Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar takimin që do të mbajë nesër në Qytet Studenti, ku do të mbahen homazhe tek shtatorja e Azem Hajdarit. Berisha njofton se të pranishëm do të jenë studentët e Dhjetorit të vitit 1990 dhe të studentët e sotëm. Njoftim i plotë: Te merkuren, dt. 8 Dhjetor, ne ora 12:00, ne Qytet Studenti, do te zhvillohet takimi dhe do te mbahen homazhe tek shtatorja e Azem Hajdarit. Te pranishem do te jene protagonistet e Dhjetorit te vitit 1990 dhe studente te brezit 2021!’
Author: tirana
Bashkimi Europian paralajmëron sanksione të reja, në rast se Moska ndërmerr veprime kundër Ukrainës. Presidentja e KE, Ursula von der Leyen në një komunikim për mediat është shprehur se veprimet agresive të Rusisë po destabilizojnë BE-në. Gjithashtu ajo theksoi se BE do të përgjigjet kundër çdo lloj agresioni të ri, në rast se do të ketë të tilla nga ana e Moskës. “BE do të përgjigjet në mënyrë të përshtatshme në rast të ndonjë agresioni të ri nga Moska, nëse do të ketë shkelje të së drejtës ndërkombëtare apo ndaj çdo vendimi tjetër të ndërmarrë kundër BE dhe fqinjëve tanë,…
Sonte në shtëpinë e ‘Big Brother VIP’ do të futet Romeo Veshaj! Binjaku i Donaldit do të mbajë vendin e këtij të fundit, në këtë rrugëtim i cili është në gjysmën e saj. Nuk dihet nëse nga shtëpia e Big Brother do të dalë Donaldi, apo do të jenë të dy brenda shtëpisë. Kjo u bë e ditur në promon që u publikua në ‘instastory’ të Eduart Grishajt, regjizorit të Big Brother VIP pak minuta më parë. Nuk dihet se si do të vijojë romanca mes Beatrix dhe Donaldit.
“E vërteta është që kam patur një bashkëpunim shumë të ngushtë. Ne kemi patur një marrëdhënie shumë të ngushtë me njëri-tjetrin gjatë kohës që zoti Berisha ka qenë kryetar i Partisë Demokratike.”. Kështu deklaron kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një intervistë për gazetaren Nisida Tufa për ‘News24’. Lideri demokrat tha se pas debateve me zotin Berisha pas 9 shtatorit, datë kur u vendos përjashtimi i tij nga grupi i PD-së, nuk e ka njohur mirë, duke shtuar se ndjente keqardhje. Pyetje: Duke cituar një deputet me përvojë të së djathtës, jeni shprehur se; ‘zotin Berisha e njeh më…
Banori më i ri i “Big Brother VIP”, Claudio Nika, duket se ia ka vënë syrin ish- konkurrentes së “Për’puthen”, Antonela Berishës. Që ditën e parë, sportisti ka treguar se ka një pëlqim ndaj saj dhe ka flirtuar shpesh herë me të. Gjatë një bisede që patën së bashku, ndërkohë që Antonela po hekuroste rrobat e saj, Claudio tregon se ajo i afrohet tipit të tij. Por mesa duket, konkurrentja është ndjerë në siklet nga kjo bisedë dhe këtë gjë e ka diskutuar me Einxhel Shkirën dhe Beniada Nishanin në dhomën e gjumit. Vajzat i thanë se nuk ka pse…
Një studim i ri thotë se pandemia ka sjellë një rritje të përgjithshme të tensionit të gjakut tek të gjitha grupmoshat. Mjekët në Klinikën Cleveland në Shtetet e Bashkuara studiuan të dhënat e tensionit të gjakut tek gati 500 mijë pacientë, përpara dhe gjatë pandemisë. Një studim i ri i klinikës Cleveland tregon se disa persona kanë pësuar një rritje domëthënëse të tensionit të gjakut gjatë periudhës së pandemisë. Dr. Luke Laffin drejtoi studimin dhe shpjegon më tej konkluzionet e tij. “Studiuam pothuajse 500 mijë persona. Shqyrtuam ndryshimet në tensionin e gjakut përpara pandemisë dhe gjatë pandemisë, për të parë…
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar 8 raste të reja më Covid-19 dhe asnjë vdekje. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se sot janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.848. Njoftimi i plotë: – Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.019 doza të vaksinës kundër COVID-19. – Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.630.082 doza të vaksinës. – Deri më sot 767.742 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. – Nga 2.274 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. – Gjatë…
Ashtu sikundër paralajmëroi një ditë më parë, Presidenca pritet të bëjë sot publike qëndrimin e tij për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet e 30 qershorit 2019. Zëdhënësi i presidentit Meta, Tedi Blushi ka njoftuar sot një dalje për mediat të institucionit, edhe pse nuk përcakohet nëse do të jetë kreu i shtetit apo këshilltarë në këtë deklaratë për mediat. “Në respekt të transparencës dhe për rëndësinë e veçantë, që ka për të gjithë qytetarët, sot në ora 17:00, në Institucionin e Presidentit të Republikës, jeni të ftuar në konferencën për mediat, ku do të bëhet publik për opinionin vendas…
Të paktën 7 lojtarë dhe dy anëtarë të stafit teknik tek Tottenham Hotspur kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Situata duket alarmante aq sa ka detyruar drejtuesit e “gjelave” të njoftojnë UEFA-n, me shpresën që të mos zbresin në fushë për sfidën kundër Rennes në Conference League. Kjo vështirë se mund të ndodh pasi rregullat e UEFA-s janë të qarta, mjaftojnë 13 lojtarë, përfshi këtu edhe një portier që ndeshja të mos shtyhet. Më shumë se sa sfida me Renne, mund të shtyhet ndeshja me Brighton të dielën, në këtë rast gjithçka është në dorë të Premier League. Gjithçka nisi të…
Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim, me veshjen e saj ka përcjellë një mesazh të bukur sot nga Durrësi, ku ishte e pranishme me rastin e rivendosjes së një pjesë të murit rrethues të Kalasë së Durrësit, e dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Ambasadorja mbante veshur një pallto, gjysma e së cilës ishte e qëndisur me figurën e Bukuroshes së Durrësit. Bukuroshja e Durrësit është një mozaik polikromatik i shekullit IV p.e.s. dhe është mozaiku më i lashtë dhe më i rëndësishëm i zbuluar ndonjëherë në Shqipëri. Mozaiku u zbulua për herë të parë në vitin 1916, kur një…
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një intervistë televizive, u shpreh se Kuvendi i Partisë Demokratike është më 18 dhjetor, duke theksuar se “për fat të keq ka një keqpërdorim nga zoti Berisha dhe nga një grup funksionarësh rreth tij, të cilët e kanë këtë betejë për interesin e tyre personal. Zoti Berisha e ka këtë për interesin e tij personal”. Më tej, kryedemokrati Basha theksoi se ish-kryeministri Sali Berisha po përpiqet të instrumentalizojë, të përdorë dhe të keqpërdorë ndjeshmëritë e demokratëve për gjendjen ku ndodhet partia dhe Shqipëria. “Mund të them se Partia Demokratike, grupi parlamentar i Partisë…
Kryeministri Edi Rama u nderua gjatë vizitës së tij në Nju Jork me çmimin e “Inovatorit të nderuar global” nga organizata e themeluar nga Hilari Klinton “Vital Voices” për ndihmën që dha me refugjatët e Afganistanit. Në fjalën e tij, Kryeministri Rama tha: “Më duket një shenjë mjaft alarmuese për botën në të cilën jetojmë, kjo dëshirë e madhe për të vlerësuar një gjykim bazik të arsyeshëm. Nuk është kurrëfarë heroizmi të mos u kthesh kurrizin njerëzve që rrezikojnë të vdesin”. Rama u kthye pas në histori për të treguar se Shqiptarët kanë qënë gjithmonë të gatshëm të tregohen mikpritës…