Author: tirana

55-vjeçari Rakip Rroli, i njohur ndryshe si Pilot Rroli, u vra mëngjesin e sotëm në një atentat në Sanxhak të Laçit. Rroli u qëllua nga persona ende të paidentifikuar teksa lëvizte me makinën e tij. Emri i tij rezulton i njohur për policinë, pasi në vitin 2011 është përfshirë në plagosjen me sende të forta të një 20-vjeçari. Vrasja ka alarmuar policinë e Laçit që ka ngritur disa pika kontrolli për kapjen e autorëve. Ndërkohë që në ndihmë të policisë vendore janë nisur edhe dy grupe të FNSH dhe një grup me specialistë nga Departamenti i Policisë Kriminale. Për ngjarjen…

Read More

Presidenti Ilir Meta reagon pas sasisë së madhe të drogës, që u kap pak ditë më parë në Turqi dhe që ishte nisur në rrugë detare nga Shqipëria. Në një postim në “Facebook”, kreu i shtetit Shqiptar thekson se “1,5 ton drogë përbën një nga sasitë më të mëdhaja të trafikuar nga Shqipëria në Turqi në rrugë detare, çka tregon se prodhimi i hashashit, në këtë rast i llojit më të fundit skunk, dhe trafikimi i tij nga grupet e krimit të organizuar, vijon me ritme të larta në vend”. Mes të tjerash, Meta bën thirrje për hetimin e plotë…

Read More

U vra sot brenda makinës së tij në Laç, pronari i një biznesi materialesh ndërtimi dhe i skeduar më herët nga policia. Por kush është viktima? Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati i ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në qytetin e Laçit, ku u vra brenda makinës së tij 55-vjeçari Rakip Rrjolli. Viktima njihej si biznesmen i tregtimit të materialeve të ndërtimit. Emri i tij nuk ishte i panjohur për policinë, pasi 10 vite më parë ai është dënuar për një plagosje. Sakaq, vlen të theksohet se policia ka ngritur pika kontrolli në hyrjet dhe daljet…

Read More

Rreth orës 08:45 të ditës së sotme, në Sanxhak (Kurbin), në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Rakip Roli, i cili po udhëtonte me automjetin e tij. Shërbimet e policisë kanë rrethuar zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit. Në ndihmë të policisë lokale janë nisur grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Read More

Vritet një person në Laç. Në orët e para të mëngjesit është raportuar se është qëlluar me armë zjarri një person rreth 55-vjeç. Ky person mësohet se po drejtonte mjetin e tij teksa është qëlluar me armë zjarri dhe ka ndërruar jetë. Ende nuk dihet identiteti i tij. Vijon..

Read More

Struktura e Posaçme Antikorrupsion ka konfiskuar hoteli ‘Ador’ në Rinas, i cili është në pronësi të Admir Hoxhës. SPAK bën të ditur se kjo pronë e konfiskuar me vlerë 5 mln euro do ti kalojë shtetit shqiptar. Dyshohet se hoteli i përkiste një grupi kriminal të strukturuar që merrej me trafik ndërkombëtar droge. “Kjo pronë e konfiskuar me vlerë 5 (Pesë) Milion Euro i kalon shtetit shqiptar! Hoteli i përkiste një grupi kriminal të strukturuar që merrej me trafik ndërkombëtar droge”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Read More

Strukturat e Administratës Doganore, në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Policinë e Shtetit, kanë konkretizuar me sukses goditjen e një skeme mashtrimi-kontrabandë, në importin e medikamenteve si ndihma humanitare, në Portin e Durrësit. Autoritetet doganore ushtruan kontroll në automjetin me targa AA249NN, nga ku rezultoi se krahas mallrave të deklaruara, ishte dhe një sasi ilaçesh prej 1950 kg ose 8793 kuti me medikamente të ndyshme, që kapin vlerën prej 119 mijë euro. Këto medikamente nuk dispononin dokumentacionin përkatës për importimin e tyre në territorin shqiptar, ndaj u sekuestruan. Vlera e detyrimeve doganore të shmanguara për mallrat e përshkruara më sipër kap…

Read More

Kryeministri Rama e ka nisur ditën me disa pamje nga Spitalit Pediatrik i Tiranës, ndërsa shkruan përbri se ky është një investim i shumëpritur që çon në një nivel të ri standardin e shërbimit mjekësor për të vegjlit.  “Mirëmëngjes dhe me Spitalin e ri Pediatrik të Tiranës që do të hapet së shpejti, investim i shumëpritur që çon në një nivel të ri standardin e shërbimit mjekësor për të vegjlit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Read More

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme të ftohta dhe të lagështa me origjinë veriore. Moti parashikohet me vranësira të dendura në të gjithë territorin shoqëruar me reshje shiu të vazhdueshme me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve afatshkurtër. Në zonat malore në lindje të vendit në lartësitë mbi 200 metër parashikohen reshje dëbore me intensitet deri mesatar. Reshjet e dëborës me intensitet të ulët parashikohen të zbresin deri në kuotat kodrinore 300-400 metër ndërsa në zonën e veriut deri në nivel deti. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – juglindje…

Read More

Një shpërthim ka ndodhur në një Universitet privat pranë Rinasit, në Tiranë. Mësohet se në pjesën e kuzhinës ka patur rrjedhje gazi, duke shkaktuar edhe një shpërthim. Nga ngjarja nuk ka persona të lënduar, por ka dëme të shumta materiale. Në universitetin “Epoka”, ku ndodhi incidenti, kanë shkuar forcat zjarrfikëse dhe policia. Autoritetet kanë nisur verifikimet për ngjarjen. Informacioni paraprak i Policisë Tiranë: Me datë 09.12.2021, rreth orës 20:35, në rrugën e “Rinasit”, ka ndodhur një shpërthim në një godinë të një subjekti privat, konkretisht në kuzhinën e mencës, ku ka vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se ka shpërthyer një…

Read More

Nuk ka ndalur debati dhe akuzat e ndërsjellta në emisionin “Open” mes deputetit të PD-së Ervin Salianji dhe ish- sekretarit të Përgjithshëm të PD-së Arben Ristani. Debati Ervin Salianji: Ja ku i ke të gjithë, madje edhe Bushati ka bërë shkrim që ka nxitur për djegien e mandateve dHe kanë nxitur deputetët e Opozitës Arben Ristani: O shpifarak, mos shpif më, mos vazhdo Ervin Salianji: Me cilësime personale ta fus unë ty aty ku, të të hyj llapa që… Eni Vasili: Qetësohuni ju lutem Arben Ristani: O shpifarak Ervin Salianji: Këtu nuk je duke pirë raki e me avujt e…

Read More

Gazetari Artan Hoxha ishte i ftuar sot në mbrëmje në “ABC News”, ku u diskutua për Kuvendin e 11 dhjetorit. Duke folur për çështjen ‘non grata’, Hoxha tha se Berisha nuk është as i pari dhe as i fundit. Ai listoi dhe emrat e disa zyrtarëve të tjerë të lartë, si ish-kryeprokurori Llalla, Dako apo Tom Doshi. I pyetur se kush mendon se do të fitojë nga beteja Basha-Berisha, Hoxha tha se është pro liderit historik, pasi është një figurë me të cilin ia vlen dhe të konfrontohesh. “Ne kemi 18 qytetarë janë të shpallur non-grata. Ish- Kryeprokurorin e Përgjithshëm,…

Read More