Stadiumi “Air Albania Stadium” do të presë të shtunën e 11 dhjetorit delegatë dhe mbështetës të PD, në Kuvendin Kombëtar të thërritur pikërisht nga ish-kryeministri. Bëhet me dije se pritet që të jenë të pranishëm në stadium rreth 5 mijë delegatë të Partisë Demokratike, që do të jenë të pozicionuar në njërën anë të godinës, raporton BW. Nga ana tjetër, rreth 15 mijë priten të jenë mbështetës të partisë. Sipas gazetarit, gjatë këtij Kuvendi priten të votohen një sërë ndryshimesh statutore, e më pas, do të votohet edhe për shkarkimin e kryetarit aktual të PD, Lulzim Basha. Po ashtu, pritet…
Author: tirana
“Big Brother Albania”, reality show që këtë herë u vendos të mbahet me VIP-at shqiptarë, u kthye në emisionin më të ndjekur të trevave shqiptare dhe të gjithë jemi përfshirë sadopak në historitë e personazheve. Dy herë në javë, Arbana Osmani na shoqëron në ekran së bashku me “yjet” e saj, duke na mbajtur të ngulitur për orë me radhë. Jeta e personazheve VIP tashmë është 24 orë në ekran dhe çdo “dramë” e tyre komentohet në masë nga publiku. Por, e dini se personazhet VIP paguhen për qëndrimin në shtëpi? Portali “Juda.al” bën me dije se çdo banor paguhet…
E gjithë pjesa jugore e Shqipëisë rrezikon përmbytjet duke filluar nga orët e vona të mbrëmjes së sotme. Referuar të dhënave nga Meteoalb si edhe stacioneve europiane të Meterologjisë, pritet një rritje e ndjeshme e intensitetit të shirave menjëherë pas mesnatës së sotme në trekëndëshin mes Vlorës-Gjirokastrës dhe Përmetit. Reshjet do të kenë një intensitet të lartë duke bërë të bjerë më shumë se 300 mm shi në këtë rajon. Rrezik për përmbytje paraqesin Vlora, Gjirokastra si edhe zonat pranë lumit Drinos. Fenomeni i pazakontë do të shkaktohet për shkak të masave ajrore që vijnë nga Siçilia në Itali, të…
Një gjykatë britanike ka vendosur që themeluesi i Wikileaks, Julian Assange, të ekstradohet në SHBA, ku ai rrezikon deri në 175 vite burg, pasi akuzohet për nxjerrjen e sekreteve shtetërore. Assange publikoi në vitin 2020 materiale diplomatike, sekrete ushtarake të Pentagonit dhe CIA-s, tepër sekrete në faqen Wikileaks. Gjykata e Lartë rrëzoi një vendim të 4 janarit nga gjyqtarja e qarkut Vanessa Baraitser se themeluesi i Wikileaks nuk mund të ekstradohej për arsye të shëndetit mendor pas një apeli nga SHBA. Më 11 gusht 2021, gjykata lejoi SHBA-në të zgjeronte objektin e apelimit të saj dhe më 27 dhe 28…
Një e mitur në Vlorë është vënë nën hetim nga policia pasi ka kërcënuar bashkëmoshataren e saj. Policia raporton se 15 vjeçarja, për motive të dobëta, ka kërcënuar me thikë bashkëmoshataren. “Po nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë u procedua penalisht për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, një shtetase e mitur 15 vjeçe, pasi për motive të dobëta, ka kanosur me thikë bashkëmoshataren e saj”, thotë policia. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Si pasojë e reshjeve të dëborës që kanë përfshirë vendin, drejtuesit e automjeteve në rrugën e Arbrit kanë hasur vështirësi në qarkullim. Policia e Dibrës bën me dije se shërbimet e saj ndodhen në të gjithë aksin e kësaj rruge. Ajo u bën apel drejtuesve të automjeteve të shmangin lëvizjet e panevojshme në këtë aks rrugor, të tregojnë kujdes maksimal, dhe të përdorin pajisjet dimërore për automjetet. “Byppas-i, i rrugës së Arbërit, është përfshirë nga reshje dëbore duke sjell vështirësi në qarkullim për drejtuesit e automjeteve. Shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Dibër, ndodhen në shërbim në të gjithë aksin…
Kryeministri Edi Rama informoi sot se në kurrikulën mësimore do të përfshihet edhe mësimi i teknologjisë që në klasë të parë, duke iu dhënë mundësi fëmijëve që të kenë akses të drejtpërdrejtë në mësim praktik dhe jo thjesht teorik. Gjatë inaugurimit të shkollës dhe kopshtit “Lasgush Poradeci” në Kombinat, Rama siguroi se, “do të shkohet shumë përtej infrastrukturës së re në shkolla”. “Për këtë arsye, do të angazhohemi shumë që përveç buxhetit të miratuar në parlament për vitin e ardhshëm, edhe në vitet në vijim të vendosim më shumë fonde për të transformuar shkollat jo vetëm në hapësira të rindërtuara…
Monika Lubonja i ka dhënë një mesazh Presidentit Ilir Meta nga shtëpia e ‘Big Brother VIP’. Mesazhi si fillim nisi nga DjPm, i cili kërkon që të këtë pasaportë shqiptare. Kërkesa e tij është përcjellë nga aktorja shqiptare, Monika Lubonja e cila i drejtohet kamerës duke thënë se nëse Meta plotëson këtë dëshirë të dy DJ-vë nga Kosova, do të ishte dhurata më e madhe që do bënte për këto festa. “Dëshira më e madhe që kanë këta, një pasaportë shqiptare. Kjo do jetë dhurata më e madhe për këto festa, zoti Ilir Meta bëjë te mundur këtë për dy…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit, ku ka mbetur i vdekur biznesmeni Rakip Roli në Laç. Bëhet me dije se janë identifikuar autorët e dyshuar të vrasjes në Sanxhak të Laçit. Deri më tani bëhet me dije se të arrestuarit janë Skënder Lika dhe djali i tij.Ndërkohë hetimet janë përqendruar në konfliktet që mund të kenë pasur djemtë e biznesmenit Rakip Roli. Nga ana tjetër është bërë publik për mediat se edhe djemtë e viktimës kanë qenë të skeduar nga drejtësia. Emiljan, Sokol dhe Isuf Roli të maskuar kanë rrahur brutalisht një person në Sanxhak.
Përfaqësues të Policisë së Shtetit të Shqipërisë dhe Policisë së Shtetit të Italisë, po zhvillojnë një konferencë të përbashkët ku po bëjnë një pasqyrim të situatës në lidhje me monitorimin e përbashkët për goditjen dhe parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Gledis Nano në fjalën e tij është shprehur se në kuadër të bashkëpunimit me partnerët italianë është bërë i mundur ndalimi dhe prishja e shumë parcelave të kultivimit të lëndëve narkotike. “Ky plan është shoqëruar me planin e masave dhe të monitorimit dhe prioritet ka qenë bashkëpunimi ndërkombëtar. Viti 2020 dhe ai para tij…
Kryeministri Edi Rama foli për projektet e reja që qeveria parashikon të bëjë nëpër shkolla, ku theksoi se ashtu siç është futur anglishtja që në klasë të parë, së shpejti do të futet qysh në klasë të parë edhe teknologjia. Nga Kombinati, ku mbajti fjalën e tij në aktivitetin për përurimin e shkollës dhe kopshtit “Lasgush Poradeci”, të rindërtuar pas shkatërrimit nga tërmeti i 26 nëntorit, kryeministri premtoi edhe biblioteka në shkolla, si dhe hapësira sportive e kulturore. “Me shumë vëmendje dhe me shumë energji ne do të përmbysim komplet këtë trashëgimi të të gjithë këtyre viteve të vështira, duke…
Ledri Vula dhe Yll Limani sonte pritet të hyjnë në Big Brother Vip. Sipas burimeve të lajmi.net sonte pritet që Ylli dhe Ledri të jenë pjesë e Big Brother Vip. Nuk dihet nëse artistët e njohur kosovarë do kenë rolin e banorëve të rinj apo do jenë thjesht mysafirë për t’i argëtuar banorët e tjerë brenda.