Author: tirana

Nga nesër do të fillojë aplikimi i dozës përforcuese dhe dozës së tretë të vaksinës kundër koronavirusit. Doza përforcuese u jepet personave të cilët i kanë marrë dy doza të vaksinës kundër COVID-19, por tek të cilët me kalimin e kohës imuniteti i tyre vjen duke rënë. Doza përforcuese jepet 6 muaj pas marrjes së dozës së dytë. Ndërsa doza e tretë u jepet personave të cilët i kanë marrë dy dozat e vaksinës kundër COVID-19, por tek të cilët nuk është zhvilluar imuniteti i duhur, si pasojë e imunitetit të dobët të tyre apo sëmundjeve shoqëruese me rekomandim të…

Read More

Një 55-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi merrej me trafikim të qenieve njerëzore dhe gjatë transportit të disa emigrantëve shqiptarë me jahtin e tij ka rrezikuar jetën e tyre. Mediat e huaja bëjnë me dije se James Wisbey u përpoq t’i kalonte emigrantët përtej Kanalit Anglez nga Franca përmes një stuhie dhjetorin e kaluar, por u përmbyt në Teignmouth. Rojet bregdetare kishin monitoruar jahtin, ndërkohë policia dhe zyrtarët e emigracionit i arrestuan ata menjëherë. Mediat raportojnë se emigrantët kishin paguar 20 000 mijë euro bandave shqiptare për të bërë këtë udhëtim të paligjshëm nga brigjet franceze. Ndër të…

Read More

Politikani Nard Ndoka ishte i ftuar special ditën e sotme në ‘Ndryshe’, në Top Albania Radio. Ndoka, i cili ju përgjigj pa asnjë ngurrim disa pyetjeve shumë pikante nga prezantuesit, Salsano dhe Adi, foli për gjithçka rreth politikës, nisur nga mendimi i tij për situatën Berisha-Basha që po kryeson vëmendjen e mediave dhe duke vazhduar me Edi Ramën. Por, politikani nuk mundi t’i shpëtonte pyetjes së momentit në lidhje me ‘trekëndëshin’ Bora-Donald-Beatrix! “E kam ndjekur nëpër rrjete sociale. Me Donaldin, jam njohur nga një emision, ishte tip interesant. Kështu si e ka marrë do vazhdojë edhe me burrat (qesh)”, tha…

Read More

Një 68-vjeçar është gjetur i pajetë në rrugë në Kakavijë të Gjirokastrës. Trupi i tij është konstatuar nga shërbimet e patrullës së kufirit të gjelbër. Nga këqyrja paraprake në trupin e të riut nuk janë konstatuar shenja dhune. “Më datë 08.12.2021, rreth orës 08:30, nga shërbimet e patrullës së kufirit të gjelbër Kakavije, në rrugë, në fshatin Kakavije, Gjirokastër, është gjetur i pajetë, shtetasi P. S., rreth 68 vjeç, banues në Gjirokastër. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk vërehen shenja dhune. Gjithashtu nga veprimet paraprake hetimore, dyshohet se vdekja mund të jetë shkaktuar nga shkaqe natyrore. Grupi hetimor ndodhet në…

Read More

Mbrëmjen e 8 dhjetorit 2021 i riu Klodian Rasha u qëllua nga oficeri Nevaldo Hajdaraj, duke ndërruar jetë në vend. Ngjarja e rëndë ndodhi në afërsi të banesës së tij. Klodiani ishte parë në rrugë nga oficeri Nevaldo Hajdaraj, kohë kur kishte hyrë në zbatim ora policore, dhe menjëherë ky i fundit ishte nisur për ta ndjekur. Ndërsa Klodiani zgjodhi që të vraponte, nga pas shpine oficeri e qëlloi me armën e shërbimit duke i marrë jetën. Sot kur ka kaluar një vit nga vrasja e Klodian Rashës, babai i tij ka kërkuar nga shteti zbardhjen e ngjarjes dhe të…

Read More

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përkujton Lëvizjen Studentore të 8 Dhjetorit 1990, duke e cilësuar këtë si ditën që ndau të shkuarën nga e ardhmja dhe ndryshoi përgjithmonë historinë e Shqipërisë. Në një postim në “Facebook”, kryedemokrati Basha shkruan se edhe 31 vite pas kësaj lëvizjeje thirrja për Shqipërinë si gjithë Europa mbetet një kushtrim për të përmbushur amanetin e të rinjve dhe të rejave që sakrifikuan për liri e demokraci. “8 Dhjetori 1990, është dita që ndau të shkuarën nga e ardhmja dhe ndryshoi përgjithmonë historinë e Shqipërisë🇦🇱 31 vite më vonë, thirrja për Shqipërinë si gjithë Europa…

Read More

Disa persona janë shoqëruar për verifikim në policinë e Fierit pasi dyshohet se janë përfshirë në një skemë vjedhje të naftës bruto në zonën naftëmbajtëse Visokë-Qafë Kash, nën administrimin e Albpetrol. Dyshimet janë se nafta bruto mund të jetë vjedhur me autobote, të cilët duhet të pomponin ujë në shtresat e nëntokës, proces teknologjik që kryhet në shtresat e nëntokës. Dyshimet janë se në vend të pompimit të ujit, autobotet kanë marrë naftë bruto. Lidhur me këto dyshime drejtuesit e autoboteve, bashkë me mjetet përkatëse janë shoqëruar në mjediset e Drejtorisë së Policisë së Fieri ku do të verifikohet gjithçka…

Read More

Nard Ndoka foli sot për gjithçka rreth politikës, nisur nga mendimi i tij për situatën Berisha-Basha që po kryeson vëmendjen e mediave dhe duke vazhduar me Edi Ramën. Çfarë mendimi ka z. Ndoka lidhur me Bashën dhe gjithë situatën e krijuar në PD, teksa ka folur me superlativa për ish- kryeministrin, Sali Berisha dhe presidentin Ilir Meta? “Luli mbeti një kastravec në hije. Për 8 vite kishte alternativa të tjera brenda PD-së. Basha u bë lider në mënyrë artificiale. Vetëm një herë t’i bërtasë Berisha (Gazmend Bardhit dhe Lulzim Bashës) ata ikin vetë, janë pesha të lehta si politikanë dhe…

Read More

Më 8 dhjetor, Olaf Scholz do të zgjidhet kancelar i Gjermanisë dhe do të udhëheqë një koalicion të qendrës së majtë, teksa Angela Merkel po tërhiqet nga politika. Scholz 63 vjeç, do të zgjidhet kancelar me mandat katërvjeçar nga Bundestagu dhe më pas do të betohet para presidentit gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Kancelari i ri i Gjermanisë udhëhoqi Socialdemokratët (SPD) drejt fitores në zgjedhjet e 26 shtatorit, duke dërguar në opozitë, për herë të parë pas 16 vjetësh, Demokristianët e Merkelit. Gjatë kohës sa Merkel ishte kancelare, Scholz ka shërbyer në kabinetin e saj në postin e ministrit të Financave dhe…

Read More

Dy vëllezër në Greqi kanë ndërruar jetë për shkak të COVID disa orë njëri pas tjetrit. Mediat bëjnë me dije se ata ishin shtruar prej disa javësh në spitalin e Rios. Pasditen e të hënës u nda nga jeta 64-vjeçari Spyros Tsakas ndërsa pak orë më vonë u shua edhe vëllai i tij Nikos Tsakas. Sipas mediave greke dy vëllezërit jetonin në një shtëpi dhe të dy ishin të pavaksinuar. Ata u prekën nga COVID në të njëjtën kohë. Që në fillim mjekët e kishin vlerësuar shumë të rëndë gjendjen e vëllait të madh, por ishin optimistë se Nikos do…

Read More

Ambasada amerikane ka uruar të rinjtë shqiptarë për 8 dhjetorin. Selia diplomatime me një postim në rrjete sociale, shkruan se kjo ditë është në nderim të studentë që protestuan 31 vite më parë kundër një prej regjimeve më mizore të Europës. Ambasada amerikane shkruan se SHBA është krenare që ka qëndruar në krah të popullit shqiptar që atëherë do të vijojë të qëndrojë krah saj dhe në të ardhmen. Postimi i Ambasadës amerikane: Sot, ne nderojmë studentët guximtarë të cilët 31 vjet më parë protestuan sypatrembur kundër një prej regjimeve më mizore të Europës, duke kërkuar fundin e komunizmit dhe…

Read More