Ish-deputeti i PD-së Mark Marku tha sot në përkujtimin e ‘8 dhjetorit’ 1990 se studentët e asaj kohe ishin mëse normale, siç ishte dhe vetë duke shtuar se demokracia nuk u fitua me dhunë por me mendim kritik. Ai tha se nuk duhen trajtuar si heronj dhe se pas 31 vitesh Shqipëria gjendet akoma në një situatë ku njerëzit kanë frikë të bëjnë revolucion dhe nuk heqin dorë nga kulti i individit. Në momentin që Partia Demokratike do të ç’rrënjoste këtë mënyrë të të menduarit, atëherë do të shkonte drejt fitores sipas tij. Marku theksoi se Partia Demokratike rrëzoi komunizmin…
Author: tirana
Kur kanë kaluar rreth dy javë pasi është marrë vendimi që policët në të gjithë vendin t’u nënshtrohen testit të drogës, kanë dalë edhe rezultatet e para. Këtij testi iu janë nënshtruar 115 efektivë të Vlorës nga te cilët 6 kanë rezultuar pozitivë. Për këta efektivë ka nisur hetimi disiplinor. Javën e ardhshme pritet që kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano të bëjë publike rezultatet zyrtare për testin e drogës të uniformave blu, ndërkohë që, numri i efektivëve që kanë rezultuar pozitivë në rang qarku mësohet se ka shkuar në 15 duke përfshirë bashkitë dhe komisariatet e Policisë së…
Donaldi u surprizua spektaklin e mbrëmshëm nga vëllai i tij binjak. Pak ditë më parë edhe nga prindërit. Më herët ka takuar edhe Bora Zemanin. Kaq shumë supriza duket se i kanë rënë në sy publikut dhe një ndjekëse i ka shkruar Arbana Osmanit. “Një pyetje: Futja e Romeos për t’i dhënë mesazh është? Përse u dashka gjithë ky suport ndaj tij, vendosni banorët në kushte të barabarta, sepse është i vetmi që ka marrë disa sinjale ose mesazhe…”, shkruan ndjekësja. Mirëpo Arbana, i ka kthyer një përgjigje shkurt dhe prerë. “Një përgjigje: Këtu nuk komentohet Big Brother”, shkruan moderatorja.
Nuk ka ditë të qeta në shtëpinë e “Big Brotheri”, zënkat mes banorëve janë të shpeshta. Ketë herë protagonistet e sherrit janë Antonela dhe Monika dhe fjala kyç e tij jështë “këpucë”! Antonela reagoi e revoltuar pasi Monika shtyu siç thotë ajo këpucët e saj të shtrenjta 800 euro. Megjithëse Monika fillimisht e kundërshtoi në fund i ka kërkuar falje, ndërsa Einxhel u fut në mes për të qetësuar situatën. Biseda: Antonela: Monik, më fal! Bëjnë 800 euro ato këpucë që ti po i shkel me këmbë. Monika: Jo, nuk i shkela, i shtyva. Antonela: Si nuk i shkele o shpirt, hapu një…
Nga Owen Jarus Për më shumë se 1 mijë vjet, faraonët egjiptianë ndërtuan piramida dhe shpesh varroseshin nën ose brenda tyre. Faraonët egjiptianë ndërtuan piramida midis kohës së sundimit tëfaraonit Xhozer (vitet 2630-2611 Para Krishtit), që ndërtoi një piramidë me shkallë në Sakara, dhe deri në kohën e mbretit Ahmos I (1550-1525 Para Krishtit), që ndërtoi piramidën e fundit mbretërore të njohur në Abidos. Këto piramida të famshme simbolizonin fuqinë dhe pasurinë e faraonëve, si dhe promovuan besimet e tyre fetar. Por pse egjiptianët e lashtë ndaluan ndërtimin e piramidave menjëherë pasi filloi e ashtuquajtura epokë e Mbretërisë së Re?Në…
Policia e Elbasanit ka çuar në pranga 4 persona dhe pa proceduar penalisht një tjetër për disa vepra të ndryshme penale. Mes të arrestuarve është një 32-vjeçar, i cili shkaktoi një aksident me pasojë plagosjen e një 21-vjeçari, i fundit ky që ndodhet në spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën. I plagosuri është proceduar penalisht për kryerjen e veprës penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. “Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Elbasan bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, të shtetasit L. N., 32 vjeç, banues në Librazhd, dhe…
Preç Zongaj, ish-pjesëmarrës në Lëvizjen e 8 dhjetorit, teksa përkujton Lëvizjen Studentore, ka bërë refleksione mbi gjendjen ku ndodhet PD sot. I pranishëm në aktivitetin për Ditën e Rinisë tek ‘ArTurbina’ tha se PD duhet të zgjidhë dualizmin me lidershipin. Sipas Zogaj, partia nuk mund të shkojë drejt fitores kkur ndodhet në situatën që kryetari nuk bëhet kurrë kryetar dhe as ish-kryetari nuk ikën. Sipas Zogaj, pas distancimit nga Sali Berisha, është hera e parë që SHBA shpreh plotësisht mbështetjen e saj për PD, ndërsa bën thirrje për bashkim. “Jam themelues i orëve të para të PD, me Sali Berishën…
Sot shënohet Dita Kombëtare e Rinisë, e teksa përkujtohet 8 Dhjetori i Lëvizjes Studentore, për herë të parë PD feston e ndarë mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës. Basha është i pranishëm në aktivitetin për Ditën e Rinisë tek ‘ArTurbina’, ku do të mbajë edhe fjalën e tij, ndërsa Berisha do të zhvillojë një takim në Qytet Studenti, ku edhe do të mbahen homazhe tek shtatorja e Azem Hajdarit. Aktivitetin e PD-së te ‘Art Turbina’ e nisi deputetja Flutura Açka, e cila tha se 8 dhjetori është një ditë që njerëzit të kujtojnë se liria nuk vjen lehtë dhe pa…
Nga Lorenc Vangjeli Nëse Shqipëria do të ishte ende nën komunizëm, me të gjitha gjasat, Sali Berisha do të ishte anëtar i byrosë politike të PPSH-së prej 25 vjetësh, kurse Edi Rama do të ishte në vitin e 17-të të burgut. Ilir Meta do të ishte drejtor i ndërmarrjes artistike Migjeni, kurse Lulzim Basha, ende pa i dorëzuar asnjë fije floku thinjave, do të ishte zëvendës i Pandi Majkos, sekretar i komitetit të rinisë, pavarësisht se ishte thinjur që në rini. Një pjesë e madhe e anëtarëve të kabinetit qeveritar do të ishin mësues shkollash tetëvjeçare në pritje për t’u…
40-vjeçari shqiptar që mbyti gruan me duart e tij mëngjesin e së dielës është shfaqur i penduar përpara gjykatës në Greqi. Autori u shpreh se ishte penduar për veprimin e tij dhe pretendoi se ka humbur kontrollin kur 36-vjeçarja është përballur me të dhe sipas tij e ka sharë duke i thënë se do të merrte fëmijët dhe do të largohej. “Nuk duroj që një grua të më shajë”, mësohet se ka thënë autori në polici. “Isha i inatosur kur ajo më ofendoi, e kapa nga fyti dhe e mbyta. U turbullova dhe e mbyta kur më shau nënën time”…
I pranishëm në Qytet Studenti, aty ku nisi Lëvizja Studentore, Presidenti Ilir Meta tha se 8 Dhjetori është dita për të vlerësuar Azem Hajdarin dhë të gjithë studentët. Sipas tij është koha që të rikthehet Shqipëria në shinat e vërteta të demokracisë. “Është dita për të vlerësuar, në mënyrë të veçantë heroin e çmuar të Azem Hajdarit, por edhe të gjithë studentët e tjerë që dhanë jetën për lirinë dhe demokracinë, dhe njëkohësisht të gjitha ata që kurrë nuk i tradhëtuan idealet e dhjetorit, të pluralizmit, të demokracisë. Tani është kohë që ta rikthejmë Shqipërinë në shinat e vërteta të…
Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me përgatitjen për atentatin e parandaluar nga policia e Lezhës nga një grup trafikantësh në Lezhë. Mësohet se përveç 27-vjeçarit, Mark Lamkja, edhe Edmir Vlashi, 31 vjeç, ishin dhëndurët e Nikoll dhe Marie Markut, të cilët e shfrytëzonin lokalin e vjehrrëve të tyre si bazë për grupin e vrasësve me pagesë. Bëhet me dije gjithashtu se arsyeja e atentatit të mbetur tashmë në tentativë janë konfliktet e drogës në Belgjikë. Si do të ndodhte atentati Sipas uniformave blu 2 persona Hektor Ndoka. dhe Edmir Vlashi, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin planifikuar të kryenin…