Author: tirana

Mes makthit të COVID-19 dhe etheve të merkatos, klubet e elitës në futbollin shqiptar kanë nisur punën për pjesën e mbetur të sezonit. Disa klube po lëvizin fuqishëm në tregun e transferimeve me shpresën për të shpëtuar këtë sezon të nisur me objektiva të madha, një prej tyre është edhe Dinamo. Pas një fillimi zhgënjyes, “nëndetësja” shpreson të dalë lart, për këtë arsye kanë rikthyer një ekspert, një ish të famshëm të futbollit shqiptar si Sabien Lilaj. Në intervistën e tij për “News24”, në emisionin “Sport News” të moderuar nga Enxhi Biba, Lilaj preku disa tema të rëndësishme, duke zbuluar…

Read More

Prej kohësh Dafina Zeqiri dhe Dj Geek janë në një lidhje dashurie, nga e cila kanë ndarë përherë copëzat më të ëmbla të tyre. Së fundmi ka qenë këngëtarja, ajo e cila ka publikuar disa momente romantike me Dj Geek në makinë, krah së cilave ka shkruar: “Kjo dashni e madhe e jona”. Në to shihet Geek duke i dhuruar puthje Dafinës në makinë, duke treguar anën më të dashur të tij. Kaq ka mjaftuar që ndjekësit të lënë komente të ndryshme pas dyshes së tyre të preferuar të showbizit. View this post on Instagram A post shared by DAFINË…

Read More

Tre të burgosur në Itali, janë arratisur nga burgu Bellizzi në Avellino, ndërsa mes tyre, protagonist është bërë edhe një shqiptar. Mediat italiane raportojnë se arratisja ka qenë si nëpër filma, pasi të burgosurit kanë hapur vrimë në mur dhe më pas kanë zbritur të lidhur me çarçafë. Arratisja e guximshme ndodhi në mes të natës. Protagonistë ishin tre të burgosur, një 45-vjeçar me origjinë shqiptare, një maroken 40-vjeçar dhe një rumun 22-vjeçar. Ndonëse të tre nisën iniciativën e rrezikshme, një prej tyre, shqiptari u kap menjëherë nga punonjësit e policisë së burgut. Tashmë, marokeni dhe rumuni janë ende në…

Read More

Moti i keq me temperatura të ulëta dhe reshje bore që ka përfshirë vendin tonë gjatë ditës së sotme, ka shkaktuar probleme në furnizimin me energji elektrike në disa zona të vendit. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike bën të ditur se afro 50 % e defekteve në rrjet janë shfaqur në zonat e thella malore, ku për shkak të reshjeve të borës dhe stuhisë së erës, linjat e tensionit të mesëm dhe të ulët kanë pësuar avari. Sipas OSHEE-së, problem mbeten rajonet e Kukësit, Shkodrës dhe Burrelit, kryesisht në zonat rurale, të cilat furnizohen me rrjet ajror. “Brigadat e…

Read More

Partia Demokratike ka hartuar një raport të detajuar në lidhje me protestën e 8 janarit, të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Në këtë raport 8 faqesh, PD rendit disa nga ngjarjet më pikante.Në raportin prej 8 faqesh, Partia Demokratike përshkruan orë pas ore detajet e përplasjes para godinës së selisë blu. PJESË NGA RAPORTINjë dhunë e paprecedentë ka ndodhur të shtunën në tubimin e thirrur nga deputeti Sali Berisha kundër PD-së, me synimin për të thyer brenda selisë së PD-së dhe për largimin me forcë të kryetarit Lulzim Basha. Protesta u thirr kundër kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas…

Read More

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka dalë pozitiv me COVID-19. Rama ka njoftuar përmes Facebook se është njoftuar sot nga IKSHPK. “Të dashur qytetarë, Sapo jam njoftuar nga IKSHPK se kam rezultuar pozitiv me COVID-19. Jam izoluar menjëherë sapo kam kuptuar që kam patur kontakt me persona të cilët kanë rezultuar pozitivë, dhe kam anuluar të gjitha takimet e parashikuara në zyrën e Komunës. Për momentin, nuk kam asnjë simptomë dhe po e vazhdoj punën prej shtëpisë, duke u koordinuar me ekipin tim në mënyrë që proceset e punës të vazhdojnë normalisht gjatë ditëve të ardhshme”, ka shkruar Rama.

Read More

Një makinë ka marrë flakë në lëvizje gjatë ditës së sotme në rrugën e “Arbrit” dhe është djegur pjesërisht. “Me datë 11.01.2022, në rrugën e “Arbrit”, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht, mjeti me drejtues shtetasin E. G”, thotë policia. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Read More

Taksitë dhe urbanët janë dy kategori që do të përjashtohen nga procesi i fiskalizimit dhe detyrimi për të lëshuar fatura online. Vendimi është publikuar në fletoren zyrtare ndërsa ministria e financave ka përfshirë në listën e subjekteve që përjashtohen nga detyrimi për të lëshuar fatura kompanitë, apo personat që punojnë në shërbimin taksi.po ashtu janë përjashtuar edhe subjektet që shesin bileta, ose abone për transport pasagjerësh në sektorin e transportit publik urban brenda qytetit . Një tjetër ndryshim me rëndësi  në udhëzim është edhe përcaktimi i fiskalizimit automatik për faturat që lëshohen në fushën   e   telekomunikacionit,   sigurimeve, furnizimit të energjisë…

Read More

Gjysma e europianëve do të infektohen nga koronavirusit deklaroi këtë të martë shefi i OBSH për Europën, Hans Kluge. Sipas tij, infektimet do të ndodhin gjatë dy muajve të ardhshëm duke u transmetuar edhe te të vaksinuarit apo ata që e kanë kaluar kovidin. “Sot Omikron përfaqëson një valë të re nga lindja në perëndim. me këtë ritëm parashikimet janë që më shumë se 50% e popullsisë së Europës do të infektohet me omikron për 6 deri në 8 javët e ardhshme. po bëhet me shpejtësi varianti dominues në Europën perëndimore dhe po përhapet tani edhe në Ballkan”, tha Hans…

Read More

Dashi Përpiquni të shmangni nga vetja njerëz, të cilët kujdesen vetëm për paraqitjen e jashtme. Nëse qëndroni në praninë e këtyre njerëzve, disa persona me ndikim mund të krijojnë mendimin e gabuar rreth jush. Duke mbrojtur vlerat tuaja, ju, në fakt, i përforconi ato. Demi Eshtë koha për t’u treguar më konservatore dhe për t’i bërë gjërat më ngadalë. Nëse do të keni një lidhje të re dashurie apo një propozim të ri për punë, diçka emocionuese po vjen drejt jush. Provojeni ujin me majat e gishtave të këmbës, përpara se të zhyteni në ujë. Binjakët Idetë tuaja janë padyshim…

Read More

Ish-kreu i Policisë Bashkiake të Tiranës, Florenc Hoxha së bashku me 9 persona të tjerë dyshohet se ka qenë një nga personat kryesorë që do të mbronte në rast rreziku me 8 janar godinën e selisë së PD-së nga mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha. Në dosjen hetimore të prokurorisë së kryeqytetit, sipas burimeve të gazetares Anila Hoxha, mësohet se në aplikacionin e Komisariatit Digital, është çuar një video, ku dallohen një grup prej 10 personash, të cilët ishin ulur në një dhomë, duke ngrënë ushqim dhe duke luajtur me instrument muzikor. Në mesin e tyre dallohet Florenc Hoxha, i cili…

Read More