Zvonko Veselinovic, i cili është sankionsuar ditën e sotme nga Departamenti Amerikan i Shtetit, njihet si kriminel në disa fusha si dhe biznesmen, i cili ka lidhje dhe me Presidentin Aleksandër Vuçiç. Edhe pse Vuçiç e mohon këtë gjë, kompanive që drejtohen nga Veselinovic u ka dhënë disa tendera. Sipas mediave serbe Veselinovic ka financuar disa nga fushatat elektorale të Partisë së drejtuar nga Vuçiç. Por sëfundmi ai ishte i pari i listës prej 16 emrash, të cilët u sanksionuan nga SHBA. Biznesmen kontrovers, kriminel, organizator i barrikadave dhe mjeshtër i veriut të Kosovës…- kështu njihet në publik Zvonko Veselinoviç,…
Author: tirana
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Greqinë disa ditë më parë, ku Festimi, 40-vjeçari shqiptar nga Elbasani mbyti për vdekje gruan. Ai ka shfaqur pendesën përpara një gjykate të vendit fqinj, e ka treguar me detaje se si dhe pse e kreu vrasjen. Autori u shpreh se ishte penduar për veprimin e tij dhe pretendoi se ka humbur kontrollin kur 36-vjeçarja Elona është përballur me të dhe sipas tij e ka sharë duke i thënë se do të merrte fëmijët dhe do të largohej. “Nuk duroj që një grua të më shajë. Isha i inatosur kur ajo më ofendoi, e…
Ministri për Siguri i Bosnje e Hercegovinës, është akuzuar formalisht më 8 dhjetor për korrupsion dhe keqpërdorim, pas shitjes së parregullt të armëve dhe pajisjeve ushtarake një dekadë më parë. Në atë kohë, ministri aktual i Sigurisë mbante postin e Ministrit të Mbrojtjes. Gjykata kryesore e Bosnje e Hercegovinës, konfirmoi më 8 dhjetor ngritjen e aktakuzës kundër, Selmo Cikotic, duke e akuzuar për dëmtim të shtetit për rreth 5 milionë euro. Sipas aktakuzës, Cikotic kishte ndryshuar kushtet e kontratës tek pjesa e cila iu referohej “shkeljeve në procedurë të përcaktuar ligjërisht” për shitjen e armëve dhe pajisjeve ushtarake të vjetra…
Vllaznia fiton duelin me Partizanin në “Loro Boriçi” në një ndeshje mjaft të luftuar deri në shtesën e saj. Në 45 minutat e para shkodranët e drejtuar nga Thomas Brdaric krijojnë volum dhe shumë raste, por vetëm ai i minutës së 24 përfundon në rrjetë me autor Latifin, që rezultoi edhe goli i vetëm i ndeshjes që vlejti 3 pikë. Në pjesën e dytë gjithçka ishte më e ballancuar ku edhe Partizani pati rastet e tij për të barazuar, sidomos pas daljes së Krymit në minutën e 60-të me karton të kuq që e la skuadrën e tij me 10…
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Trebshtë të Bulqizës. Policia njofton se rreth orës 17:00 të kësaj të mërkure, një makinë, ka rënë disa metra poshtë rrugës, e si pasojë ka ndërruar jetë 17-vjeçari Florian Pupuleku, si dhe është dëmtuar rëndë një tjetër 20 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Njoftimi i Policisë: Bulqizë/ Informacion paraprak Rreth orës 17.00, në Trebisht, Bulqizë ka rënë disa metra poshtë rrugës një automjet dhe për pasojë dyshohet se ka humbur jetën shtetasi F. P., 17 vjeç, dhe është dëmtuar rëndë shtetasi E.…
Aktori Igli Zarka qëndroi pak ditë në shtëpinë e “Big Brother” por arriti të ketë kontakte me konkurrentët dhe t’i njohë sado pak. Ai u largua për shkak të një problemi shëndetësor, ndërsa sot i ftuar në “Ftesë në 5” dha mendimin për disa prej banorëve. Aktori tha se Donaldi ishte banori që i dha më shumë energji pozitive në shtëpi. “E kam vlerësuar shumë, pres të pi kafe me të kur të dalë”, u shpreh ai, ndërsa më tej komentoi dhe romancën që ka lindur në shtëpi mes Beatrix dhe Donaldit. Së pari, ai thotë se nuk sheh asnjë…
Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ka reaguar pas sanksioneve të SHBA të vendosura ndaj një grupi serb që vepronte në veri të Kosovës. Kim teksa shpërndan deklaratën e DASH, thekson se qeveria amerikane do të intensifikojë hapat për përgjegjësit e korrupsionit. ““Përpara Ditës Kundër Korrupsionit dhe Samitit për Demokraci, Thesari i SHBA OFAC lëshoi emërtimet e reja. Pas urdhrit ekzekutiv të Presidentit Biden, qeveria amerikane do të intensifikojë hapat për të mbajtur përgjegjës ata që janë të përfshirë në korrupsion ose minimin e demokracisë. Përcaktime publike të tilla ndonjëherë duan vite për t’u realizuar, por kur ndodhin janë shkatërruese. Nëse jeni…
Shirat e ditëve të fundit kanë lënë pas qindra hektarë tokë të përmbytura në fushën e Torovicës në Lezhë. Fermerët shprehen se dëmet janë kolosale në kulturat bujqësore, ndërsa përmbytjet janë të përvitshme, ndaj ka rënë interesi për të zhvilluar sektorin e bujqësisë. Në pamje nuk po shihni një liqen, por është Fusha e Torovicës në Lezhë. Ndonëse reshjet e shiut janë ndërprere prej dy ditësh, dhjetëra hektarë tokë bujqësore ndodhen nën pushtetin e ujit. Përmbytja po dëmton të mbjellat e dimrit, ndërsa fermerët thonë se kjo situatë është e vazhdueshme sa herë ka reshje të dendura shiu. “Është e…
Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se 2,317 testime kanë rezultuar 346 qytetarë të infektuar, teksa janë shënuar dhe 4 humbje jete në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga…
Nënkryetarja e PD, Jorida Tabaku pranon se situate në PD është e vështirë, për shkak të “luftës” që po zhvillon Sali Berisha për të marrë drejtimin e selisë blu. Gjithsesi, për Tabakun, luftën PD e ka me Edi Ramën dhe jo me Sali Berishën. Ajo deklaroi në emisionin “Zona Zero” në Top News se Kuvendi i datës 18 dhjetor, i thirrur nga Basha, do të ketë një pjesëmarrje masive. Ndryshe nga Kuvendi i thirrur nga Berisha që do të mbahet në stadiumin “Air Albania”, Basha ka zgjedhur Pallatin e Kongreseve. “Kemi një sfidë përpara nesh. Është një situatë e vështirë.…
Një përplasje e re ka nisur brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP’, pas një batute që Iliri hodhi për Claudion, e cila nxiti reagimin e revoltuar edhe të Antonelës. Ajo e ka akuzuar balerinin për bullizim ndaj Claudios me pasojë edhe ofendimin e tij.Pas këtij fërkimi, ka qenë Iliri i cili mëngjesin e sotëm ka komentuar gjithë situatën e krijuar. ‘’Kush është Antonela që vjen dhe më kërkon llogari mua? Ajo ta harrojë që me mua mund të kapet për çorape dhe budallallëqe. Kushdo që të ketë diçka me mua le të vijë të ma sqarojë përballë. Unë e kisha…
Të shkathët dhe me artikulim shumë të mirë, BINJAKËVE u pëlqen të marrin përgjegjësi dhe t’i çojnë deri në fund detyrat e tyre dhe janë jashtëzakonisht bindës në ato që thotë (sepse nëse një Binjak ka një mendim, nuk ka Zot që ta ndryshojë). Simboli i Binjakëve në zodiak qëndron për binjakët mitologjikë Castor dhe Pollux. Ata përfaqësojnë edhe dy anët e personalitetit. Binjakët janë përherë rinorë. Shpirti i tyre nuk plaket kurrë dhe sjellja e tyre është plot jetë dhe kështu qëndron deri në fund. Ata janë gjithmonë në kërkim të diçkaje që t’u stimulojë mendjen dhe imagjinatën. Të…