Author: tirana

Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë nga COVID-19. Ministria e Shëndetësie, raporton se nga ana tjetër, është janë shënuar 19 persona të infektuar. Sa i përket të shëruarve ato janë 6, duke e çuar numrin e përgjithshëm, që prej fillimit të pandemisë në 157.859. Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë: 09 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.999 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.636.378 doza të…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka postuar foto nga takimi i sotëm me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA, Gabriel Escobar. Lideri demokrat thekson se SHBA-të do të jenë në krah të Shqipërisë dhe shqiptarëve, si gjatë gjithë historisë së proceset jetike të forcimit të demokracisë. Sipas Bashës, prioritet i PD-së janë për të sjellë ndryshimin dhe mirëqenien për shqiptarët. MESAZHI I BASHËS Kënaqësi e veçantë të prisja sot Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA z. Gabriel Escobar, në vizitën e tij të parë në Shqipëri. SHBA 🇺🇸 do të jenë në krah të Shqipërisë 🇦🇱 dhe…

Read More

Ka filluar mbajtja e Samitit të Demokracisë i cili mbahet virtualisht, ku presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden tha se demokracia po përballet “me sfida të qëndrueshme dhe alarmante” në mbarë botën. Ai këto komente i bëri në nisjen e Samitit për Demokracinë, ku po marrin pjesë liderët e 110 shteteve, përfshirë edhe Kosovën. Sipas Bidenit, trendet e demokracisë “gjerësisht janë duke shkuar në drejtimin e gabuar”, prandaj, ai tha se ““demokracia ka nevojë për kampionë”. Sipas presidentit amerikan, ripërtëritja e demokracisë kërkon “përpjekje të vazhdueshme”. “Demokracia nuk ndodh aksidentalisht. Ne duhet ta ripërtërijmë në çdo gjeneratë dhe sipas…

Read More

Orët e fundit vendi jonë është përfshirë nga reshje të dendura shiu.Policia e Shtetit u ka bërë apel të gjithë drejtuesve të automjeteve dhe këmbësorëve, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor. Shërbimet e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Patrullat e Përgjithshme dhe “Shqiponjat”, janë angazhuar në të gjitha akset rrugore nacionale, qendrat urbane dhe akset kryesore rurale dhe janë në gadishmëri për t’u ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve që mund të kenë probleme, si dhe për të parandaluar aksidentet rrugore. Policia e Shtetit: Për shkak të motit të keq, me reshje të dendura shiu, në disa…

Read More

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur në Samitin e Demokracisë , organizuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden u shpreh se miqësia dhe mbështetja e SHBA ka qenë jetike për të çuar përpara aspiratat demokratike si edhe për të forcuar shtetin e së drejtës. Më tej kryeministri Rama theksi se Shqipëria është e angazhuar të vijuar Reformën në Drejtësi, për një sistem të ri të paanshëm që të jetë në shërbim të qytetarëve. Fjala e kryeministrit Edi Rama: I dashur Presidenti Biden Të nderuar pjesëmarrës Është sigurisht një nder dhe privilegj i veçantë…

Read More

Kuvendi ka emëruar Denar Bibën si kreun e ri të Autoritetit të Konkurrencës. Biba ka marrë 72 vota pro, 37 kundër dhe 0 abstenime. Mungojnë të paktën 2 vota nga PS dhe një prej tyre ishte paralajmëruar nga Erion Braçe. Gjatë kësaj seance opozita ka bashkuar votat me maxhorancën për disa marrëveshje ndërkombëtare. Një prej tyre ishte marrëveshja me EFTA-n miratohet me 108 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenime. Biba ka zevendesuar Juliana Latifin. Kryetari i Autoritetit të Konkurrencës zgjidhet çdo 5 vjet nga parlamenti. Denar Biba është propozuar nga 28 deputetë të Kuvendit për këtë post.

Read More

‘Kutia e zezë e tokës’ (Earth’s Black Box) është emri i një projekti të udhëhequr nga kompania e komunikimit të marketingut Clemenger ‘’BBDO’’ në bashkëpunim me studiues nga Universiteti i Tasmanisë. Kutia e zezë gjigande me strukturë çeliku, me përmasa 10-4-3 metra, e cila do të pozicionohet në një fushë graniti të rrethuar nga male të larta në ishullin e largët australian të Tasmanisë, do të ndërtohet në fillim të vitit 2022 dhe do të ketë të njëjtin funksion si kutitë e zeza të përdorura në aeronautikë (kuti të cilat regjistrojnë informacione në lidhje me fluturimin në rast përplasjeje ose…

Read More

Ka dalë në pah një zakon interesant i mbretëreshës Elizabeth, e cila prej disa kohësh po lufton me probleme shëndetësore. Mësohet se Mbretëresha shikon çdo vit për Krishtlindje, filmin e saj të preferuar, Flash Gordon . Deklarata për këtë temë erdhi nga Brian Blessed, një nga aktorët e filmit në fjalë. Blessed tha në një intervistë se mbretëresha ulej dhe shikonte filmin me nipërit e saj çdo Krishtlindje. Shumë u befasuan nga kjo deklaratë e aktorit sepse në përgjithësi të gjithë prisnin që Mbretëresha të pëlqente një film klasik të Krishtlindjeve si “Vetëm në shtëpi”, “Këngë e Krishtlindjes” ose “Elf”.…

Read More

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) e përshkroi gjendjen e krijuar nga Covid-19 si më të vështirën për fëmijët në 75 vitet e historisë të kësaj organizate. Në raportin e publikuar sot, UNICEF citoi se Covid-19 e ka rrezikuar përparimin prej disa dekadash në lidhje me çështjet e rëndësishme të cilat i rrezikojnë veprimet e fëmijëve në botë, siç janë varfëria, qasja në arsim, mosushqyerja apo mirëqenia shpirtërore. Drejtoresha ekzekutive, Henrieta Fore theksoi se “ndikimi negativ nga Covid-19 vazhdon të thellohet, duke rritur varfërinë, pabarazinë dhe duke i rrezikuar të drejtat e fëmijëve, ashtu siç rritet edhe numri…

Read More

Marrëdhënia midis Sarah Berishës dhe DJ PM nuk është ende e qartë. Fillimisht kanë deklaruar se janë shokë për shkak të hezitimeve të blogeres për të nisur një lidhje, por dyshja herë pas herë kanë shfaqur shenja xhelozie dhe kanë shkëmbyer puthje. Gjatë mbrëmjes së djeshme, teksa ndodheshin në dhomën e gjumit, DJ PM iu është afruar Sarës dhe e ka puthur. Në një moment ai e lëshon dhe blogeres i ngatërrohen këmbët në sendet e vendosura në dysheme dhe gati sa nuk rrëzohet. “Ore idiot, s’më mbaje dot. Ik mos mu afro, u rrëzova”, i thotë ajo duke qeshur.…

Read More

Pandemia ka goditur rëndë Tottenham. 13 persona të klubit anglez kanë rezultuar pozitivë, me shumicën prej tyre që janë futbollistë të Antonio Contes. Një gjë e tillë ndikoi që UEFA të shtynte sfidën e sotme në Conference League mes Tottenham dhe Rennes. Trajneri Conte ka folur në lidhje me situatën e vështirë në klub, duke mos e fshehur shqetësimin e tij të madh. “Shtatë lojtarë janë pozitivë, të tjerët janë pjesëtarë të stafit teknik. Problemi është se çdo ditë zbulojmë raste të reja me koronavirus. Kush do e ketë radhën nesër? Ndoshta do të dal unë pozitiv, apo ndonjë tjetër…

Read More