Author: tirana

Një sërë foto të disa civilëve të vrarë të cilët ishin në përpjekje për t’iu larguar bombardimeve në Irpin, në Irpin kanë bërë sot xhiron e rrjetit. E gjithë bota është prekur nga këto imazhe dhe më të dhimbshme këtë ngjarje e bën edhe fakti që mes viktimave, ishin edhe 2 fëmijë. Fotot e shkrepura nga një fotograf i “New York Times” tregojnë 3 anëtarë të një familjeje prej katër anëtarësh, një nënë dhe dy fëmijë, përtokë të vdekur në trotuar, ndërsa ushtarët ukrainas përpiqen t’i shpëtojnë jetën babait të plagosur. Familja kishte ikur nga luftimet, ndërsa me vete kishte…

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri i cilësoi korrekte zgjedhjet e pjesshme vendore që u mbajtën në 6 bashki të vendit. Në një dalje për medias pas mbylljes së procesit të votimit, Gjiknuri u bëri thirrje komisionerëve të të gjitha palëve që të çojnë deri në fund perocesin në përputhje dhe me parashikimet ligjore.“Procesi ka shkuar mirë me pak probleme për shkak të problemeve natyrore, se jemi në stinën e dimrit. Dua të falenderoj administratën zgjedhore për mbështetjen dhe ndjekjen e këtij procesi, edhe ato komisionerë që bënë gjithçka për të ushtruar detyrën e tyre, ku ka pasur shumë…

Read More

Gjatë zhvillimit të procesit zgjedhor në bashkinë e Dibrës është regjistruar edhe një incident i pakëndshëm. Kjo pasi një 40-vjeçar ka goditur njërin prej komisionerëve. Policia bën me dije se ka shpallur në kërkim personin përjegjës, të identifikuar si Kudret Feraku, 40 vjeç, banues në njësinë Administrative  Melan, Dibër. Sipas asaj që raportojnë uniformat blu, ndaj tij është bërë kallëizm nga Q. S., 56 vjeç, banues në njësinë Administrative Melan, sekretar i Komisionit të qendrës së votimit nr 1132. Sipas tij, 40-vjeçari e ka goditur me mjete të forta jashtë ambienteve të kësaj qendre votimi. Njoftimi i policisë: Nga Specialistët për…

Read More

Ditën e sotme luhej supersfida e kampionatit anglez, ajo mes Manchester City dhe Manchester United. Një përballje “gjigandësh”, mes dy skuadrave rivale të përbetuara dhe ndër ekipet më prestigjioze të futbollit botëror. Takimi u mbyll me shifrat 4-1 në favor të “qytetarëve” të cilët dominuan edhe këtë herë në derbin kundër United. Pjesa e parë u mbyll me rezutatin 2-1 në favor të City-t, ndërsa pjesën e dytë skuadra e Guardiola-s do të shënonte edhe dy herë të tjera për të kurorëzuar përfundimisht një fitore të pastër që e çon edhe më pranë titullit kampion në Premier League. MANÇESTER SITI-MANÇESTER…

Read More

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër u bë shpallja në kërkim policor dhe po punohet për kapjen e shtetasit K. F., 40 vjeç, banues në njësinë Administrative Melan, Dibër. Ndaj këtij shtetasi ka bërë kallzim shtetasi Q. S., 56 vjeç, banues në njësinë Administrative Melan, (Sekretar i Komisionit të qendrës së votimit nr 1132), se jashtë ambienteve të kësaj qendre e ka goditur me mjete të forta. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprën penale “Kanosja apo dhunimi i pjesmarrësve në zgjedhje”.

Read More

Disa zyrtarë perëndimorë thanë për “CNN” se amerikanët dhe zyrtarët evropianë kanë diskutuar mes tyre për një alternativë të mundshme se si Perëndimi do t’i vinte në krah një qeverie në mërgim. Kjo gjithmonë nëse presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky do ta ketë të panegociueshme nevojën për t’u larguar nga Ukraina nëse i rrezikohet jeta. Në këto diskutime janë hedhur disa teza, nga një lëvizje e mundshme drejt Lviv, tek mundësia që Zelensky dhe ndihmësit e tij të detyrohen të largohen nga Ukraina dhe të krijojnë një qeveri të re në Poloni, deklaruan zyrtarët. Por burimet në fjalë thonë për “CNN”…

Read More

Menjëherë pas mbylljes së procesit të votimit, drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit, Taulant Balla gjeti rastin t’ju shprehë mirënjohjen qytetarëve të Lushnjës për këto votime që ai i cilësoi si një proces zgjedhor të lirë dhe të rregullt. Balla tha se pavarësisht se kushtet e motit ndikuan në pjesëmarrje, ai thekson se “shiu në bujqësi është bereqet.” I bindur se PS dhe kandidatja e saj ka siguruar fitoren në bashkinë e Lushnjes, Taulant Balla përgëzon kryetaren në detyrë Eriselda Sefa. Postimi i Taulant Ballës: “Mirënjohje popullit të nderuar të Bashkisë së Lushnjes, për një proces zgjedhor…

Read More

Tashmë ka përfunduar zyrtarisht procesi zgjedhor në 6 bashkitë e vendit ku kishte votime. Ajo që vihet re është pjesëmarrja e ulët në këto votime, e cila llogaritet në 29.84%. Ndërkohe Dibra është qyteti me pjesëmarrjen me te larte nga 6 bashkitë qe janë ne zgjedhje. Dibër-42.28% Durrës– 25.44% Lushnjë 35.61% Shkodër 27.38% Rrogozhinë-28.75% Vore 39.4% Që prej orës 07:00 të mëngjesit të sotëm, qytetarët e bashkive Shkodër, Durrës, Dibër, Lushnjë, Rrogozhinë dhe Vorë kanë shkuar nëpër qendrat e votimit për të zgjedhur kryetarët e rinj të tyre. Theksojmë se perveç Vorës, bashkitë e tjera kanë patur një proces të qetë.

Read More

, Ndërkohë që nga Ukraina ka dyndje njerzish që po largohen nga vendi për shkak të situatës aspak normale, rreth 20,000 persona nga e gjithë bota kanë aplikuar për të shkuar atje për të luftuar. Një fakt i tillë është konfirmuar nga ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba. Aplikime nga qytetarët nëpër botë u bënë pasi qeveria ukrainase hapi një faqe në internet ku mund të bëheshin aplikimet. Gjatë një konference për mediat, Kuleba deklaroi se vullnetarë nga 52 vende deri më tani kanë aplikuar për t’iu bashkuar me luftimet. Sot kreu i forcave të armatosura ukrainase të Mbretërisë…

Read More

Në mënyrë mjaft tragjike, festa e fejesës së dy të rinjve u shndërrua në një fatkeqësi për ta dhe 2 persona te tjerë të cilët ndërruan jetë si pasojë e një aksidenti fatal pak pas mesnatës. Aksidenti ndodhi në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot, pak pas mesnate, rreth orës 00:15 ku 2 automjete, në një prej të cilëve drejtuesi udhëtonte i vetëm ndërsa në tjetrën udhëtonin 4 persona, u përplasën me njëri-tjetrin pranë fshatit Gramzë. Goditja e fuqishme e 2 mjeteve i mori jetën 2 drejtuesve të tyre 39 vjeçarit Alfred Dika dhe 30 vjecarit Artan Alushi në makinën e të…

Read More

Një mekanik nga Kenti, i quajtur Arthur Smith ka bërë një gjest mjaft human. Ai së bashku me disa miq të tij, kanë marrë përsipër një mision sa të bukur, aq edhe i rrezikshëm. Smith dhe shokët e tij janë nisur për në Kiev me një autobus shkolle për të shpëtuar fëmijët jetimë. Së bashku me mekanikun Smith, mësohet se do të nisen edhe ish-mjekë të ushtrisë të cilët i janë bashkuar pa hezitim këtij misioni humanitar. Grupi do të shkojë në vendin e shkatërruar nga lufta për të shpëtuar 200 jetimë. Planet për këtë mision filluan një ditë pas…

Read More

Reperi i famshëm shqiptar me origjinë nga Kosova, Gramoz Aliu apo si ç’njihet me emrin e artit, Mozzik është një nga artistët më të dashur shqiptarë. Ai së fundmi ndodhet në Gjermani ku përformoi para fansave në një koncert, por po ashtu ka tërhequr vëmendjen e publikut edhe me një veprim i cili po bën xhiron e rrjetit. Në një nga billbordet e qytetit në Gjermani është vendosur fotoja e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, pasi qytetarët atje po protestojnë kundër luftës që ka nisur me Ukrainën. Ndërkohë Mozzik ka postuar një fotografi në “Instastory” nëprofilin e tij duke i’a…

Read More