Author: tirana

Trageti i linjës Vlorë -Brindisi -Vlorë ishte bllokuar që prej orës 6 të mëngjesit. Pas më shumë se 10 orë, trageti me mbi 100 persona në bord është ankoruar në port. Trageti erdhi mëngjesin e sotëm nga Brindisi i Italisë dhe duhej të ishte ankoruar në port që prej orës 6 të mëngjesit, por ka qenë e pamundur për shkak të stuhisë.

Read More

Ju duhet ta keni një të tillë në shtëpi, apo jo? Koha më e bukur e vitit është edhe koha e saj. Kush më mirë se ajo lajmëron Krishtlindjet? E njohur si Poinsettias, lulja simbol e Krishtlindjeve është pjesë e familjes bimore e njohur si Euphorbia pulcherrima. Në Nahuatl (Meksikë, aty ku ka origjinën), dhe në Guatemalë, Poinsettias mori emrin si “La Flor de la Nochebuena” (Lulja e Natës së Shenjtë apo Lulja e Krishtlindjeve). Po në Spanjë, Poinsettia ka një emër dhe një sezon tjetër pushimesh. Ajo është e njohur edhe si “Flor de Pascua”, “lulja e Pashkëve”. Shumë…

Read More

Autostrada Tiranë-Durrës dhe aksi që të lidh me aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas janë paralizuar. Mësohet se për shkak të reshjeve të shumta të shiut dhe trafikut të mjeteve, qindra qytetarë janë bllokuar e nuk mund të mbërrijnë dot në destinacionet e tyre. Nga trafiku i rënduar nuk ka shpëtuar as vetë kryeqyteti. Zonat më të bllokuara janë në Zogun e Zi, Rruga e Durrësit, Rruga e Kavajës, si dhe Astiri.

Read More

Moti i keq me erë të fortë dhe reshje të dendura shiu kanë përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës. Zona qytetit, rruga e Skelës dhe aksi ‘Albano&Romina’ janë përmbytur, ndërsa makinave iu duhet të ecin mes ujit. Po ashtu, qytetarët kanë gjetur rrugë alternativë, përmes shkallëve të pallateve, pasi trotuaret nuk duken më.Aktualisht trafiku detar është ndërprerë për shkak të motit të keq dhe detit të trazuar. Nga ana tjetër bashkia ka bërë apel mos parkimin e automjeteve në disa akse të caktuara që janë problematike.

Read More

Shtyhet vendimi për ndalimin e grumbullimeve për shkakk të situatës pandemike. Vendimi për të ndaluar grumbullimet në vende të mbyllura dhe të hapura do të qëndrojë në fuqi deri në datë 13 dhjetor, ndryshe nga ç’ishte parashikuar deri më datën 29 Nëntor. Urdhëri për shtyrjen e këtij vendimi është firmosur këtë të enjte nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Ndërkohë, kujtojmë se më 11 Dhjetor pritet të mbahet Kuvendi i PD, i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, ku do të marrin pjesë mbi 4200 delegatë, ashtu siç pretendohet nga mbështetësit e Berishës.

Read More

Presidentja Vjosa Osmani, ka folur në Samitin për Demokracinë të organizuar nga presidenti Joe Biden, për Kosovën si një nga demokracitë më të reja në botë. Shefja e Shtetit nuk ka harruar ta përmend popullin e Kosovës si më pro-amerikanin në botë. Osmani në fund të fjalisë ka përshëndetur pjesëmarrsit nga populli më pro-amerikan në botë. “Në betejën mes demokracisë dhe autokracisë, historia na mëson se akomodimi i autokratëve nuk funksionon kurrë. Sot është më shumë se një samit. Është zëri ynë i përbashkët që i refuzon tendencat autokratike dhe zëri ynë i përbashkët në mbrojtje të demokracisë. Dua të…

Read More

Romanca mes Beatrix dhe Donald ka thyer rrjetin dhe së fundmi në lidhje me këtë, ka reaguar vëllai i saj, Alban Ramosaj. “Kisha mendime të ndryshme, por në fund thashë, pse jo?! Unë e njoh më mirë se kushdo Trixën, është njeriu më pozitiv dhe i sjellshëm. Ajo ka atribute që shumë femra duhet ta marrin shembull, pavarësisht se këto kohë është interpretuar ndryshe… Trixa është futur me një qëllim, të krijojë kujtime të bukura, të jetojë siç ka qejf, pa asnjë lloj djallëzie… Është një njeri që jeton poetikisht dhe dëshiron të krijojë momente”,- tha Albani në Top Albania…

Read More

Një reper i njohur i rrymës hip-hop, Slim 400 është qëlluar për vdekje me armë zjarri. Media amerikane TMZ shkruan se 33-vjeçari Slim 400 është qëlluar për vdekje të mërkurën (8 dhjetor) në mbrëmje në Inglewoof, Los Anxhelos. Aktualisht është e paqartë se çfarë çoi në të shtënat dhe sa të dyshuar ishin të përfshirë. I lindur nga prindër ushtarakë në Gjermani, Slim u kthye në Los Anxhelos kur ishte fëmijë i vogël dhe u rrit në Compton. Reperi u zbulua dhe firmosi me labelin muzikor tashmë joekzistent Pu$haz Ink. Slim i shpëtoi mezi vdekjes në verën e vitit 2019,…

Read More

Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA, Gabriel Escobar ka mbërritur në Kryeministri ku do të takohet me kryeministrin Edi Rama. Kujtojmë se Escobar më herët u takua me ministren për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaccka dhe kryetarin e PD-së Lulzim Basha.

Read More

Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka e ka konsideruar të shkëlqyer takimin me Ndihmës Sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar. Xhaçka theksoi se Shqipëria është e përkushtuar për stabilitetin dhe integrimin euro-atlantik të Ballkanit Perëndimor dhe mirëpret bashkëpunimin me miqtë dhe partnerët amerikanë për agjendën e rajonit. “Takim i shkëlqyer me Ndihmës-Sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar. Mirënjohje për mbështetjen e SHBA për Shqipërinë dhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Shqipëria është e përkushtuar për stabilitetin dhe integrimin euro-atlantik të Ballkanit Perëndimor dhe mirëpret bashkëpunimin me miqtë dhe partnerët e…

Read More

Një incident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në terminalin e trageteve në Portin e Durrësit. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se rreth orës 01:43, gjatë manovrave për të dalë nga porti, trageti i linjës Bari-Durrës, “RIGEL III”, ka goditur kalatën nr.8, në pjesën e kiç në bordin e djathtë, duke shkaktuar një dëmtim dhe çarje të skafit. Siç thuhet në njoftim, incidenti ka ndodhur si pasojë e keqfunksionimit të sistemit të transmetimit të komandës. Autoritet përkatëse morën masat në vazhdimësi, në bashkëpunim me organet e tjera ligjzbatuese në port duke i sistemuar gjatë natës…

Read More

Një simptomë e pazakontë e Omicron po shfaqet tek fëmijët, paralajmërojnë mjekët britanikë që janë ndeshur me raste të tilla. Të miturit sipas tyre, kanë shumë skuqje pas infektimit me variantin e ri të koronavirusit. Dr. David Lloyd tha gati 15% e fëmijëve të infektuar nga Omicron kishin njolla në fytyrë e në trup. Ata gjithashtu vuanin nga lodhja, dhimbja e kokes e humbja e oreksit– që duket se përshtatet me variantet më të zakonshme të simptomave të raportuara deri më tani tek të rriturit. Eksperti tha për Sky News se ndryshimi në simptoma ishte “mjaft i rëndësishëm”, së bashku…

Read More