Ministria e shëndetësisë në Kosovë ka publikuar të dhënat e fundit të COVID-19 atje. Sipas njoftimit zyrtar, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 1 viktimë dhe 7 persona të infektuar. Më tej, bëhet e ditur se janë shëruar 9 qytetarë, duke e çuar këtë numër që prej fillimit të pandemisë në 157.863. “Nga 1.849 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.863. Në total numri i rasteve aktive është 328”, ka njoftuar Ministria.
Author: tirana
Policia e Dibrës ka goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. K., 21 vjeç, banues në Tiranë. Shtetasi i mësipërm është kapur nga shërbimet e policisë, në dalje të qytetit të Peshkopisë, me mjetin tip ‘Ford’, duke transportuar 3 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin në pikën e kalimit kufitar të Morinës, me destinacion më pas drejt vendeve të BE-së. Vijojnë hetimet për identifikimin e personave të…
Zyrtari i lartë amerikan Gabriel Escobar thotë se multimiliarderi George Soros nuk po lobon kundër ish-kryeministrit Sali Berisha pas shpalljes së tij non grata. Ai thotë se ky mendim është i rrezikshëm pasi qytetarët nuk duhet të mendojnë se kjo deklaratë po përdoret si mjet politik. Pjesë nga intervista në News24 Pyetje: Pra po sugjeroni që kur ishte fjala për shpalljen e Berishës dhe familjes së tij, puna ndodhi edhe nën administratën Trump? ZV/NS Escobar: Po. Pyetje: Dakord, disa këtu thonë se është skemë e Sorosit dhe miqve të tij, përfshi Edi Ramën dhe ambasadoren tuaj këtu. ZV/NS Escobar: Çfarë…
Ditën e sotme kur duhej të jepej vendimi për ish-gjyqtaren e Krujës Enkeleda Hoxha, është shtyrë vendimi. Mësohet se GJKKO ka shtyrë vendimin dhe shkak është bërë mungesa e avokatëve mbrojtës. Burimet bëjnë me dije se vendimi do të jepet në seancën e ardhshme dt. 24.12.2021, ora 13:00. Pse u arrestua gjyqtarja Enkeleda Hoxha? Prokuroria e Posaçme bëri të ditur se, në pranga është vënë gjyqtaria e Krujës Enkeleida Hoxha, kryesekretarja e kësaj gjykate, kancelari dhe avokati Aldo Tabaku. Gjykata e Posaçme ka miratuar masat e ndalimit për këta persona pas kërkesës së SPAK. Urdhër-ndalimet, ndërkohë, janë ekzekutuar këtsotnga policia.…
Në një kohë kur klubet më të mëdha të Evropës kërkojnë për të realizuar ndonjë afrim të rëndësishëm në sesionin dimëror të merkatos, është edhe një klub që i duhet të bëjë krejt të kundërtën, të shesë. Bëhet fjalë për PSG, protagoniste absolute e merkatos së verës së kaluar ku shtoi radhët me lojtarë si Donnarumma, Hakimi, Sergio Ramos, Wijnaldum, Messi e të tjerë. Sipas të përditshmes franceze L’Equipe, ka qenë vetë trajneri Mauricio Pochetino, që i ka kërkuar klubit të shesë disa lojtarë për të lehtësuar organikën, që aktualisht përbehet nga plot 33 futbollistë. Motivi ka të bëjë me…
Për ditën e nesërme (e Shtunë) mbi vendin tonë parashikohet kalimi i një sistemi frontal. Duke filluar nga orët e para të 24-orëshit dhe pjesa e parë e ditës do të shoqërohet me reshje shiu të vazhdueshme me itensitet mesatar, ndërsa në jug reshje shiu me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive. Në relievet malore në verilindje – lindje – juglindje parashikohen reshje të dendura dëbore të cilat hera-herës edhe në formën e stuhive të dëborës. Në pjesën e dytë të ditës reshjet e shiut do të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar…
Çdo njeri ka një sens humori ndryshe nga të tjerët, por janë disa aspekte themelore të humorit të cilat ndihmojnë në kornizimin dhe shpjegimin e disa fenomeneve që i bëjnë të qeshin pothuajse të gjithë njerëzit. E para lidhet me “kornizat e shakasë” e cila vendos midis një ngjarjeje të jetës reale në një kontekst jo-serioz dhe lejon një reagim atipik psikologjik. Kornizat e luajtjes shpjegojnë pse shumica e njerëzve nuk qeshin kur dikush bie nga një ndërtesë 10 katëshe dhe vdes: në këtë rast, shqetësimi i personit që bie pengon krijimin e një konteksti joserioz, transmeton lajmi.net. Por, nëse…
Policia e Tiranës ka arrestuar sot një shtetas që mashtronte vajza të mitura, me qëllim përfitimin seksual. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale, pas një pune të mirfilltë hetimore, bazuar në të dhënat e grumbulluara në rrugë operative se një shtetas, nëpërmjet telefonit dhe rrjeteve sociale, joshte femra, kryesisht të mitura, me qëllim përfitimin seksual, finalizuan operacionin policor të koduar “Predatori”, në kuadër të të cilit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: – M. Ç., 59 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Ngacmimi seksual”. Nga hetimet…
Europa është sërish në kthetrat e Covid-19, pas përhapjes së variantit të ri Omicron, i cili u zbulua për herë të parë në Afrikën e Jugut. Megjithatë, Delta mbetet për momentin, varianti dominues në Europë, duke llogaritur shumicën e rasteve të reja, shkruan euronews Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi në nëntor se Europa dhe Azia Qendrore mund të përballen me 700,000 vdekje shtesë nga COVID-19 deri më 1 mars . Çfarë po ndodh në Europë? Danimarka Qeveria daneze njoftoi të mërkurën se nxënësit e shkollave deri në klasën e 10-të duhet të studiojnë online dhe urdhëroi që klubet e natës,…
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, i ka bërë thirrje qytetarëve të saj në vendin tonë, që të shmangin tubimin politik të organizuar për nesër, në Stadiumin “Air Albania”. Në njoftimin e Ambasadës, thuhet se këshillohen qytetarët amerikanë të shmangin çdo tubim të madh në qytet, pasi sipas tyre, disa situata mund të ndryshojnë shpejt në mënyrë të paparashikueshme. “Alert për demonstratë; Vendndodhja: Tiranë: Stadiumi Air Albania; Data/Ora: E shtunë, 11 dhjetor 2021, ora 10:00. Ngjarja: Një tubim politik është paralajmëruar të zhvillohet në orën 10:00 të datës 11 dhjetor në stadiumin Air Albania në Tiranë. Ky…
“Mesazhi që po jap është: i shohim partnerët tanë mes njerëzve që janë të përqendruar tek integrimi europian, partneriteti në NATO, dhe kundër korrupsionit. Me këta jemi në partneritet. Dhe meqë ra fjala, nuk janë të gjithë në sferën politike, ndaj, nëse nuk i gjejmë në sferën politike, do t’i gjejmë tek shoqëria civile, në grupet e të rinjve, në sektorin privat, kemi shumë partnerë këtu dhe do t’i bëjmë gjërat të ndodhin.”, me këtë mesazh zyrtari i lartë amerikan mbyll intervistën e tij, për gazetarin Sokol Balla në News24. Lidhur me situatën në PD, përsëri, po thoni që në…
Policia e Durrësit ka vendosur në pranga 2 persona, njëri prej të cilëve ishte i shpallur në kërkim. Mësohet se është arrestuar në Rinas, Bujar Hoxha, 26 vjeç, pasi është dënuar me 2 vite burgim. Gjithashtu në pranga është vendosur edhe 49-vjeçari, M. D., pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme. Njoftimi i Policisë: Durrës Vihen në pranga 2 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim. Nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kufitare…