Mënyra më natyrale dhe e shijshme për të mbrojtur trupin është konsumi i portokallit. Duke e përfshirë në dietën tuaj të përditshme do të ndjeni, vitalitet dhe mirëqenie, ndërsa vitamina C do t’ju ndihmojë të ndiheni euforikë. Lëngu i portokallit rekomandohet nga dietologët si një nga pesë vaktet e ditës për funksionimin e duhur të trupit dhe metabolizmin. Mëngjesi është koha më e mirë për një lëng natyral portokalli, sipas ekspertëve, pasi aktivizon mendjen, rrit vigjilencën mendore dhe aftësinë për t’u përqendruar. Studimi i ri tregoi se njerëzit që pinë një lëng me mëngjes kanë tendencë të jenë shumë më…
Author: tirana
Dy persona janë arrestuar ndërsa tre të tjerë janë proceduar penalisht në Berat pasi ushtronin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit online. Mësohet se në pranga kanë rënë L.V., 53 vjeç, dhe F.K., 36 vjeç, pasi gjatë kontrollit në ambjentet e lokalit në pronësi të L.V u konstatua duke vendosur lloto F.K. Ndërsa tre të tjerë janë proceduar penalisht për të njëjtën arsye, A.K., 20 vjeç, V.B., 46 vjeç dhe D.P., 21 vjeç, banues në Dimal.
Pas përfundimit të spektaklit të “Big Brother VIP”, duket se thuajse të gjithë banorët janë përfshirë në një debat të ashpër. E tema kryesore e atij debati ishte balerini i njohur, Ilir Shaqiri, dhe strategjitë që ai po ndjek në lojë. Sipas Einxhelit, njerëzit mbase po e pëlqejnë lojën e tij, po tregohet i zgjuar. Nga ana tjetër, Arjola ishte ajo më e sulmuara gjatë kësaj bisede, teksa u akuzua nga banorët si partnere dhe mbështetëse e Ilirit. Ndërsa Donaldi ishte ai i cili i nervozuar dhe i revoltuar iu drejtua Arjolës me këto fjalë: “Dihet loja e tij, ai…
Një drejtues mjeti nga Tirana është gjobitur me 100 mijë lekë të vjetra nga Policia Rrugore dhe i është hequr patenta për 6 muaj, për shkak se udhëtonte në Kombinat me fëmijën e mitur në prehër dhe pa pajisje fiksuese të posaçme për të. Gjithashhtu, drejtuesit të mjetit i janë zbritur dhe 3 pikë nga leja e drejtimit. Shtetasi Tahir J. duke drejtuar mjetin e tij tip Citroën është ndaluar nga shërbimet e Policisë Rrugore në rrugën “Llazi Miho” në Kombinat. Efektivët kanë konstatuar se ai mbante në prehër fëmijën, pa pajisje fiksuese, ndërsa vetë kishte vënë rripin e sigurimit.
Një 0-0 me Benfikën nuk ishte mjaftueshëm që Barça të përmbushte objektivin dhe duhet të presë të vulosë kalimin në fazën eliminatore të Champions League për të 17-in sezon radhazi në fushën e vështirë të Bayern Munichut . Katalanasit janë kanë dy pikë më shumë se Benfica, por portugezët mund të kualifikohen nëse fitojnë ndaj Dinamo Kiev dhe Barcelona humb ose barazon në Mynih. Barazimi dhe madje disfata në Bavari do t’u shërbente katalanasve vetëm nëse Benfica nuk fiton. Kjo do të thotë, nëse portugezët fitojnë dhe Barça jo , do të rikthehet në 1/16 finale të Europa League dhe…
Dejan Kulusevski është objektivi numër 1 i Arsenalit për të përforcuar sulmin. Sipas “La Repubblica”, klubi londinez do ta tentojë suedezin bardhezi që në merkaton e janarit. Një ofertë prej 30 milionë euro, plus 5 bonuse është gati për Juventusin, ndërsa bardhezinjtë duan të paktën 40 milionë euro.
Irlanda ka miratuar vaksinimin e fëmijëve të moshës 5 deri në 11 vjeç. Rreth 480,000 fëmijë të shkollave fillore në Republikën Irlandeze do të mund të vaksinohen kundër Covid. Fushata e imunizimit pritet të fillojë në janar. Rikujtojmë se Irlanda filloi vaksinimin e fëmijëve të moshës 12 deri në 15 vjeç në gusht. Vendimi për vaksinimin e kësaj grupmoshe erdhi pas rritjes së rasteve kryesisht në mesin e fëmijëve. Irlanda ka regjistruar 602,726 raste dhe 5,707 viktima që nga fillimi i pandemisë.
Aktorja Adriana Matoshi ka reaguar për herë të parë pasi dol inga operacioni një javë më parë. Ajo iu nënshtrua ndërhyrjes pas ii ishte rikthyer tumori në tru. Në një postim në Facebook ditën e sotme, Adriana ka shkruar se mesazhet, thirrjet e dedikimet që lexonte gjithandej i kanë thënë forcë. Në fund ajo shprehet se e mbajti premtimin dhe u kthye. Postimi i plotë: Gjithmonë e kom ditë që jemi popull i bashkum, popull që e zgjasim dorën kur duhet, po asniher nuk kisha besu sa shumë ndikojnë psiqikisht edhe shpirtnisht krejt ato thirrje, mesazhe, komente e dedikime pafund…
Konsumi i drogës po rritet në mënyrë të frikshme në qytetin e Elbasanit. Me shqetësim mjekët flasin për konsumimin e këtyre substancave nga dy kategori delikate, sikundër janë adoleshentët dhe gjinia femërore”. Rastet më flagrante të konsumimit të lëndëve narkotike në Elbasan janë regjistruar te fëmijët e moshës 12 vjec, të cilët i konsumojnë në rrugicat e lagjeve, madje dhe në mjediset shkollore. Mjekja toksikologe pranë spitalit rajonal Miga Matraku flet me shqetësim që gjithnjë e më shumë pre e fenomenit negative janë bërë edhe vajzat. “Ka rritje të përdoruesve dhe sidomos të adoleshentëve dhe femrat. Rrisqet janë të shumta…
Antonela ka shpërthyer në lot teksa bisedonte me Einxhel në lavanderi. Duket se ish-konkurrentja e “Për’puthen” nuk e ka pritur aspak mirë nominimin, e aq më pak kur doli më pak e preferuara javën që kaloi nga vetë banorët. Teksa bisedonte me moderatorën e njohur, Antonela shprehet se del keq gjithmonë ajo kur bën debate me të tjerët. Biseda mes Antonelës dhe Einxhël: Antonela: Nuk më ka ndodhur ndonjëherë që të më zgjedhin si pa të pëlqyer dhe për mua ishte bombë e gjithë ajo puntatë. Einxhel: Kush të gjithë? Antonela: Të gjithë Einxhel: Nuk ishin të gjithë, tre vota…
Ish-kreu i Bashkisë së Lushnjës i arrestuar për abuzim me tenderat ka çuar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e qeverisë për shkarkimin nga posti. Tushe u arrestua me 6 korrik së bashku me disa zyrtarë të tjerë për “Shpërdorim detyre”. Ai ka firmosur tenderin korruptiv me vlerë rreth 23 milion lekë për rehabilitimin e një kanali ujitës në fshatrat Bishqethëm dhe Bitaj. Pas arrestimit këshilli i ministrave e shkarkoi nga detyra, ndërsa vetë kryeministri Edi Rama aso kohe deklaroi se PS nuk do t’ju dalë në mbojtje politikanëve të korruptuar. Tushe ka kërkuar disa herë zbutje të masës së sigurisë nga…
‘Festë e madhe’, kështu do të jetë 8 dhjetori shprehet Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali. Në një status në ‘Facebook’, Spiropali shkruan se 8 dhjetori do të jetë një festë kthese, ku sipas saj fantazmat propagandistike të komunizmit apo idhujt e rremë të tranzicionit do të përbuzen nga qytetarët. “8 Dhjetori do të jetë Festë e madhe, Festë kthese, kur fantazmat propagandistike të komunizmit, idhujt e rremë të tranzicionit, gjuhët e vrazhda që godasin kundërshtarët duke ndotur ambientin e bashkëjetesës, lufta e paskrupullt për pushtet, përçarja dhe urrejtja, do përbuzen nga shumica e qytetarëve të vendit tonë në…