Author: tirana

Ndarja e parakohshme nga jeta e artistes së njohur Hueyda El Saiedi i preku të gjithë. Por pavarësisht largimit nga jeta të saj, ajo do të jetojë gjithmonë jo vetëm në kujtimet e miqve e të njerëzve të dashur për të, por edhe me veprën e fundit që ka lënë pas. Miku i saj, Arjan Konomi, mes lotësh zbuloi se vajza e njohur e ekranit, ka lënë pas një tjetër copëz nga vetja. ‘Unë nuk kisha mundësi prej punës të qëndroja më tepër në Luksemburg, por do të shkoj së shpejti përsëri. Dua të them diçka që po e them…

Read More

Për Sekretarin e Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi, nuk ka dilema kur bahet fjalë për Kuvendin Kombëtar të PD. Ai do të mbahet në 18 dhjetor dhe çdo tubim para tij nuk cënon legjitimitetin e institucioneve të PD. Zoti Bardhi shpjegoi qendrimet zyrtare të PD në një intervistë për Top Chanel. “Në 11 dhjetor në kullën e stadiumit Air Albania në Pallatin e Kongreseve apo në çdo vend tjetër, çdo person, qoftë ky edhe një edhe një deputet i Kuvendit të Shqipërisë ka të drejtën e tij për të thirrur një miting, por Kuvendi Kombëtar i PD-së mblidhet në datën…

Read More

Pothuajse 70 mjekë që morën pjesë në një festë të madhe Krishtlindjesh në Spanjën jugore kanë rezultuar pozitivë me Covid. BBC shkruan se shumica e 68 të infektuarve janë mjekë dhe infermierë që punojnë në njësinë e kujdesit intensiv në spitalin rajonal të Málaga. Autoritetet shëndetësore thanë se ata ishin të gjithë në një festë ku morën pjesë rreth 170 persona të mërkurën e kaluar. Stafi i infektuar ishte i gjithë i vaksinuar plotësisht dhe nuk kanë shfaqur asnjë simptomë.. Raportet lokale thonë se mjekët dhe infermierët nga departamentet e tjera në spitalin rajonal të Málaga-s në Andaluzi janë rivendosur…

Read More

Një i ri ka humbur jetën rreth orës 17:55, në fshatin Libonik, Maliq. Policia njofton se në banesën e tij ku jetonte i vetëm, është gjetur i pajetë, pa shenja dhune, shtetasi A. L., rreth 39 vjeç, i cili nga të dhënat e para njihej si përdorues i lëndëve narkotike. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Read More

Është ndarë nga jeta Kapiteni i Rangut III, Bledar Kasneci. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili ka përcjellë ngushëllimet për familjen. Peleshi thotë se Forcat Detare humbën një prej njerëzve më të përkushtuar, miqtë një shok të mirë e të kudogjendur, ndërsa të afërmit njeriun e dashur dhe babanë shembullor. “Me trishtim të thellë mësuam për ndarjen e parakohshme nga jeta të Kapitenit të Rangut III, Bledar Kasneci. Forcat Detare humbën një prej njerëzve më të përkushtuar, miqtë një shok të mirë e të kudogjendur, të afërmit njeriun e dashur dhe babanë shembullor.…

Read More

Opinionistja e “Big Brother VIP”, Balina Bodinaku ka munguar në netët e fundit LIVE të reality shoë-t, siç moderatorja Arbana Osmani tha, për arsye shëndetësore. Ndërkohë, sot, vetë Balina ka postuar në Instagram, duke zbuluar arsyen e vërtetë, që qenka Covid-19. “Gjatë Covidit, për te gjithë ju që më pyesni, nuk mora asgjë. Ose të paktën asgjë që nuk marr çdo ditë tjeteër të vitit, si pjesë te kujdesit të perditshëm për veten ( një nga hobet e mia),- shkroi ajo me humor. View this post on Instagram A post shared by Balina Bodinaku (@balinabodinaku) Mirëpo, krahas atyre që i…

Read More

Nënkryetarja e PD Grida Duma ftoi demokratët delegatë të Kuvendit Kombetar të marrim pjesë në Kuvendin e 18 Dhjetorit si një mundësi për të diskutuar dhe zgjidhur problemet. “Data 11 Dhjetor nuk është Kuvend! Data 11 është një foltore. Nuk është Kuvend, jo se nuk ka vullnet demokratësh, atje ka villnet demokratësh, por nuk është certifikuar vullneti i tyre. Kjo e hedh poshtë datën 11 si institucionale. Atje mund të jetë një megafoltore, por për Kuvend nuk bëhet fjalë fare. Data 18 është thirrur për atë që foltoret kanë shtruar. Kuvendi zyrtar është në 18. Ky Kuvend është bërë për…

Read More

Ylli kinematografik, Monica Belluci është figura kryesore e revistës “Sunday Times Style”, ku ka folur ndër të tjera për sekretin e bukurisë, por edhe ushqimin. 57-vjeçarja ka treguar me detaje, për marrëdhënien që ka me kohën, trupin dhe ushqimin. “Tani ka shumë gra që ndjehen të lira të rriten në një mënyrë tjetër,” tha ajo . Sa i përket zakoneve të të ushqyerit, ajo ka deklaruar se i urren dietat. Përkundrazi, ajo i do makaronat dhe verën. Megjithatë, para çdo pune apo projekti të rëndësishëm, ajo ushtrohet shumë dhe i kushton rëndësi dietës së saj. “Unë nuk jam e fiksuar.…

Read More

Ditën e mërkurë do të mbahen homazhet përkujtimore për 1 vjetorin e vdekjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha, i cili u vra në mbrëmjen e 8 dhjetorit 2020 duke u qëlluar me armë nga efektivi policisë Nevaldo Hajdaraj, pasi kishte shkelur orën policore. Qytetarët kanë njoftuar se më datë 8 dhjetor në orën 18:00 do mbahen homazhe përkujtimore për Klodian Rashën përballë institucionit të Ministrisë së Brendshme. Kujtojmë që pas lajmit të bërë publik vitin e kaluar, një numër i madh qytetarësh u ngrit në protesta të organizuara në çdo qytet të Shqipërisë dhe pati shumë përplasje me forcat e policisë…

Read More

Përplasja mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës janë reflektuar edhe mes demokratëve. Së fundmi në një debat në rrjetet sociale janë përfshirë ish-kreu i policisë Bashkiake të Tiranës Florenc Hoxha dhe dhëndrit të Sali Berishës, Jamarbër Malltezi. Ata kanë nisur të debatojnë me njëri tjetrin ndërsa në fund kanë përfunduar me kërcënime. Debati i plotë: Abi Malltezi: Veç në diktatura korruptive ndodh që qeveria blen dhe opozitën, ndan plaçkë duke vjedhë çfarë t’i dalë përpara përfshi portin e Durrësit Florenc Hoxha: Çfarë mund të na thuash për RBS besoj se e di kush e menaxhon dhe kush i merr tortën…

Read More

Në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 293 raste pozitive me koronavirus. Në raportimin ditor të rasteve, ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në 2,793 testime 393 qytetarë kanë rezultuar të infektuar. Në 24 orët e fundit ka pasur 7 humbje jete dhe 539 janë shëruar. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në…

Read More

Kombëtarja shqiptare e futsallës është njohur ditën e sotme me kundërshtarët që do të ketë përballë në paraeliminatoret e Kupës së Botës së Futsallit 2024. Shqipëria e drejtuar nga trajneri Erind Resuli, është shortuar në Grupin E dhe përballë do të ketë Suedinë, Andorrën dhe Austrinë. Turneu paraeliminator do të zhvillohet në muajin prill në Suedi, nga data 4 deri në 13 prill. Verdheblutë janë përzgjedhur si organizatorë të turneut. Sipas rregullores së publikuar më parë, në këtë fazën kualifikohen dy skuadrat e para të çdo grupi. Kuqezinjtë kaluan për herë të parë edicionin e shkuar në Raundin Elitë të…

Read More