Author: tirana

Ish-kryeministri Sali Berisha i pyetur nga gazetari Bledi Fevziu nëse do të marrë pjesë në Kuvendin e 18 dhjetorit dha një përgjigje të prerë. Berisha tha se Kuvendi i 18 Dhjetorit nuk ekziston pasi Kryesia që e ka marrë vendimin nuk është legjitime. A do shkoni në Kuvendin e 18 Dhjetorit nëse keni maxhorancë brenda PD-së? -Po nuk është Kuvend ai, Kryesia e PD nuk është legjitime, pasi nuk janë votuar siç thotë statuti. A keni parë ju që të tregojë Lulzim Basha një delegat për Kuvendin. Po u jepen formularë njerëzve por nuk po firmosin për Lulzim Bashën.

Read More

Prokuroria e Posaçme e Kosovës ngriti të enjten akuzë kundër një personi nën dyshimet për veprat penale, “organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”, “lehtësim të kryerjes së terrorizmit” dhe “rekrutim për terrorizëm”. Në njoftimin e prokurorisë thuhet se i pandehuri A.M. “me paramendim dhe me dashje si dhe me përgatitje paraprake, me qëllim që t’i bashkëngjitet organizatës terroriste ISIS, ka marrë pjesë aktive në luftërat e Sirisë”. Sipas akuzës ai “në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe tërthorazi nga zonat e konfliktit në Siri, si pjesëtar i organizatës terroriste ISIS, ka ofruar fonde për qytetarët nga Kosova, të cilët janë interesuar për…

Read More

Një 25-vjeçar shqiptar është vrarë në Kent të Anglisë, një ngjarje kjo e ndodhur të shtunën që lamë pas, ku i riu u gjet i pajetë në mes të rrugës. Sipas mediave lokale, viktima është Xhovan Pepaj dhe është identifikuar së fundmi. Sipas portalit Kent Online, 25-vjeçari ishte plagosur disa herë me thikë. Pas ngjarjes së rëndë janë arrestuar shtatë persona. Ndërkohë dy adoleshentë dyshohet se e kanë kryer krimin e rëndë dhe janë nën akuzë. Përveç akuzës për vrasje, ata akuzohen edhe për tentativë grabitje dhe posedim kanabisi. Lajmi ka shkaktuar dëshpërim mes miqve të Xhovanit në median sociale.…

Read More

Gjatë 24 orëve të fundit në Itali janë regjistruar 12, 527 raste të reja me koronavirus, nga 312, 828 teste të realizuara. Numri i përgjithshëm i të prekurve ka arritur në 5, 164, 780. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë 79 pacientë kanë humbur jetën në 24 orë. Ndërkohë 811 pacientë ndodhen në terapi intensive. Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 134, 551 vdekje.

Read More

Deputeti demokrat i Gjirokastrës Tritan Shehu i bëri ftesë kryetarit aktual të Partisë Demokratike Lulzim Basha të marrë pjesë në Kongresin e Jashtëzakonshëm të 11 dhjetorit, e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Në studion e “Top Talk”, Shehu i propozoi Bashës që të japë dorëheqjen nga posti i kryetarit të selisë blu dhe të kandidojë sërish për këtë post nëse dëshiron. Më tej, Shehu deklaroi se nëse Berisha do të kandidojë për postin e kryetarit të PD-së do të konfirmohet në datën 11 dhjetor. “Partia është në krizë dhe duhej të diskutohej dhe në momentin që u mblodhën firmat dhe…

Read More

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku njoftoi se qeveria ka marrë vendim që familjarët dhe bizneset e vogla nuk do kenë rritje të çmimit të energjisë pas 1 janarit, por rreth 7 mijë bizneseve, u ka mbërritur njoftimi se do të dalin ta blejnë në treg të lirë dhe jo me çmim të rregulluar nga shteti. Drejtori i Furnizuesit të Shërbimit Universal, Elton Sevrani shpjegon se kjo është pjesë e reformës për liberalizimin e tregut të energjisë: “Ne po vazhdojmë me liberalizimin e tregut tashmë për abonentët e lidhur në tension e mesëm 6, 10 dhe 20 kV. Janë…

Read More

Emisionit i ka rënë dukshëm audienca për shkak të jo besueshmërisë, si edhe transmetimit të ‘Big Brother VIP’. Njerëzit mesa duket nuk kanë më interes për programin pas zhgënjimit nga shumë çifte. Pas Ritvanës, për të cilën u dha lajmi dje se u largua nga programi, kësaj here është Xhevana (Ana) Ndoj, vajza 20-vjeçare, e cila mesa duket ka lënë programin. Ajo ka postuar një Instagram Story me shrkimin: Jo më skenare. Fal Zotit. Nuk isha gati me shit fytyrën për pak lajm. Ndalova në kohë. Kujtojmë se Ana nuk është e vetmja që e ka akuzuar emisionin për skenar.…

Read More

Ministria e Shëndetësisë: 1,928 testime, 222 qytetarë të infektuar, 2 humbje jete dhe 493 të shëruar në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi…

Read More

Eugena Tomini është emëruar drejtoreshë e Instituti të Shëndetit Publik duke zëvendësuar në këtë post Albana Ficon. Kjo e fundit është emëruar drejtoreshë e QSUT. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të këshillit të ministrave që në mungesë të kryeministrit Edi Rama i cili ndodhet në vizitë zyrtare në SHBA, është drejtuar nga zv/kryeministri Arben Ahmetaj. Po ashtu lajmin e ka shpërndarë në rrjetet sociale edhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Rikujtojmë se një javë më parë Fico u emërua në krye të Qendrës Spitalore Universitare duke zëvendësuar Enkelejd Jotin që mori drejtimin e Radio Televizionit Shqiptar.

Read More

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar për vizitën e zëvendës-Ndihmës Sekretarit të Shtetit të SHBA për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, si dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Ky i fundit vizitoi sot Shqipërinë, ku u takua me kryeministrin Edi Rama, ministren e Jashtme Olta Xhaçka, kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe udhëheqës të tjerë. “Zëvendës-Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, vizitoi më 9 dhjetor Shqipërinë. Ai u takua me kryeministrin Edi Rama, ministren e Jashtme Olta Xhaçka, kryetarin e Partisë…

Read More

Procesi i negociatave të Shqipërisë me BE ka tashmë një skuadër të re. Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave është marrë vendimi për një grup tjetër negociatorësh në bazë të kapitujve. Thuajse të gjithë negociatorët janë zv.ministra në qeverinë “Rama 3”. Kryedengociatori Zef Mazi është ai që në koordinim me Agjencinë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës jep mendim gjatë projekteve me rëndësi kombëtare, në përputhje me prioritetet e përcaktuara në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim, si dhe strategjitë e tjera. Vendimi i plotë DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.422, DATË 6.5.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE,…

Read More

Vëllai binjak i aktorit Donald Veshaj, Romeo duket se ka marë ‘hak’ ndaj Semit. Romeo është menaxheri i faqes së Instagramit të Donalidit dhe në listën e personave që ndjek aktori nuk është më emri i këngëtares. Mesa duket Romeo ka vendosur ta fshijë nga lista, pasi Semi vetëm pak ditë më parë i hoqi folloë-in Donaldit. Këngëtarja Semi Jaupaj reagoi keq pas puthjes së Donaldit me Beatrixin, por përsëri i uroi të jetë i lumtur me zgjedhjen e tij. Ndryshe nga të tjerët Romeo, pasi hyri në shtëpinë e BBV i dha mbështetje vëllait të tij dhe mesa duket…

Read More