Me qëllim që të shmangë mungesën e punëtorëve, në Gjermani duhet të ndodhë një migrim i shkallës së gjerë. Kështu deklaroi ministri i Ekonomisë, Robert Habeck i cili argumentoi se mungesa e fuqisë punëtore minon produktivitetin dhe vë në rrezik tranzicionin e suksesshëm të energjisë. “Ne tani kemi 300,000 vende të lira të punës dhe ne presim që ky numër të arrijë deri në një milion”, tha ai të martën gjatë një konference për media. “Nëse nuk arrijmë të mbushim zbrazëtirën, ne do të kemi probleme reale të produktivitetit”, shtoi ai. Habeck tha se trajnimet për punë do të ndihmonin…
Author: tirana
Të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë drejt Greqisë, pavarësisht kombësisë, pavarësisht në qoftë se janë të vaksinuar ose kanë qenë të diagnostikuar me COVID-19, janë të detyruar të paraqesin: ➡️ Test negativ PCR, kryer brenda 72 orëve, përpara udhëtimit.OSE➡️ Test të shpejtë antigjenik, kryer brenda 24 orëve para udhëtimit. ✅Të gjithë udhëtarët që hyjnë në territorin e Republikës së Greqisë, duhet të plotësojnë formularin elektronik PLF (Passenger LocatorForm), në adresën elektronike 👉 https://travel.gov.gr, me të dhënat e tyre të kontaktit në Greqi, përpara mbërritjes. ✅ Masa vlen për të rriturit dhe fëmijët mbi 5 vjeç, pavarësisht nga vaksinimi. ℹ️ Pikat…
Rrugorët e Tiranës kanë ndëshkuar me 2 milionë lek gjobë një të ri shqiptar me banim në Angli, i cili bënte manovra në rrugë me Mercedesin luksoz. Ai është filmuar në një nga akset e kryeqytetit duke kaluar bordurën ndarëse për të dalë në anën tjetër. Ai është shoqëruar në Polici dhe krahas gjobës i është hequr edhe leja e drejtimit të mjetit.
Një kamion është rrëzuar pak minuta më parë nga era e fortë, në superstradën Lezhë-Laç. Sipas informacioneve, bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur mbi urën e Milotit, por fatmirësisht drejtuesi dhe pasagjeri nuk kanë pësuar lëndime. Mjeti është me targa të Kosovës. Për shkak të incidentit është bllokuar qarkullimi në njërin kah të rrugës prej dy orësh dhe po punohet për largimin e mjetit.
Këtë të martë u diskutua me Komitetin Olimpik, kryetarët e bashkive dhe drejtuesit e arsimit, për programin e ri kombëtar të sportit në shkolla e universitete. I pranishëm në këtë forum ishte edhe kryeministri Edi Rama i cili u bëri thirrje të pranishmëve që të fokusohen tek sporti për fëmijët dhe nxënësve. Kreu i qeverisë mori shembull financimin e bashkive ndaj klubeve të sportit. Ai u shpreh se taksapaguesit nuk kanë asnjë borxh që të harxhojnë lekë për ekipe private. Rama shoi ndër të tjera se pavarësisht financimit të klubeve në shumicën e rasteve kanë marrë mbrapsht huliganizëm. “Na duhet…
Nëse jeni nga ata që pjesën më të madhe të ditës e kaloni me kufje në vesh, me siguri e pyesni veten nëse jeni duke bërë ndonjë mëkat me veshët apo jo. Sa na dëmtojnë kufjet? Nëse ia ngrini vazhdimisht volumin telefonit, është e mundur t’ju shkaktohet humbje dëgjimi e shkaktuar nga zhurma. Mekanika e thjeshtë zhvillohet kështu: Kur një goditje e vetme e një zhurme shumë të fortë udhëton në kanalin tuaj të veshit, përplaset në daullen e veshit. Daullja dridhet, duke nisur dridhje edhe në muskujt e vegjël në veshin e mesëm, të cilat krijojnë valë me lëng…
Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan do të marrë pjesë në seancën e parë plenare të këtij viti në Shqipëri. Seanca e parë parlamentare në këtë sesion të ri do të zhvillohet në datën 17 Janar në orën 17:00 dhe mësohet se Erdogan do të jetë në vendin tonë në një vizitë zyrtare atë ditë. Erdogan do të mbajë një fjalë përshëndetëse. Presidenti turk do të vijë për inaugurimin e 524 apartamenteve të banimit në Bashkinë e Kurbinit të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, që kanë përfunduar.
Gazetarja Anila Sefa ka zbardhur kërkesën me shkrim që edukatorja Redina Binjaku i paraqiti këtë të martë Gjykatës së Fierit përmes avokatit, për mungesën e saj në seancën gjyqësore. “Në radhë të parë i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të miturit… Jam shumë e ngarkuar psikologjikisht prej situatës në të cilën ndodhem. Për këtë shkak nuk mund të marr pjesë në zhvillimin e seancës për vlerësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurisë”, thuhet në letër. Edukatorja 27-vjeçare u la në arrest me burg me afat 30 ditë, për vdekjen e vogëlushit 3-vjeçar në një kopsht privat…
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka firmosur një sërë ndryshimesh në radhët drejtuese të policisë. Ndryshimet bëhen me qëllim rifreskimin dhe dhënien e një impulsi të ri në drejtim të marrjes së masave për parandalimin e aksidenteve rrugore. NDRYSHIMET Ali Yzeiri, deri tani shef i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Berat, është transferuar dhe emëruar specialist i Policisë Rrugore në Drejtorinë e Policisë Rrugore. Valentin Florini, deri tani specialist i Policisë Rrugore në Drejtorinë e Policisë Rrugore, është emëruar shef i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Fier. Ylli Kondi, deri tani shef i Sektorit…
Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma në fjalën e saj para Kryesisë një ditë më parë tha se me atë që Sali Berisha bëri në 8 janar u tregoi shqiptarëve se ka mbetur po ai i 1997. grida duma kryesiaSipas Dumës, Berisha u la të forcohej, dhe u forcua sepse nuk veproi Partia Demokratike. Në fjalën e saj, ajo nuk la pa kritikuar sa Lulzim Bëshën, duke argumentuar se nuk mund të bëhet beteja për godinën si lufte guerilje. “Duhet të bëjmë opozitë e politikë, jo guerrilie për të mbrojt godinën. Siç e patë nuk hyri njeri brenda të nesërmen…
Nga Kim Mehmeti Nuk dua ti besoj si të vërteta lajmet se të afërmit e Doktorit që donë ta rithemelojë PD-në, i paskan ringjallur gënjeshtrat serbe, duke e informuar botën se shqiptarë e Maqedonisë janë ‘vëllazëri myslimane’, nga të cilët duhet mbrojtur Evropën e krishterë!?Nuk dua ta besoj këtë sepse edhe Doktori, po aq sa edhe unë, e dinë se gjatë themelimit të PD-së, shqiptarët e Maqedonisë, e lanë anësh vetveten, për ta ndihmuar këtë parti dhe demokratizimin e Shqipërisë. Dhe andaj, ndër të tjerat, derdhën drejtë Tiranës para jo me grushte, por me thasë, edhe atë pa pyetur kurrë…
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, ka vijuar punën për mbikëqyrjen dhe kontrollin e zbatimit të legjislacionit në fuqi në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe ndëshkimin e çdo ndërhyrje të paligjshme me pasoja në mjedis. Në ushtrim të përgjegjësive të veta, IKMT pas ushtrimit të kontrollit në subjektin “BANKERS PETROLIUM ALBANIA LTD” Fier, ka konstatuar që subjekti nuk ka respektuar kushtet e Lejes së Mjedisit për largimin e mbetjeve të rrezikshme dhe si rrjedhojë ka kontaminuar zonën. Ndaj subjektit është vendosur masa administrative dënim me gjobë në vlerën 2 000 000 lekë dhe është pezulluar aktiviteti.