Shkarkohet përfundimisht nga detyra Luan Daci, gjyqtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Vendimi është marrë sot nga KPA. “Natyra dhe rrethanat e kryerjes së shkeljes disiplinore klasifikohet ndër më të rënda dhe e bën të papërshtatshëm për kryerjen e detyrës së gjyqtarit të këtijinstitucioni. Ndaj Kolegji vendosi shkarkimin nga detyra”, thuhet në vendimin e KPA. Luan Daci, edhe pse kishte një vendim të drejtësisë shqiptare që e ka dënuar dhe një vendim të KPA që e kishte pezulluar ish-gjyqtarin Luan Daci ka shkuar në punë duke i sfiduar këto vendime. Trupa gjyqësore që mori vendimin, e përbërë nga Natasha…
Author: tirana
Një aksident është shënuar mëngjesin e sotëm në Durrës. Policia njofton se si pasojë e përplasjes së dy makinave në lagjen nr. 16, kanë mbetur të plagosur tre pasagjerë. Ata janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. “Më datë 09.12.2021., rreth orës 07:50, në lagjen nr. 16, automjeti me drejtuese shtetasen H. H. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. B., dhe për pasojë janë dëmtuar pasagjerët A. M., A. S., dhe F. C., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për…
Është liruar nga detyra zëvendësministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, ku Tominit i është besuar një tjetër detyrë. Eugena Tomini është emëruar drejtoreshë e Institut të Shëndetit Publik, duke zëvendësuar në këtë detyrë Albana Ficon. Kjo e fundit u emërua pak ditë më parë si drejtoreshë e QSUT.
Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj pas mbledhjes së qeverisë bëri të ditur i gjithë fondi i rindërtimit për këtë vit kalon nga 28 miliardë lekë në 35 miliardë lekë. Rritja e financimit për rindërtimin këtë vit, Ahmetaj tha se është bërë me qëllim përshpejtimin e rindërtimit, në mënyrë që shumë familje të kthehen në shtëpitë e tyre. “Reflektimin e të gjithë vendimeve, sot kaluan një grup vendimesh për rindërtimin të cilat bëjnë avancim të konsiderueshëm të financimit për bashkinë e Tiranës dhe për të 10 bashkitë e tjera. Llogaria e rindërtimit pra i gjithë fondi i rindërtimit kalon nga 28 miliardë lekë…
Kuvendi do të zhvillojë këtë të enjte seancën plenare të radhës. Në rendin e ditës pritet që të diskutohen dhe miratohen 3 projektligje dhe një projektvendim. Në pikën e parë të rendit të ditës është parashikuar që të diskutohet për ratifikimin e memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA lidhur me vendosjen e kufizimeve të importit të kategorive të materialeve arkeologjike dhe etnologjike të Shqipërisë. Më pas, do të diskutohen projektiligji për ndryshimin e protokollit B të marrëveshjes së tregtisë së lirë ndërmjet shteteve të EFTA-s dhe Shqipërisë lidhur me përkufizimin e konceptit të produkteve origjinuese dhe metodat e bashkëpunimit…
Në janar do të fillojë puna për ndërtimin e bazës së NATO-s në Kuçovë. Lajmin e dha ministri Mbrojtjes Niko Peleshi pas mbledhjes së qeverisë. Ai tha se pas procesit të shpronësimeve do të fillojë punë për investimin që kap vlerën e 50 mln euro dhe që do të ndikojë në të gjithë zonën. Kjo sipas ministrit, do të thotë më shumë siguri për sot dhe nesër në rajon dhe Europë. “Sapo miratuam projektin më madhor për Forcat e Armatosura, bëhet fjalë për bazën ajrore të Kuçovës që kompleton kuadrin ligjor dhe i hap rrugën fillimit të punimeve. Në ditët…
Një sherr i fortë ka ndodhur mes vajzave shqiptare, ku sherri ka agravuar në përleshje fizike. Në videon e publikuar, vajzat shihen duke u rrahur me grushte e shkelma.about:blank Ato janë kapur për flokësh, duke u tensinuar edhe situata.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka vendosur që Kuvendin e 11 dhjetorit ta mbajnë në stadiumin “Air Albania”. Fillimisht u raportua se do të zhvillohej në Pallatin e Kongreseve, por më pas plani u ndryshua. Deputeti Belind Këlliçi, që mbështet aksionin politik të nisur nga Berisha ka folur për shpenzimet e këtij aktiviteti. Ai tha në “Open” se qeraja do të kushtojë 10 milionë lekë të vjetra, ndërsa shtoi se çdo shpenzim do bëhet transparent. Këlliçi theksoi se: Jam i bindur se qeraja e stadiumit është shumë më pak se Led-ëolli që u përdor paraditen e sotme në aktivitetin e Bashës tek…
Dua Lipa di gjithmonë si të na surprizojë dhe rasti i fundit padyshim që është një dhuratë e bukur për të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës. Prej kohësh, këngëtarja është imazh i markës prestigjioze “Puma”. Bashkëpunimi i tyre së fundmi ka arritur një tjetë nivel pasi artistja shqiptare dhe “Puma” po nxjerrin në treg koleksionin e ri të titulluar “FLUTUR”, fjalë kjo në gjuhën shqipe. Ky koleksion do të përbëhet nga veshje dhe këpucë të frymëzuara nga moda e viteve ’90 dhe do të shfaqë një logo të re një flutur që është simbolike e bashkëpunimit të Lipës me…
Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për transportimin e një sasie lënde narkotike nga disa shtetas, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policise Elbasan, organizuan dhe finalizuan operacionin policor antidrogë të koduar “DRAGOT 2021”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: Sejdi Metani, 25 vjeç, Mikel Halilaj, 22 vjeç, Flurat Ymeraj, 25 vjeç, banues në Vlorë dhe Pavllo Bala, 22 vjeç, banues në…
Moderatoren Jonida Shehun do e shohim sërish me një emision pasdite, por jo në Top Channel si dikur. Burime për “Kryefjala.com” kanë zbuluar se Jonida do të largohet nga ABC dhe do te shkojë ne Euronews. Të njejtat burime thonë se ajo do të vazhdojë të japë lajmet per Euronews dhe do të filloje emisionin e pasdites. Vitin e ri Jonida do e nisë në një shtëpi të re mediatike.
Në ditën ndërkombëtare anti-korrupsion ministri i Drejtësisë Ulsi Manja njëkohësisht Koordinator Kombëtar kundër korrupsionit, ka përcjellë një mesazh për rolin që ka secili në këtë “betejë”. “Në ditën ndërkombëtare anti-korrupsion. Bindja ime është e palëkundur: Ata që i lidh me njëri-tjetrin korrupsioni, nuk janë atdhetarë. Mund të bërtasin sa të duan në FB, apo në stadium, të bëjnë shqiponjën, a të grinden për nacionalizma, janë hipokritë që i bëjnë dëm vendit. Lufta ndaj korrupsionit nuk ka përjashtime, nuk ka solidaritet miqësor, fisnor a partiak, ndryshe je bashkëpunëtor. Secili prej nesh ka betejën e tij, në këtë luftë të madhe për…