Në ditën ndërkombëtare kundër korrusioni, kreu i PD-së, Lulzim Basha vë edhe njëherë theksin te vetingu i politikanëve për largimin e abuzuesve dhe njerëzve të lidhur me krimin dhe korrupsionin. Me një postim në Tëwtter, Basha thotë se korrupsioni po varfëron shqiptarët dhe po dëmton demokracinë, teksa shton se ka ardhur koha për një mobilizim të të gjithë shoqërisë për të vijuar përpara me pastrimin e politikës nga të korruptuarit. “Arsyeja pse fatkeqësisht Shqipëria renditet gjithmonë e më shumë e fundit për gjërat që ua lehtësojnë jetën shqiptarëve dhe e para për ato që ua bëjnë të pamundur atë, është…
Author: tirana
Një çerdhe është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Fier, por fatmirësisht nuk ka patur fëmijë apo staf të lënduar. Zjarri përfshiu çerdhen numër 4 në qytet, teksa fëmijët u evakuuan nga stafi i edukatorëve në një hyrje tjetër. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë te kutia elektrike, për arsye që nuk dihen ende. Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse duke bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa vijojnë hetimet për të mësuar shkakun e zjarrit.
Drejtoria e Pёrgjithshme e Tatimeve risjell nё vëmendjen e tatimpaguesve, tё cilёt prej 1 Janarit 2021 kanё nisur tё lёshojnё faturё në formë elektronike nё kuadёr tё procesit tё Fiskalizimit, se duhet tё marrin masat pёr tё nisur procedurat e riaplikimit pёr certifikatёn elektronike. Kujdes: Në bazë të Ligjit 87/2019 “Për Faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, i ndryshuar, vetёm tatimpaguesve tё cilёve po ju afron afati i skadimit tё kёtij skedari digjital, duhet tё riaplikojnё për t’u pajisur sёrish me Çertifikatën Elektronike. Administrata Tatimore kujton se ky dokument ka njё vlefshmёri 1 vjeçare, me njё kosto prej 4000…
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës, ku në një dhomë hoteli mbeti i plagosur shtetasi Arni Sulejmani. Burime bëjnë me dije se 3 djemtë e përfshirë në këtë ngjarje kanë qenë nën efektin e alkoolit, ndërsa vajza që ka fshehur armën e krimit ka qenë transgjinore. Burime nga policia njoftojnë se shtetasit Markeljan Beqiri dhe Tefik Shehu janë shpallur në kërkim. Shehu dyshohet se është edhe personi që ka shkrepur armën në drejtim të Sulejmanit, i cili fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Dy personat…
Shfaqja e llojit të ri të COVID-19 shkaktoi shqetësim serioz në Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Ekspertët sugjeruan se Omicron transmetohej më lehtë nga personi në person sesa varianti Delta. Për të ndihmuar në ndalimin e çdo përhapjeje të mundshme, të qenit vigjilent ndaj çdo simptome të re dhe të pazakontë është thelbësore, përfshirë ato që gjenden në ndryshimet në rrahjet e zemrës suaj. Një infeksion COVID-19 dihet se shkakton dëmtim të muskulit të zemrës duke ndikuar në funksionin e tij. Ka disa arsye për këtë shpjegon John Hopkins Medicine. “Qelizat në zemër kanë receptorë të enzimës konvertuese të angiotenzinës-2…
Ambasada e SHBA në Tiranë, ka përcjellë një mesazh në Ditën ndërkombëtare kundër Korrupsionit. Me anë të një postimi në rrjetet sociale ambasada shkruan se Korrupsioni kërcënon sigurinë, barazinë ekonomike, minon sundimin e ligjit dhe zbeh besimin e publikut në institucionet qeveritare. E teksa shkruan se SHBA është donatori më i madh në botë për mekanizmat kryesorë kundër korrupsionit, u bën thirrje të gjithë shteteve që t’u përmbahen angazhimeve të tyre për të luftuar korrupsionin. “Korrupsioni kërcënon sigurinë, barazinë ekonomike, minon sundimin e ligjit dhe zbeh besimin e publikut në institucionet qeveritare. Korrupsioni kërcënon të drejtat politike dhe liritë civile…
Fryrja e këmbëve shkaktohet për dy arsye kryesore. E para ka të bëjë me edemën që është akumulimi i lëngjeve në inde dhe enët e gjakut. Lëngjet akumulohen pasi keni kaluar një ditë të gjatë në këmbë. Sipas informacioneve kjo ndodh edhe nëse jeni mbi peshë, nëse nuk kryeni aktivitete fizike ose zemra është në vështirësi dhe tepër e dobët për të pompuar gjak. Arsyeja e dytë është inflamacioni, që irriton dhe fryn indet e këmbëve. Inflamacioni shfaqet nëse keni pësuar një frakturë ose lënduar tendinat. Fryrja e këmbëve mund të ndodhë edhe si pasojë e problemeve me venat, trombozës,…
Të para veç e veç, notat muzikore dikujt nuk i thonë asgjë, e dikujt i duken thjesht si simbole të vizatuara. Ashtu veç e veç notat nuk i thonë asgjë as muzikantit më virtuoz.Por të vëna në pentagram, ato tregojnë çfarë muzike luhet.Ky më poshtë është, i shtjelluar kronologjikisht, marshi funebër drejt kultit të individit, që ndryshe nga norma, kërkon të bëhet lider përmes humbjes.1- Vendosi më 16 shkurt 2017, pa pyetur askënd dhe pa dijeninë e organeve te partisë, që të ngrinte Çadren. Nuk dihej kush ishin keshilltarët që ia dhanë atë ide.Brenda Çadrës atrofizoi partinë në një stërmundim…
Zelanda e Re do të ndalojë shitjen e duhanit për gjeneratën e saj të ardhshme, në një përpjekje për të hequr përfundimisht duhanin. Të gjithë të lindurit pas vitit 2008 nuk do të jenë në gjendje të blejnë cigare apo produkte duhani gjatë jetës së tyre, sipas një ligji që pritet të miratohet vitin e ardhshëm. “Ne duam të sigurohemi që të rinjtë të mos fillojnë kurrë të pinë duhan,” tha ministrja e Shëndetësisë, Ayesha Verall. Lëvizja është pjesë e një goditjeje gjithëpërfshirëse kundër duhanpirjes të shpallur nga ministria e shëndetësisë e Zelandës së Re. Mjekët dhe ekspertët e tjerë…
Mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomës së një hoteli në Durrës ka mbetur i plagosur një 20-vjeçar i quajtur Arni Sulejmani. Policia ka shpallur në kërkim autorët e ngjarjes Markeljan Beqiri dhe Tefik Shehu ndërkohë që është vënë në pranga një 22-vjeçare Anxhela Brisku e cila fshehu armën e krimit, dhe 1 shtetas tjetër Enver Hysenaj që strehoi të renë pas ngjarjes. Njoftimi i Policisë:Zbardhet ngjarja e ndodhur mëngjesin e sotëm, në ambientet e dhomës së një hoteli, ku mbeti i plagosur një shtetas. Tentoi të vriste me armë zjarri 20-vjeçarin, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar…
Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku pas mbledhjes së qeverisë ditën e sotme deklaroi se janë kryer disa ndryshime në dy akte normatime sa i takon furnizimit me energji elektrike.Balluku theksoi se nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë për abonentët familjarë apo bizneset e vogla dhe se KESH ka detyrim të prodhojë e të dorëzojë për këtë kategori.Balluku: Unë nuk ankohem dot për shiun sepse mezi presim që të mbushet kaskada e Drinit. Moti do të përkeqësohet sidomos në veri dhe në jug të vendit. Kemi bërë të mundur që të gjitha akset rrugore të jenë të aksessueshme.Përvec…
Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor ka shpërndarë një mesazh sensibilizues në lidhje me përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit. “Përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit ju shpërqendron duke rrezikuar jetën tuaj, të pasagjerëve apo përdoruesve të tjerë të rrugës! Mesazhet, fotot, videot e rrjetet sociale mund të presin! Shpërqendrimi më i vogël mund të rezultojë në pasoja fatale!” shkruan DPSHTRR në njoftim. Kodi Rrugor parashikon gjobë 5,000-15,000 Lekë për drejtuesit e mjetit që përdorin celularin në timon! Në rast të përsëritjes së shkeljes 3 herë brenda të njëjtit vit, drejtuesit të mjetit i pezullohet leja e drejtimit…