Me debat dhe konflikt fizik është zhvilluar ditën e sotme seanca plenare në Turqi, ku po diskutohej për buxhetin. Gjithçka nisi teksa në komisionet përkatëse po diskutohej për Projektbuxhetin 2021, ku deputetët e partisë në pushtet AK u përplasen me grushte dhe shkelma me deputetët e opozitës turke, CHP. Debati ndodhi në pak sekonda sa as garda nuk arriti që të mbante deputetët që të arrinin deri aty. Pas përplasjes menjëherë kryetari i Parlamentit njoftoi se seanca do të ndërpritej deri sa situata të qetësohej.
Author: tirana
Një atentat mafioz i planifikuar për t’u kryer në Tiranë, në shënjestër të të cilit ishte Prend Paluca, u parandalua nga policia e Lezhës. Edmir Vlashi dhe Hektor Ndoka, baxhanakë me njëri-tjetrin, personat që do të kryenin vrasjen, janë shpallur në kërkim, ndërsa në pranga përfunduan 3 persona të tjerë bashkëpunëtorë me ta, pronarë të një lokali që përdorej si bazë armatimi dhe dhëndri i tyre. Nga hetimet policia zbuloi se në 2017 në Belgjikë, Edmir Vlashi i grabiti një sasi të madhe droge Prend Palucës. Prej asaj kohe, mes tyre lindi një konflikt i ashpër. 31-vjeçarët Hektor Ndoka dhe…
Vokalistja Mira Konçi dhe kitaristi, Faton Macula kanë ndarë me publikun këngën e tyre të re.Konçi dhe Macula kanë sjellur një version të veçantë të këngës së grupit ‘Gjurmët’, ‘Era’. Kaq e lumtur qe po ndaj me ju kete emocion”, shkruan Mira Konçi në rrjetet sociale. Kujtojmë se kjo këngë ka një tjetër peshë për Mira Konçin pasi mban emrin e vajzës së saj dhe Shpëtim Saraçit, “Era”.
Presidenti amerikan, Joe Biden, i ka treguar drejtpërdrejt homologut rus, Vladimir Putin, se si Shtetet e Bashkuara dhe aleatët evropianë do të përgjigjen, nëse Rusia e pushton edhe më tej Ukrainën, sipas këshilltarit për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan. Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Ukrainë publikoi një deklaratë të këshilltarit për Siguri Kombëtare të Presidentit Biden, Jake Sullivan, i cili dha hollësi rreth bisedës mes dy presidentëve. “Presidenti Biden e përsëriti përkrahjen e ShBA-së për Ukrainën. Ai i tregoi drejtpërdrejt Putinit se si Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë evropianë do të përgjigjeshin, nëse Rusia e pushton më tej Ukrainën.…
Fatmira Hajdari bashkë me djalin e saj të vogël Azem Hajdari i cili mban emrin të atit, të konsideruar si pishtari i demokracisë kanë shkuar në takimin e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha për ditën e Rinisë. Në fjalën e tij Azem Hajdari tha: “Kjo përrallë që e kam dëgjuar aq shumë herë, kuptoja që ishte reale dhe këta njerëz luftuan ndaj komunizimit. Dua t’ju them se shpresoj që kjo ditë dhe babai im të jetë frymëzim. Unë nuk e mendoja që kjo ditë se do të vinte kjo ditë e njerëzit do të mblidheshin sërish kështu. Shpresoj që kjo…
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në aktivitetin e zhvilluar me rastin e 8 dhjetorit, edhe pse nuk e përmendi me emër e kishte një mesazh edhe për Sali Berishën. “Shqipëria po zbrazet, po i kalon ritmet e viteve ’90. Kjo për shkak të regjimit që ka çuar në vdekje klinike demokracinë. Detyra jonë është të përballemi me këtë regjim. ka ardhur momenti, 31 vite më vonë, nuk ka më kohë për mua, për brezin tim, sepse do ishte mëkat ndaj 17-vjeçarëve të sotëm që të mbyllim sytë e të mos pranojmë atë pjesë të fajit që është e jona…
Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga sheshi Demokracia, ku qëndron shtatorja e Azem Hajdarit, iu bëri thirrje demokratëve që t’i bashkohen Kuvendit të 11 dhjetorit. Në kuadër të ditës së Rinisë, Berisha pohoi se në 11 dhjetor do të rithemelohet PD. Mes të tjerash ai nuk i kurseu akuzat për Ramën, të cilin e cilësoi si armikun më të egër të pluralizmit, ndërsa Bashën si tradhtarin më të madh. “Më 22 mars u arrit që të përzënë me votën e lirë, regjimin më të egër. Miqtë e mi në 3 dekada, Shqipëria me gjithë kompleksitetin dhe vështirësisë shoi ndryshime…
Ish-studenti i lëvizjes së dhjetorit 1990, Spiro Cura, dha një mesazh në 31-vjetorin e kësaj lëvizjeje, duke u ndalur te slogani i saj “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa” dhe duke e cilësuar atë një slogan të rinisë. Në fjalën e tij në aktivitetin e zhvilluar nga Partia Demokratike, ish-dhjetoristi Cura tregoi një detaj të asaj dite, 8 dhjetor 1990, dhe se si triumfoi ideja e Azem Hajdarit për rrëzimin e regjimit komunist. “Ne me ju mirëkuptohemi shumë mirë, nuk diskutohet fare. Ne gjithmonë kemi besuar se do të vinte një moment rokade historike. Ne dhamë mesazhin se e duam…
Një studim i ri i zhvilluar në Korenë e Jugut, ka zbuluar se konsumimi i çokollatës së zezë në bazë ditore i bën njerëzit më të lumtur. Studiuesit në Kore kanë zbuluar se të rriturit e shëndetshëm që hanin gjithsej 30 gram çokollatë të zezë në ditë ishin më të lumtur, krahasuar me të rriturit e shëndetshëm që hanin çokollatë me më pak kakao, ose pa çokollatë fare. Megjithatë, përfitimet u gjetën vetëm te konsumimi i çokollatës që përmban 85 për qind kakao. “Mendohet se përmirësimet në humor lidhen me ndryshimet mikrobike në zorrë nga ngrënia e çokollatës”, thonë studiuesit.…
Në Ditën e Rinisë, ish-kryeministri Sali Berisha bëri homazhe te shtatorja në Qytet Studenti dhe mbajti një fjalim në krah të bashkëshortes së Azem Hajdarit, Fatmira dhe djalit të vogël, Azemit. Lideri historik i PD-së tha se Azemi shkallmoi dyert e mbyllura të lirisë. “Djali zemërluan Azem Hajdari, ndau historinë, epokat, shkallmoi dyert e mbyllura të lirisë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ata që nisinë këtë revolucion, Azem Hajdari që i pritu atij me guxim të jashtëzakonshëm firmosën një nga faqet më të ndritura të lirisë së kombit. Lëvizja Studentore e Dhjetorit ’90. Betejat e Dhjetorit ishin të pabarabarta. Në një…
Mes entuziazmit të të rinjve dhe këngëve legjendare të rinisë së viteve‘90, Bashkia e Tiranës ka përkujtuar Ditën kombëtare të Rinisë, që i paraprin morisë së aktiviteteve që do të zhvillohen vitin e ardhshëm në kuadër të Kryeqytetit Europian të Rinisë për 2022. Edea Demaliaj dhe Vitmar Basha risollën në kujtesen e publikut në Pallatin e Kongreseve këngët e atyre viteve, të asaj rinie, që me guxim të paprecedentë ndryshoi përgjithmonë historinë e shqiptarëve atë natë të ftohtë të vitit 1990. Nuk munguan as këngët italiane nga këngëtarja e njohur Marsela Çibukaj, e cila erdhi dhe në rolin e prezantueses.Ministrja…
Ish-kryeministri Sali Berisha, në Ditën e Rinisë ka mbajtur homazhe në shtatoren e Azem Hajdarit. Berisha është shoqëruar nga figura të njohura politike si Flamur Noka apo Belind Këlliçi…, ndërsa është pritur me brohoritje nga qytetarët. Gjatë takimit me studentë të ‘Dhjetorit’, Berisha u shpreh se lëvizja e dhjetorit 90 i dha fund regjimit diktatorial, ndërsa shtoi se ishte lëvizja më e pastër e idealeve. Ish-kryeministri, më tej u shpreh se ishte Azem Hajdari ai i cili ndau historinë dhe shkallmoi dyert e mbyllura të lirisë për Shqipërinë dhe shqiptarët. “Të dashur Fatmira dhe Azem dhe shumë anëtarë të grupit…