SHBA fton Lulzim Bashën në Uashington, teksa Berishën e ka shpallur ‘non grata’. Lajmin e i derguarai special i SHBA-ve në Ballkan, Gabrial Escobar. “Jam shumë i kënaqur që jam në Tiranë. Isha i lumtur që takova opozita, dhe ata shprehën angazhimin e tyre ndaj NATO-s dhe integrimit europian, dhe luftën kundër korrupsion. Përfshirë edhe përpjekjet tona në luftën kundër korrupsionit, përfshi edhe sanksionet. Kjo do të kërkojë edhe një përkushtim të plotë nga institucionet shqiptare. Mezi pres që ta vazhdoj bashkëpunimin me lidershipin e PD dhe ftoj Bashën që sa më shpejt të vijë në Uashington”, tha Escobar.
Author: tirana
Deputeti i PD-së, Dashnor Sula ishte mjafti i ashpër me shumicën socialiste. Në fjalën e tij në Kuvend ai u kërkoi ministrave që të zbrisnin nga makinat e shtrenjta dhe të shkonin në periferi të shikonin problemet reale të qytetarëve, teksa çmimet po rriten dhe karburanti po shkon 2 mijë lekë. Sipas tij e njëjta gjë ka ndodhur edhe me ministrat e qeverisë Berisha kur erdhën në pushtet në 2005. “Harruat përpara tetë vitesh kur ishit në opozitë cfarë gjendje ishit. Të njëjtën gjë ua kam thënë dhe ministrave të PD-së në vitin 2007, që brenda dy viteve harruan nga…
Drejtoresha e komunikimit të Foltores, Floriana Garo ka hedhur poshtë akuzat se ish kryeministri Sali Berisha ka paguar biletat e emigrantëve në Gjermani që të vijnë në Kuvendin e 11 Dhjetorit. “Një fletushkë e qeverisë jep Fake News (lajmin e rreme) që Sali Berisha i paguan biletat emigrantëve në Gjermani të vijnë në Kuvendin e 11 Dhjetorit. Ky është një trillim banal i gazetarëve të keqpërdorur nga qeveria të llojit « çorapja » pasi Sali Berisha nuk paguan dhe nuk ka paguar biletat e askujt, në asnjë vend të botës për të qenë prezent në Kuvend”, shkruan Floriana Garo.
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka folur në lidhje me paralajmërimet e administratës Biden për shpalljen non grata të politikanëve të korruptuar. Pyetur nga gazetarët nëse PS u trembet këtyre sanksioneve, Balla u shpreh se PS jo vetëm e përshëndet këtë nismë por sipas tij ka vendosur një standard të pamohueshëm në politikë. “Unë e kam përshëndetur sot në Kuvendin e Shqipërisë vendimet e thesarit të SHBA për të vendosur sanksione financiare ndaj elementëve që destabilizojnë paqen në Ballkan. Ajo e djeshmja lidhet edhe me financime të partive të ndryshme politike në fushata elektorale dhe trafiqe.…
Delegacioni i BE në Tiranë jep një mesazh të fortë në Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, teksa thekson se korrupsioni shter burimet jetike të Shqipërisë, ndikon në shtetin ligjor dhe në besimin e publikut tek institucionet, si dhe ngadalëson ndjeshëm zhvillimin ekonomik. Në një postim në “Facebook”, BE shprehet qartë se lufta kundër korrupsionit është jetike për të ardhmen e popullit shqiptar dhe për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. “Korrupsioni shter burimet jetike të Shqipërisë, ndikon në shtetin ligjor dhe në besimin e publikut tek institucionet, si dhe ngadalëson ndjeshëm zhvillimin ekonomik. Në Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, u bëjmë thirrje gjithë…
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manstirliu në fjalën e saj në Kuvend i ka bërë thirrje qytetarëve që të mos e humbin vigjilencën, sepse virusi është ende një realitet aq më tepër pas shfaqjes së variantit Omicron. “21 muaj më vonë sfida e kësaj përballje me një emergjencë kaq të rrallë mbetet njësoj e vështirë. Ka testuar çdo hallkë të sistemit tonë shëndetësor, ka vënë në provë çdo pjesë të këtij sistemi. E kuptueshme është lodhja prej pandemisë. Por sado e gjatë të duket kjo përballje vigjilencën nuk duhet ta ulim dhe përpjekjet për të mbrojtur jetën e…
Një akt normativ në fuqi i qeverisë, parashikon që qytetarët duhet të mbajnë maska në ambientet e mbyllura, në kuadër të masave kundër covid19. E vërteta është se në radhë të parë janë vetë deputetët dhe ministrat që nuk e zbatojnë këtë masë. Deputeti socialist, Erion Braçe, ka kritikuar ashpër kolegët e tij, për papërgjegjshmërinë e lartë në zbatimin e masave. “Çfarë po bëjmë ne këtu bashkë, po sfidojmë rregullat që kemi vendosur. Pse t’u kërkojmë qyetarëve të mbajnë maska, kur këtu në sallën e Kuvendit, përcillet mesazhi shumë qartë: nuk ka rrezik, nuk duhet të mbajmë maska. Në vendet…
Ministrja e Shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali, gjatë fjalës së saj në Kuvend, ka thënë rolin që ka Shqipëria tanimë në Rajon e më gjerë dhe politikat që kanë ndërmarrë për të përfituar këtë pozicion, në sy të ndërkombëtarëve. Ajo theksoi gjatë fjalës së saj, se Shqipëria është një vend partner i SHBA, e së shpejti do të çelen negociatat për anëtarësimin në BE. Po ashtu, Spiropali i bëri thirrje opozitës që të bëhen bashkë e ta ndryshojnë politikën aktuale, e të vendosin themelet e një politike ku dëgjohet mendimi ndryshe, respektohet individi dhe nuk cënohen liritë e të drejtat…
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, foli jashtë dyerve të Kuvendit për negociatat me Partinë Demokratike lidhur me Reformën Zgjedhore. Balla tha se vijon puna në këtë drejtim dhe është mbyllur gati 90-95% e procedurës, por që sipas tij, kjo është një çështje që kërkon ende shumë kohë për t’u konsultuar mes palëve. Duke u ndalur te vizita e zyrtarit të lartë amerikane, Gabriel Escobar, në Shqipëri dy ditë para mbajtjes së Kuvendit Kombëtar të PD nga Sali Berisha, numri dy i PS u shpreh se vizita ishte e planifikuar dhe nuk ka lidhje me këtë zhvillim.…
Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, ka mbërritur në selinë e PD në Tiranë, ku do të zhvillojë takimin e parë të vizitës së tij zyrtare me kreun e PD-së Lulzim Basha. Ka qenë nënkryetarja e PD Jorida Tabaku dhe sekretari i përgjithshëm i PD Gazment Bardhi që e kanë pritur zyrtarin e lartë amerikan në selinë e PD> Rreth orës 14:30, do të ketë një takim me ministren për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka. Ndërsa në orën 17:00, ai do të takohet me kryeministrin Edi Rama. Vizita e Escobar…
Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollin njofton klubet, tifozët dhe opinionin publik se për shkak të problemeve të krijuara nga moti me reshje të shumta në të gjithë territorin e vendit, java e 11-të e Kategorisë së Dytë do të spostohet për fundjavën e ardhshme. Gjithashtu, ndryshime ka edhe në kalendarin e Kategorisë së Parë, me ndeshjet e javës që spostohen për t’u luajtur ditën e martë. Sipas FSHF-së, ky vendim është marrë për të ruajtur cilësinë e garës duke parë situatën e motit.
Rreth orës 11:10, në një kompleks pallati, si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi, ka rënë zjarr në banesën e shtetases A. K., ku ka vetëm dëme materiale. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.