Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, si rezultat i një hetimi disa mujor, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të falsifikimit të dokumentave, si rezultat i provave të grumbulluara gjatë hetimit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Himara”, në kuadër të të cilit u ekzekutuan masat e sigurisë për veprat penale “Falsifikimit të dokumentave” dhe “Falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve”, e kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, si më poshtë: •U ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit:V. S., 67 vjeç, banues në Vlorë;E.…
Author: tirana
Kryeministri, Edi Rama ka marrë pjesë në konferencën virtuale për ‘samitin e Demokracisë’ të organizuar nga presidenti i SHBA-ve, Joe Biden i shoqëruar nga sekretari amerikan i shtetit, Joe Biden. Me anë të një mesazhi virtual, Rama prezantoi të gjithë arritjet që sipas tij Shqipëria i ka siguruar së fundmi duke përmendur zhillimet në anëtarësimin në organizatat euro-atlantike. Gjithashtu nuk la pa përmendur edhe Reformën në Drejtësi të ndërmarrë 4 vite më parë me idenë e spastrimit të sistemit gjyqësor nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar. Kryeministri Edi Rama, në samitin e Demokracisë të organizuar virtualisht nga presidenti amerikan Joe…
Ledina Çelo është padyshim një nga emrat e fuqishëm në muzikën shqiptare, një vokal i pangatërrueshëm femëror. E zhvendosur prej vitesh në Gjermani së bashku me familjen e saj, është një nga zërat që i mungon publikut, por përpiqet herë pas here të rikthehet ëmbëlsisht. Një nga rikthimet e saj, është edhe sot në një intervistë për “Rudina” në Tv Klan. Një rrëfim i sinqertë për jetën e saj aktuale, por e ndërthurur me retrospektivën e largimit nga muzika. A do ta shohim sërish Ledinën aktive në këngë? Rudina Magjistari: Pse ka ardhur kjo tërheqje? Ledina Çelo: Ka ardhur sepse…
45 vjet diktaturë, të përmbledhura në 60 minuta! Një sfidë që gazetari i njohur Blendi Fevziu ia doli me filmin “Diktatori”, ku rrëfen rrugëtimin e Enver Hoxhës përmes materialeve arkivore të papublikuara më parë. Dëshmitë historike u shfaqën këtë të enjte përpara një audience të përzgjedhur nga bota e politikës, medias dhe diplomacisë së huaj. Një ide që sipas autorit lindi 10 vite më parë, e pas një pune të gjatë kërkimore, u kthye për të në një detyrim ndaj brezave të ardhshëm. Blendi Fevziu: Ideja ime e parë ishte të bëja një dokumentar për jetën e diktatorit duke përdorur këto…
Policia ka mundur që të identifikojë një person që ka qenë pjesëmarrës në vrasjen në Laç. Ndërkohë, policia bën të ditur se autori i dyshuar është nisur me automjet drejt Elbasanit. Për këtë arsye në hyrje dhe daljet e Elbasanit janë duke u ngritur postblloqe.
Në 24 orët e fundit, janë kryer 2,859 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 352 qytetarë, në këto bashki: 152 në Tiranë, 23 në Durrës, 20 be Fier, 14 në Gjirokastër, 12 në Vlorë, 11 në Elbasan, 10 në Kavajë, Kamëz, 7 në Shkodër, Dibër, Lushnje, Sarandë, 6 në Shijak, Tepelenë, Memaliaj, 5 në Mallakastër, Kuçovë, 4 në Vorë, Devoll, Berat, 3 në Tropojë, Krujë, Skrapar, 2 në Vau Dejës, Malësi e Madhe, Mirditë, Rroskovec, Korçë, Pogradec, Dimal, Gramsh, 1 në Kukës, Lezhë, Kurbin, Rrogozhinë, Delvinë, Poliçan, Cërrik.Janë 5633 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.…
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar ditën e sotme një drekë pune me kryetarët e degëve të kësaj force politike në rrethe. Pas përfundimit të drekës, siç shihet dhe në fotot e mëposhtme, kryedemokrati së bashku me krerët e degëve janë zhvendosur drejt selisë së Partisë Demokratike. Teksa kryedemokrati Basha po zhvendosej drejt selisë blu, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi dhe zëdhënësja e grupit demokrat Ina Zhupa, përmes një konference të përbashkët për shtyp bën me dije se 69% e delegatëve kanë firmosur pro mbajtjes së Kuvendit Kombëtar më 18 dhjetor.
Aleksia Peleshi është operuar dy ditë më parë dhe lajmin e ka bërë të ditur përmes disa postimeve në Instagram. Sot, bukuroshja ka postuar një foto me të atin, ministrin Niko Peleshi, i cili ka shkuar ta vizitojë. Këtë imazh, Aleksia e ka shoqëruar me disa zemra të kuqe, duke theksuar edhe më shumë dashurinë babë e bijë.
Gazment Bardhi i përgjigjet skenarëve të mundshme për “dhunë” nga ‘Foltorja’ dhe ka sulmuar zëdhënësen, Floriana Garo. “Selia e PD është pronë e PD, e demokratëve, asnjë demokrat nuk është i përjashtuar për të ardhur në seli, nuk kemi mbyllur derë dikujt, cdokush është i ftuar të vizitojnë selinë qendrore, pastaj deklarata të papërgjegjshme të një njeriu, Floriana Garo që flet në emër të demokratëve se nuk përfaqëson asnjë demokrat, se s’ka bërë asnjë betejë, nuk mund as të na tregojë cdo bëjnë demokratatët dhe as t’i mësojnë, demokratët i kanë dalë për Zot për PD, një betejë kemi ne,…
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe kërkon nga institucionet ligj-zbatuese të fillojnë lëvizjet dhe të kontrollojnë ‘thasët me lekë që Sali Berisha’ po derdh në mes të Tiranës. Duke ju referuar organizimit me investime të mëdha që po kryen Berisha për të zhvilluar Kuvendin e 11 dhjetorit, Braçe ngre pyetjet dhe pret nga institucionet përgjegjëse që të marrë një përgjigje se kush po e financon Sali Berishën dhe cili është burimi i të ardhurave për shpenzime të tilla.
Një aksident ka ndodhur pasditen e së premtes në Elbasan. Bëhet e ditur se rreth orës 16:26, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd një mjet tip “Benz” me drejtues R.M., 58 vjeç, është përplasur me mjetin tip “Audi” me drejtues M.V., 30 vjeç. Për pasojë të lënduar kanë mbetur pasagjerët që ndodheshin në mjetin tip “Benz”, Y. T., 50 vjeç, dhe B. T., 48 vjeç, të cilët ndodhen në spital Elbasan, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Dosjet e vendosura mbi tavolina janë ato të cilat mbajnë firmat e personave që kanë firmosur për Kuvendin e 18 dhjetorit të thirrur nga vetë Lulzim Basha. Ndërsa mes demokratëve ka përçarje të thellë, ku disa prej tyre pritet të shkojnë në kuvendin e nesërm që do të mbahet në stadiumin “Air Albania”, një pjesë tjetër e kanë quajtur këtë kuvend ilegjitim dhe e kanë konsideruar vetëm si një miting.