Një e mitur është larguar nga banesa prej 5 ditësh. Nëna e saj ka denoncuar në polici se vajza e saj me inicialet A.L, 17-vjeç, është larguar nga banesa në datë 6 Janar dhe nuk është kthyer më. Policia ka bërë të ditur se ka nisur punën për gjetjen e saj. NJOFTIMI: Më datë 10.01.2022, shtetasja L. L., 45 vjeçe, ka kallëzuar se me datë 06.01.2022, është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vajza e saj e mitur, A. L., 17 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.
Author: tirana
Gjykata e shkallës së parë në Shkodër këtë të martë ka liruar nga burgu autorin e dyshuar të vrasjes së ish-deputetit Pashko Ujka, shtetasin Kristjan Kelmendi dhe bashkëpunëtorin e dyshuar të tij shtetasin Marjan Kola. Burime për abcnews.al bëjnë me dije se në vendimin e sotëm gjykata ndryshoi masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” për këta dy shtetas. Gjykata ka administruar një provë të re, pikërisht një video ku përmes të cilës pretendohet se autori i dyshuar i vrasjes së ish-deputetit dhe bashkëpunëtori i dyshuar ditën e ngjarjes kanë qenë në Kosovë. Pas kësaj video që…
Duke u nisur nga dita e shtunë, kompanitë private të siguracionit shëndetësor duhet të mbulojnë kostot për klientët e tyre për deri në tetë teste në muaj për COVID-19. Administrata e Presidentit Biden e njoftoi ndryshimin të hënën, ndërsa po përpiqet të ulë kostot dhe ta bëjë më të lehtë testimin për virusin, ndërkohë që irritimi është në rritje. Sipas politikës së re, të bërë të ditur nga agjensia e lajmeve Associated Press, amerikanët do të jenë në gjendje të marrin falas teste shtëpie duke paraqitur të dhënat e siguracionit të tyre, ose do të mund të paraqesin faturat për…
Drejtor i Përgjithshëm i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore në një lidhje “Skype” me Klan News është shprehur se varianti i Covid-19 “Omicron” është shumë i transmetueshëm dhe madje mund të infektojë edhe fëmijët. “As Komiteti dhe as Ministria nuk ka hequr dorë, shumë persona po më telefonojnë dhe më thonë se përveç “Green Pass” është edhe certifikata e kalimit të sëmundjes. Qytetarët më shkruajnë dhe më thonë se kontrolli që ka ardhur nuk është i vlefshëm në certifikata. Certifikata është e vlefshme kur mjeku i familjes, mjeku i pacientit ka vërtetuar që personi ka qenë i infektuar me Covid-19…
Ish-kryeministriSali Berisha, ka publikuar një video në rrjetet e tij sociale, ku drejtuesi i FNSH-së Sokol Bizhga, urdhëron të hidhet gaz lotsjellës. Sokol Bizhga çirret si shtazë: gaz, gaz, gaz, prapa shpinës së protestuesve, ndërkohë që polici i thotë: Pse gaz, ata po largohen! PS: Sokol Bizhga është besëpreri që dorëzoi në duart e bandave të pavdekshmin, Gjergj Mehmeti të cilin bandat e dogjën të gjallë në Sarandë!” shkruan Berisha.
SHMU njoftoi mesditën e së martës se vendi po ndikohet gradualisht nga masat ajrore më të ftohta. Gjatë orëve të mëngjesit vranësirat dhe mjegulla do të jenë të pranishme ndërsa në orët e mesditës e më tej gjatë pasdites do të mbizotërojë moti i kthjellët. Era do të fryjë nga kuadrati i veriut mesatare e hera herës e vrullshme në bregdet duke u pasuar nga valëzim i forcës 4 ballë. Temperaturat do të pësojnë rënie duke sjellë ngrica në zonat malore dhe kodrinore. Temperaturat parashikohen: Në zona malore -7 deri 2°C në zona e ulëta -1 deri 10°C në zona…
Zyrtarizohet edhe miqësorja e dytë e Shqipërisë në muajin mars. Kombëtarja shqiptare do të përballet me Gjeorgjinë më 29 mars në atë që do të jetë ndeshja e 14-të mes dy vendeve. Pas arritjes së akordit me Spanjën për miqësoren e 26 marsit, Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një marrëveshje me Federatën Gjeorgjiane për të luajtur këtë ndeshje. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se është rënë dakord që ndeshja të luhet në Shqipëri, ndërkohë që stadiumi dhe ora e sfidës mbeten ende për t’u përcaktuar. Shqipëria dhe Gjeorgjia janë përballuar 13 herë në të kaluarën me…
Dy persona kanë rënë në pranga ndërsa dy të tjerë janë nën hetim nga policia e Fierit pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Mësohet se në pranga ka rënë një 52-vjeçar pasi akuzohet se ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij në prani të fëmijëve të mitur. Ndërsa një një person me inicialet E.T., është arrestuar në flagrancë pasi ka shkelur masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ duke dalë nga banesa. Sakaq, dy të rinj janë nën hetim nga policia pasi u kapën duke vendosur baste sportive online në lokalet e tyre.
Këtë fillim viti, “Forbes” ka zbuluar shtatë krijuesit në “Tik Tok” me fitimet më të mëdha, duke publikuar se sa shumë ka fituar secili vetëm vitin e kaluar. Sipas vlerësimit të “Forbes”, shtatë krijuesit më të mirë të aplikacionit për ndarjen e videove, të cilët janë të gjithë nën moshën 25 vjeç, “kanë fituar kolektivisht 55.5 milionë dollarë”, me pjesën më të madhe të parave të tyre që vijnë nga përmbajtja e sponsorizuar – e cila mund të shkojë për diku midis 100,000 dollarë në 500,000 dollarë për postim. “Forbes” gjithashtu vuri në dukje se vitin e kaluar, yjet e…
Pas protestës së 8 janarit, Lulzim Basha ka vendosur të shtojë masat e sigurisë duke nisur sërish blindimin e dyerve dhe të dritareve. Siç edhe duket nga fotot e Gent Shkullakut të agjencisë LSA, kreu i PD Lulzim Basha ka vendosur të shtojë sigurinë duke blinduar dyert e selisë së PD-së.
Policia e Shkodrës ka arrestuar një 50-vjeçar së bashku me dy djemtë e tij në kuadër të operacionit të koduar ‘Investigation’. Mësohet se personat në fjalë reklamonin drogë dhe armë zjarri në rrjete sociale. Gjatë operacionit të koduar “Investigation”,u vunë në pranga dy vëllezër me babanë e tyre dhe u sekuestruan 2.3 kg lëndë kanabis, një armë zjarri, fishekë luftarak, dy aparate celulare dhe një makinë. “U arrestuan në flagrancë F. M., 18 vjeç, E. M., 21 vjeç (vëllezër) dhe babai i tyre, shtetasi G. M., 50 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Njësia Administrative Rrethina, Bashkia Shkodër. Në vijim të…
Me prezencën e Omicron në vendin tonë dhe dominancën e tij në masën 95 % në fund të janarit, masat anticovid të Komitetit Teknik dalin jashtë loje. Epidemiologu klinik Ilir Alimehmeti thotë se Shqipëria duhet të ndjekë shembullin e Britanisë së Madhe e cila sot nuk ka asnjë masë në fuqi dhe jo të Italisë e cila sot numëron mbi 2 milionë të infektuar dhe po aplikon kufizime brenda rajoneve. Shqipëria sapo ka hyrë në muajin më të vështirë të pandemisë, ku bashkë me variantin Delta po qarkullon dhe varianti I ri Omicron. Por ndryshe nga një vit më parë,…