Author: tirana

Para se Roman Abramovich të merrte presidencën e klubit, Chelsea nuk ishte në këtë nivel. BLutë ishin një ekip i mirë por që po përpiqej të bëhej një nga më të mirët në futbollin botëror. Ndërkohë, tani pas një periudhe fantastike 19-vjeçare në Stamford Bridge, rusi mund të largohet duke e ditur se ia doli me sukses në atë detyrë. Pa investimin e tij, është e mundur që klubi nuk do të kishte grumbulluar sasinë e madhe të trofeve që ka gjatë dy dekadave të fundit. Media britanike ka përpiluar 11-shen më të mirë të Bluve, të përbërë nga nënshkrimet…

Read More

Rusia ka lëshuar një paralajmërim të ashpër ditën e sotme. Ministria e Mbrojtjes ruse ka bërë një deklaratë ku njofton se të gjitha shtetet që i ofrojnë Ukrainës mundësinë për të shfrytëzuar hapësirën e tyre ajrore për të sulmuar ushtrinë ruse, do të konsiderohen si të përfshirë në konflikt. Kjo gjë është bërë me dije nga zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, Igor Konashenkov për agjencinë mediatike “Interfax”. Përveç kësaj, Konashenkov thotë se edhe ato shtete që i vendosin aeroportet e tyre në dispozicion të ushtrisë ukrainase, do të konsiderohen armiq. “Përdorimi i rrjeteve të aeroporteve të këtyre vendeve…

Read More

Pasditen e kësaj të diele, presidenti ukrainas Volodymir Zelensky dhe kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson kanë zhvilluar një bisedë telefonike mes tyre. Ka qenë vetë Zelensky ai i cili i ka telefonuar kryeministrit britanik dhe më pas ka zbardhur telefonatën mes tij dhe Johnson. Zelensky njofton se dënimi i agresionit rus mbi Ukrainën dhe popullsinë civile, si dhe forcimi i mëtejshëm i sanksioneve ndaj Rusisë ishin fokusi kryesor i bisedës.

Read More

Në fshatin Zhamë të Lushnjes, 2 vëllezërit Ibraliu i lidh përjetësisht gjaku me njëri tjetrin, por jo bindjet politike. Kështu, vëllai i madh është mbështetës i Partisë Demokratike, kurse tjetri që është i vogli mbështet “Shtëpinë e Lirisë”, koalicionin e krijuar nga Sali Berisha, LSI dhe PDK-ja. Vëllezërit gjithashtu kanë bërë edhe debate mes tyre, ndërsa janë në të njëjtën qendror votimi. Ky është një rast interesant kur dy vëllezër “vihen kundër njëri-tjetrit” për shkak të bindjeve politike.

Read More

Nënjë nga koncertet e saj të fundit, këngëtarja e njohur me famë botërore Katy Perry ka ofenduar rëndë presidentin rus, Vladimir Putin. GJatë performancës së saj në skenë, në momentin kur po këndonte këngën “Not The End of the World”, artistja dëgjohet të thotë: “Nuk është fundi i botës! Jo, nuk është fundi i botës! F**k Putin”, ndërsa të gjithë fansat e pranishëm brohorasin. Videoja e publikuar në rrjet tashmë është bërë tejet virale duke numëruar mbi 659,000 shikime, me mbi 71,000 pëlqime dhe 700 komente. FUCK PUTIN: Katy Perry mandou um breve recado durante a performance de “Not the…

Read More

Aksidenti automobilistik që ndodhi pak pas mesnate në aksin Milot-Fushë Krujë ishte tragjik. Bilanci i rëndë i këtij aksidenti numëron tashmë 5 viktima. Para pak minutash, ka ndërruar jetë në spitalin e Traumes dhe 34-vjecarja Rudina Haka e cila ndodhej në gjendje të rëndë, duke e çuar në 5 numrin e viktimave. Ajo nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra në disa pjesë të trupit.

Read More

Zgjedhjet e pjesshme të zhvilluara këtë të dielë janë ndjekur me vëmendje edhe nga ndërkombtarët. Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, ka ndjekur nga afër procesin e zgjedhjeve të pjesshme lokale në Durrës, në Universitetin ‘Aleksandër Moisiu’. Soreca i ka kërkuar anëtarëve të qendrave të votimit të bëjnë durim deri në 19:00 pasi me pas kanë një tjetër detyrë të rëndësishme atë të numërimit. Pjesëmarrja e qytetarëve gjatë gjysmës së parë të ditës raportohet përgjithësisht e ulët në këto votime. Megjithatë, deri në orën 17:00 ka pasur një rritje të numrit të qytetarëve që kanë votuar. Ndërkohë procesi…

Read More

Ngjarjet tragjike nuk kanë të ndalur në Ukrainë. Ditën e sotme ka ndodhur një tjetër ngjarje e rëndë, këtë herë në qytetin e Mariupol ku shënjestër e sulmit ka qenë Konsullata e Përgjithshme Greke. Mësohet se nga ky sulm kanë mbetur të vrarë 12 persona. I gjithë sulmi ndodhi para një stacioni policie. Nga burime zyrtare të qeverisë greke mësohet se jashtë godinës ka ndodhur një shkëmbim zjarri. “Stafi i konsullatës së bashku me konsullin janë transferuar në një strehë të sigurt”, bëjnë të ditur këto burime. Konsulli grek në Mariupol, Manolis Androulakis, mësohet se është në gjendje të mirë…

Read More

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 34 orët e fundit janë kryer 1,146 testime, 78 qytetarë janë të infektuar, 3 shtetas kanë humbur jetën si dhe 114 rezultojnë të shëruar në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.Çdo qytetar mbi 16 vjeç mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me…

Read More

Në një intervistë të dhënë për “CNN”, sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken tha se çdo sulm ndaj civilëve do të konsiderohet si krim lufte. Ai tha se zotëron shumë raporte të besueshme që provojnë shumë sulme ndaj civilëve. “Ne kemi parë raporte shumë të besueshme të sulmeve të qëllimshme ndaj civilëve që do të përbënin një krim lufte. Ne kemi parë raporte shumë të besueshme në lidhje me përdorimin e armëve të caktuara”, u shpreh Blinken. Më tej, sekretari amerikan i shtetit theksoi se “ajo që ne po bëjmë tani është dokumentimi i gjithë kësaj, bashkimi i të gjithëve,…

Read More

“CNN” shkruan se një djalë 11-vjeçar nga nga Zaporizhzhia, qytet në juglindje të Ukrainës, u konsiderua “një hero i natës” nga autoritetet sllovake. Kjo pasi djaloshi e kaloi vetë kufirin e Ukrainës për në Sllovaki. “11-vjeçari mbante një çantë shpine, një qese plastike dhe një pasaportë dhe kishte një numër telefoni të shkruar në dorën e tij, sipas Ministrisë së Brendshme të Sllovakisë. CNN nuk mundi t’i verifikonte në mënyrë të pavarur këto deklarata. Ai erdhi i vetëm sepse prindërit e tij duhej të qëndronin në Ukrainë. Vullnetarët u kujdesën për të, e çuan në një vend të ngrohtë dhe…

Read More

Në Rusi, shumë qytetarë kanë dalë të protestojnë kundër luftës në Ukrainë dhe politikës së presidentit të tyre Vladimir Putin. Por mësohet se 3500 persona janë arrestuar dhunshëm nga policia gjatë ditës së djelë për shkak të këtyre protestave. Plot 2500 qytetarë kanë pushtuar sheshin e Moskës për të kundërshtuar atë që po ndodh në Ukrainë, por menjëherë më pas janë arrestuar 1700 prej tyre, ndërkohë që 750 persona janë arrestuar në Shën Peterburg dhe mbi 1200 të tjerë në qytetet të tjera ruse, ku protestat vijojnë. Të gjithë të arrestuarit u dërguan në stacionet e policisë lokale për t’u…

Read More