar dhe centralin e tij bërthamor në Zaporizhzhia (i cili…

Read More

Moderatorja e njohur Eni Vasili na ka surprizuar të gjithëve me një foto të publikuar në rrjetet sociale ku ka pozuar me 2 vajzat e saj binjake. Vasili u bë nënë vitin e kaluar në 6 korrik dhe sot vajzat e saj festojnë 8-mujorin. Fotot e shpërndara nga gazetarja në profilin e saj në Instagram kanë marrë vëmendjen e ndjekësve të saj dhe mediave, por ajo ka zgjedhur që t’ua mbulojë fytyrat vajzave me emojit e zemrës duke dashur që të ruajë portretin e tyre larg vëmendjes së kamerave. View this post on Instagram A post shared by ENI VASILI…

Read More

Në qyteti Irpin, i cili ndodhet në veri-perëndim të Kievit shumë qytetarë janë duke u larguar nga vendi. Por, qytetarët janë duke u përballur me shumë vështirësi për shkak të të shtënave që vijnë nga trupat ruse. Mësohet se minimumi tre persona janë vrarë nga predhat ruse që si objektiv kishin një urë të dëmtuar në të cilën po tentonin të kalonin banorët. Prestigjozja amerikane “New York Times” raporton se tre anëtarë të së njëjtës familje janë vrarë. Gazeta thotë se grupe të vogla po vraponin në një pjesë të rrugës së ekspozuar dhe po ndihmoheshin nga ushtarët ukrainas për të…

Read More

Ditë e keqe dje për futbollistët e kombëtares shqiptare. Në ndeshjen mes Boluspor (ekipi ku luajnë Odise Roshi dhe Bekim Balaj) dhe Bursaspor të cilat luajnë në divizionin e dytë të futbollit turk, nuk 2 futbollistët shqiptarë janë ndëshkuar me karton të kuq nga arbitri i ndeshjes. Takimi u mbyll me shifrat 1-1. Vendasit kaluan në avantazh në fundin e pjesës së parë me afrikanin Kasongo i cili shënoi pas një asisti të marrë nga Balaj. Sulmuesi shkodran u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 35-të. Balaj mori kartonin e dytë të verdhë në minutën e 54-t, duke…

Read More

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, bëri një tjetër deklaratë mbi procesin zgjedhor në gjashtë bashkitë e vendit, duke thënë se në përgjithësi procesi po vijon normalisht. Celibashi tha se pjesëmarrja në këto zgjedhje është më e ulët se në zgjedhjet për Kuvendin, ndërsa iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve për të votuar. “Në lidhje me votimin elektronik, vetëm në pesë qendra votimi nuk ka pasur operatorë, pra identifikimi është bërë përmes listës së zgjedhësve të printuar. Në 15 qendra të tjera është bërë zëvendësimi i pajisjes së identifikimit elektronik. 75% e qendrave të votimit janë hapur në orën 07:00, 25%…

Read More

Në Shqipëri, në 6 bashki të vendit, Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë, dhe Lushnje, po zhvillohen votimet për zgjedhjen e kryebashkiakut. Procesi është zhvilluar relativisht i qetë, me përjashtim të disa problematike të shkaktuara për shkak të motit, në disa qendra votimi në Shkodër ku komisionerët nuk kanë mundur të shkojnë, apo në Dibër ku për shkak të mungesës së energjisë, identifikimi i votuesve nisi të kryhej manualisht dhe jo përmes aij elektroik, i cili po zbatohet në të gjitha qendrat e votimit. Pretendime të tjera për parregullsi, kanë qenë të izoluara. Në Vorë, po zbatohet ndërkohë dhe votimi elektronik…

Read More

Një zyrtar ukrainas thotë se një përpjekje e dytë për të evakuuar civilët nga Mariupoli dështuar për shkak të bombardimeve të vazhdueshme ruse. Autoritetet ushtarake ukrainase thanë më herët të dielën se evakuimet nga qyteti i Mariupolit ishin planifikuar të fillonin në mesditë me orën lokale. Anton Gerashchenko, këshilltar në Ministrinë e Brendshme në Ukrainë, tha se evakuimet e planifikuara përgjatë korridoreve të përcaktuara humanitare u ndaluan për shkak të sulmeve të vazhdueshme. Një armëpushim i ngjashëm i planifikuar për të shtunën, dështoi të shtunën, duke bllokuar banorët nën shumë granatime dhe bombardime ajrore nga forcat ruse.

Read More