Author: tirana

Kometa Leonard ndoshta do të bëhet e dukshme edhe me sy të lirë pak pas 12 dhjetorit, kur do të jetë më afër Tokës, pa paraqitur asnjë rrezik, sipas Agjencisë Evropiane të Hapësirës (ESA), e cila lëshoi ​​një foto të kometës nga një teleskop. Fotografia është një përbërje prej 90 imazhesh të marra me teleskopin spanjoll Calar Alto Schmidt më 7 dhjetor nga Qendra e Koordinimit të Objekteve Afër Tokës (NEOCC), e cila është pjesë e Zyrës së Mbrojtjes Planetare të ESA. Përveç bërthamës së ndritshme të kometës, mund të shihet edhe bishti i saj i gjatë. Kometa, e cila…

Read More

Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka shpërndarë mesazhin e sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken për korrupsionin. “Duke punuar së bashku, ne do të ndalojmë aktorët e korruptuar të veprojnë pa u ndëshkuar”, deklaroi Blinken. “Departamenti i Shtetit rikonfirmon angazhimin tonë për të gjithë ata që punojnë për të ndërtuar transparencë dhe llogaridhënie në mbarë botën. Urime Kampionëve tanë Antikorrupsion 2021. Liria e medias luan një rol të domosdoshëm në informimin e publikut, për t’i mbajtur qeveritë përgjegjëse dhe për të treguar histori që përndryshe nuk do të tregoheshin. SHBA do të vazhdojë të mbrojë punën e guximshme dhe të…

Read More

Donaldi i është kthyer në të njëjtën mënyrë Semi Jaupajt, shoqes së ngushtë të ish të dashurës së tij, Bora Zemanit. Ishte Semi ajo që e para ia hoqi follow-in pas puthjeve dhe përqafimeve që ai shkëmbeu me këngëtaren Beatrix Ramosajt. Në të njëjtën mënyrë ka vepruar edhe Donaldi. As Donaldi nuk e ndjek më Semin në Instagram. Follow-in asaj ia ka hequr vëllai i tij, Romeo, i cili ia menaxhon llogarinë që nga hyrja e tij në Big Brother VIP. Kujtojmë se në natën e spektaklit ku Donaldi pranoi publikisht që i pëlqente Triksa, Semi nuk e priti aspak…

Read More

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba i tha Reuters të mërkurën se bisedimet midis presidentit amerikan Joe Biden dhe presidentit rus Vladimir Putin kishin mundësuar një de-përshkallëzim të situatës. Në reagimin e parë të një zyrtari të lartë ukrainas në lidhje me video-telefonatën e së martës mes Biden dhe Putin, Kuleba përshëndeti përpjekjet e SHBA-së për ta sjellë Rusinë në tryezën e bisedimeve. Por ai shtoi se prioriteti ishte hartimi i një pakete parandaluese për të shmangur Moskën nga çdo përshkallëzim i mëtejshëm ushtarak. Ukraina dhe aleatët e saj të NATO-s kanë dhënë alarmin për lëvizjet e trupave ruse…

Read More

Artan Fuga thotë se shqiptarët janë një popull frikacak, që gjithmonë janë fshehur dhe janë sunduar nga më të fortët. Postimi i plotë: Të sunduar, asnjëherë sundues! Ne jemi popull i vogël që në histori më së shumti na kanë shtypur dhe kemi qenë të detyruar të ulim kokën. Kuptoheni drejt këtë. E them sepse jemi nanurisur me fjalët e zyshave që në vogëli sikur e kemi çarë historinë me shpatë në dorë! Cfarë shpate se! Ne jemi strukur nga të tjerët pas maleve deri në breg të detit, dhe poqese shtetet do të ngriheshin edhe mbi ujë, rrezik te…

Read More

Legjenda e futbollit brazilian Pele është shtruar në spital për trajtimin e një tumori të identifikuar në zorrën e trashë. 81-vjeçari kampion i botës tre herë u shtrua në spital në Sao Paulo për vazhdimin e trajtimin të tumorit të zorrës së trashë të identifikuar në shtator të këtij viti. Në një deklaratë, stafit mjekësor i tij, tregon se Pele është në gjendje të qëndrueshme dhe së shpejti pritet të dalë nga spitali. “Pacienti është stabil dhe pritet të lirohet në ditët në vijim”, shprehet stafi mjekësor. Pele iu nënshtrua një operacioni për tumorin më 4 shtator, duke kaluar një…

Read More

Papa Françesku ka deklaruar se seksi jashtëmartesor nuk është “mëkati më i rëndë”. Gjatë një deklarate për gazetarët ndërsa udhëtonte nga Italia në Greqi, kreu i Kishës Katolike, u shpreh: “Mëkatet e trupit, s’janë më të rëndat, por krenaria dhe urrejtja.” Papa u pyet gjithashtu në lidhje me dorëheqjen e Kryepeshkopit të Parisit, Michel Aupetit, pasi një revistë franceze pretendoi se ai kishte pasur marrëdhënie intime me një grua. Ndërkohë, kryepeshkopët dhe anëtarët më të lartë të Kishës Katolike ndjekin beqarinë klerikale, që do të thotë se nuk kryejnë marrëdhënie seksuale dhe nuk tundohen nga seksi. “Ne të gjithë jemi…

Read More

Ish-kreu i Bindjes Demokratike Astrit Patozi e sheh debatin brenda Partisë Demokratike si një hap pozitiv në raport me atë që ai e cilësoi gjumi letargjik i Partisë Demokratike. Patozi tha në Publikisht në RTSH se Basha dhe Berisha i kishin borxh partisë që të bashkoheshin në një kongres.“Më mjafton fakti që atje po debatohet. Por qëllimet nuk besoj se janë të mira. Qëllimet janë personale. Kanë pasur një ndërmarrje ku kanë qenë bashkë aksioner dhe duan të jenë aksioner i vetëm. Por brenda kësaj mjafton që disa tema po lëvizin dhe disa tema po kapërcehen. Produkti që po del…

Read More

Dashi Kohët e fundit keni qenë shumë të stresuar, por duhet të bëheni më të fortë. Ju dëshironi të ecni me ritme të shpejta dhe për këtë arsye i nënvlerësoni detajet. Kjo mënyrë mund t’ju shkaktojë disa pengesa prej pakujdesisë, por nuk do të jetë asgjë për tu shqetësuar. Demi E mira është që të mos provokoheni gjatë orëve në vijim. Me shumë mundësi, duhet të sqaroni shumë gjëra. Kjo ditë do të jetë e lodhshme, por në të njëjtën kohë edhe produktive. Ndërkohë këshillohet që të jeni të kujdesshëm me Ujorin dhe Akrepin. Binjakët Gjatë kësaj jave keni pasur…

Read More

Në Kosovë nuk është shënuar asnjë viktimë në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se nga 2,288 teste të realizuara, kanë rezultuar pozitivë për COVID 10 qytetarë. Sakaq numri total i rasteve aktive është 319. Njoftimi-08 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.236 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.633.364 doza të vaksinës. Deri më sot 768.814 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 2.288 testime,…

Read More

Disa orë pas arrestimit të tij në aeroportin e Parisit në Francë, autoritetet kanë liruar te dyshuarin për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi. Burimet franceze e quajtën të martën njeriun si Khalid Alotaibi, me të njëjtin emër si një ish-anëtar i Gardës Mbretërore Saudite i listuar në dokumentet e sanksioneve të SHBA-së dhe Britanisë dhe në një raport nga OKB-ja si i përfshirë në vrasjen e Khashoggi në Turqi. Ambasada saudite në Paris tha se personi i arrestuar nuk ka asnjë lidhje me rastin në fjalë. Një burim sigurie në Arabinë Saudite shtoi se “Khaled Alotaibi” ishte një emër shumë…

Read More

Gjatë spektaklit të së martës në shtëpinë e Big BrotherVIP produksioni ka zgjedhur të bëjë një lojë me banorët, duke future brenda binjakun e Donaldit, Romeon për të parë nëse do e njihnin apo jo. Duket se fillimisht banorët nuk e dalluan, megjithse pak disa minutash ka qenë Einxhel e para që e vuri re ndryshimin. Por ajo çfarë ra në sy mbrëmë është se Donaldi pas një jave është kthyer që të flejë në një krevat me Dj PM dhe jo me Beatrixin siç kishte ndodhur këto ditë. Ndërkohë, mbrëmë gjatë spektaklit, Donaldi dhe Beatrix u pyetën se si…

Read More