Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka shprehur votën kundër kandidaturës së Denar Bibës për të marrë drejtimin e Autoritetit të Konkurrencës. Nga foltorja e Kuvendit, ajo shprehet se me miratimin e tij, finalizohet dhe procesi i kapjes së institucioneve. Deputetja demokrate ka akuzuar Denar Bibën se ka shkuar deri në Strasburg dhe u ka bërë shantazh gjyqtarëve lidhur me ligjin e pronave të Shqipërisë. “Dua të ndalem në dy momente kryesore. Autoriteti i Konkurrencës është institucioni kryesor për mbrojtjen e konkurrencës në treg. Ky institucion ka dështuar. Ne në komision presim kryetaren e Autoritettit të konkurrencës dhe sot e…
Author: tirana
Një 19-vjeçar në Tiranë është arrestuar nga policia pasi akuzohet se para një muaji ka kryer marrëdhënie seksuale me një mitur 13-vjeç. E mitura më pas është rrahuar edhe nga nëna e saj R. S., 42 vjeçe. Kjo e fundit është vënë nën hetim nga policia. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë ndalimin e shtetasit E. D., 19 vjeç, pasi dyshohet se para një muaji, ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur 13 vjeçe. Gjithashtu u procedua penalisht nëna e 13-vjeçares, shtetasja R. S., 42 vjeçe, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj…
Strukturat e SHÇBA-së Korçë, kanë kryer ekzekutimin e vendimit penal nr. 381 datë 08.12.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë për caktimin e masës së sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj 5 punonjësve të policisë, efektivë të Komisariatit të Policisë Maliq dhe DVP Korçë, të dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shkatërrimi i pronës”, “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm”, konkretisht:– Kryekomisar R.H., ish-Shef i Komisariatit të Policisë Maliq, aktualisht Shef i Sektorit të Rendit në…
Policia e Dibrës arrestoi E.T., 20 vjeç, banues në Durrës, pasi në rrugën e fshatit Trebisht, Bulqizë, rreth orës 17.00, datë 08.12.2021, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, ka humbur kontrollin duke rënë nga një lartësi rreth 100 m, dhe për pasojë mbeti i lënduar rëndë drejtuesi i mjetit dhe humbi jetën shtetasi F. P., 17 vjeç, banues në Durrës. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme._
Mustafa Kamishi, 65-vjeç, ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta në Bulqizë. Ai punonte me kohë të pjesshme tek fabrika e pasurimit të kromit të Bulqizë, por sot është gjetur pa shenja jete, ndërsa ende nuk bëhet i ditur identiteti i tij. Ngjarja e rëndë është shënuar tek dampa ku shkarkohet rëra, që del nga përpunimi i pasurimit të kromit nga fabrika. Ndërkaq, policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërsa grupi hetimor ka nisur menjëherë hetimet për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Bulqizë/ Informacion paraprak Me datë 09.12.2021, rreth orës 13.30, në vendin…
Ndonëse kjo e enjte është një ditë me shi dhe erë të fortë, deptuetet e Kuvendit tonë nuk kanë lënë anash pamjen e tyre. Të veshura dhe të kuruara deri në detaj ato kanë tërhequr sërish vëmendjen e fotografëve.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka replikuar me deputetin demokrat Dashnor Sula i cili tha se ministret shkojnë në parlament për të bërë modë. Balluku deklaroi se ministret mezi dallohen nga garda sepse vishen me të zeza pasi u duhet të shkojnë nëpër rrethe për t’u takuar me qytetarët. “Nëse do mblidhnin kilometrat që ka bërë kryeministri nuk iu dalin fare llogaritë mirë. Kilometra vazhdojmë e bëjmë përditë. Juve ju takon më shumë të shkoni në terren. U morët me modën e ministrave. Ne dallohemi pak nga vajzat e gardës se jemi të gjitha të veshura me kostume…
Vëllai i Adem Rusit, shqiptarit të dënuar që i dha fund jetës disa ditë më parë duke u vetëvarur brenda në furgonin e policisë në burgun e Greqisë ka folur sërish pas mbërritjes së trupit të pajetë të 39-vjeçarit. Në fjalën e tij, Shkëlqimi është shprehur se ka bërë kallëzimin penal në prokurori, ndërsa tani po pret nëse do i pranohet apo jo. I vëllai i viktimës thotë se do me çdo kush që t’i bëhet autopsia që të mësojë të vërtetën që fshihet pas shkakut të vdekjes së 39-vjeçarit. Shkëlqim Rusi: Në prokurori ka vajtur kallëzimi penal që bëra, dhe do…
Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” të gazetares Evis Ahmeti në Neës24 u trajtua historia e dhunës ndaj një 41- vjeçarit. Historia e tij është kaq e trishtë dhe prej vitesh fati nuk i ka qeshur. Ai është 41 vjeç dhe aktualisht ndodhet në Gjermani. Fati e ka kryqëzuar pasi ai nuk mund të ecë pas katër operacioneve të kryera në të dy këmbët. Po sikur të mos mjaftonte kjo ai u infektua me hepatitin B, gjatë kohës që duhet të merrte gjak ndodhi edhe ky infektim. Por 41-vjeçari rrëfen problematikën e tij familjare, ai është baba i…
Iliri është shprehur i indinjuar si pasojë e ngjarjeve të fundit në shtëpi. Nominimi i Sabianit duket se ka lënë shije të hidhur tek ai. I revoltuar Iliri është shprehur se në shtëpi shumica e banorëve nuk e kanë respektuar dashurinë e pakushtëzuar që Sabiani i ka falur. ‘’Në shtëpi ka shumë banorë që janë me tre ngjyra. Vështirë të të them një emër i cili nuk ndryshon stregjinë e lojës sapo del në nominim. Të kesh një parim në jetë këtu është ajo e cila të mban në shina. Sabiani ka vetëm një gabim…mendon se nëse jep dashuri do…
Astrologjia është mahnitëse, na lejon të njohim shumë gjëra për personalitetin tonë, por mund të na japë edhe parashikime për të ardhmen. 2021-shi është në ditët e fundit të tij dhe një vit i ri po troket, por çfarë do të na sjellë? Yjet zbulojnë se një shenjë veçanërisht do të jetë me fat dhe meriton lumturi pa fund. Po flasim për shenjën e Dashit, pasi për këtë shenjë viti i ardhshëm do të jetë me shumë fat. Për ata që i përkasin kësaj shenje, me siguri kanë pasur një 2021sh të vështirë dhe me shumë pengesa, por me sa…
Kryedemokrati Lulzim Basha ka folur pas takimit me zyrtarin e lartë amerikan Gabriel Escobar jashtë selisë së Partisë Demokratike. Basha u pyet nga gazetarët në lidhje me bërjen publike të gjetjeve për shpalljen non grata të Berishës, ku tha se vetë Escobar do të flasë për qëndrimet e DASH. Basha deklaroi se pjesë e diskutimeve kanë qenë edhe situata politike në Shqipëri dhe ajo në rajon, veçanërisht që kanë lidhje me Kosovën. “Diskutuam për çështjet e aktualitetit politik në Shqipëri dhe situatën ën rajon. Ia bëra të qartë qëndrimin e PD për pacenueshmërinë e integritetit rajonal të Kosovës. Jam i…