Author: tirana

Mëngjesin e ditës së sotme, balerini i njohur, Iliri, është ngritur nga gjumi shumë i revoltuar. Shkak janë bërë bisedat e disa banorëve që zhvillojnë deri në orët e vona. Duke qenë se kjo është një ngjarje e përsëritur, Iliri nuk ka mundur dot që ta përballojë me sportivitet dhe durim. E shqetësimin e tij, balerini e ka shprehur teksa bisedonte me Sabianin dhe Big Mama. “U mblodh mbrëmë kongresi. E tmerrshme, çdo natë i njëjti muhabet por unë nuk mund ta duroj dot më. Kur të vijë momenti që të më kërcasë truri atëherë nuk ka kthim mbrapa’’,- tha…

Read More

Një 52-vjeçar ka mbetur i plagosur, ndërsa në pranga ka rënë një 43-vjeçar. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:30, në Fushë Arrëz. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet F. M., 43 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës thikë, shtetasin Dede Gjini, banues në Fushë Arrëz. I dëmtuari ndodhet në spitalin e Pukës, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në ambientet e Policisë, i autorit të dyshuar të ngjarjes. Grupi hetimor po vijon punën për…

Read More

“Në një kohë kur në mbarë globin tonë të drejtat dhe siguria e grave janë në momente të vështira, angazhimi i Kryeministrit Rama për të çuar përpara mirëqenien, mundësitë në Shqipëri dhe për afganët e të tjerët duhet të na frymëzojë të gjithëve për të vepruar”. Me këto fjalë vlerësimi për Kryeministrin e Shqipërisë, ish Sekretarja Amerikane e Shtetit Hilary Clinton, i ka dorëzuar atij Çmimin “Vital Voices Global” në emër të Organizatës Vital Voices. “Kur e mora në telefon kryeministrin për ta falënderuar për këtë angazhim të jashtëzakonshëm, ai u përgjigj shumë natyrshëm “po çfarë tjetër duhet të kishim…

Read More

Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur fajtor Skënder Krasniqin, për vrasjen e djalit të tij, Albert Krasniqi. Ai është dënuar me 3 vite e 5 muaj burg për veprën penale “Vrasje nga pakujdesia”. Dënim prej të cilit do të llogaritet dhe koha e paraburgimit që prej datës 27.01.2021. “Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm Penal ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit S.K për veprën penale Vrasja nga pakujdesia nga neni 175 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. I akuzuari S.K është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej tre (3) vite e pesë (5)…

Read More

Presidenti amerikan, Joe Biden, të martën do të ketë një nga bisedat më të rëndësishme telefonike deri më tani në presidencë. Ai do të bisedojë me presidentin rus, Vladimir Putin, pak pas paralajmërimeve nga inteligjenca amerikane se Rusia po përgatitet të pushtojë Ukrainën në muajin e ardhshëm. Sipas raportimeve, Bideni po kërkon një zgjidhje diplomatike pasi Rusia dërgoi 70 mijë trupa ushtarake në kufirin me Ukrainën.

Read More

Gjatë një vizite në Kukës, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka folur në lidhje me rivlerësimin e masave kufizuese në prag të festave, Manastirliu tha se ky është një vendim që do duhet të merret nga Komiteti i Ekspertëve duke vlerësuar edhe indikatorët e tjerë të situatës së pandemisë në vendin tonë. Ministrja theksoi se arma që të gjithë kemi në dorë tani është vaksinimi, duke shtuar se situata e imunizimit në vendin tonë është e qëndrueshme. Manastirliu deklaroi se qeveria nuk do të ndalet derisa çdo qytetar të jetë i mbrojtur nga virusi. “Dua të them që vendimet merren…

Read More

Edhe gjatë qëndrimit në shtëpi, këngëtari i njohur, Valon Shehu, u përfol gjatë për një lidhje që kishte pasur me Einxhel Shkirën. Por një gjë të tillë e mohoi ai sapo doli nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Valon Shehu është banori i fundit që ka dalë nga shtëpia e “Big Brother VIP”, por edhe pse nuk është më aty banorët herë pas here e përmendin emrin e tij. Por mesa duket jo të gjithë banorët mendojnë se mes tyre nuk ka pasur asgjë. Meridiani ka thënë se Valoni i ka dedikuar një këngë Einxhelit dhe për këtë është…

Read More

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka dhënë detaje për situatën në vend nga COVID-19 dhe variantin e ri Omicron. Ai tha se mutacioni i emërtuar Omicron është një shtam i ri, mutacion i ri, por nuk kemi informacion nëse është në Shqipëri apo jo. Megjithatë sipas tij, ka pak rëndësi sepse virusi nuk njeh kufij. “Mutacionet janë në natyrën e viruseve, ato që shfaqin virulencë janë këto 5-6 mutacione. Janë mjekët që duhet të japin informacion.Testimi është njësoj si për variantet e tjera. Është njësoj si gjithë viruset e tjerë, duhet parë a është më pak apo më shumë…

Read More

Në prag të festave të fundvitit kur vihet re një fluks i shtuar i automjeteve nga jashtë, Policia Bashkiake iu bën një thirrje drejtuesve të mjeteve që të zbatojnë rregullat e sinjalistikës rrugore. Përveç shoferëve që vijnë nga jashtë, policia apelon edhe banuesit e Bashkisë së Tiranës. Në rastet kur mjetet janë parkuar në vendet që nuk lejohet parkingu, polica thotë se do të merren masa administrative, ose mjeti do të bllokohet ose do merret karrotrrec. “Në vijim të punës së përditshme, në funksion të marrjes së masave për lehtësimin e trafikut në qytet, në bashkëpunim të ngushtë edhe me…

Read More

Bunkerët e ngritur nga diktatura komuniste në bregdetin shqiptar duhej të përballonin bombat atomike. Sulmi i armikut nuk erdhi kurrë, por këto monumente të luftës tani po gllabërohen nga deti, shkruan TV5Monde. “Sipas shkencëtarëve, brigjet e vendit të vogël ballkanik janë ndër më të prekurat në Evropë nga erozioni për shkak të ndryshimeve klimatike dhe urbanizimit të egër. Në brigjet e Semanit, janë nën ujë bunkerët e Enver Hoxhës, tiranit që ishte inatosur me Perëndimin, ish-Jugosllavinë, Kinën dhe që përgatitej të sulmohej nga të gjitha anët. Në plazhe, trungjet e grisura të pemëve dhe çatitë e shembura dëshmojnë për pafuqinë…

Read More

Shenja e Horoskopit mund të zbulojë shumë për ju: nga motivimet, pikat e forta dhe dobësitë tuaja. Nëse i përkisni këtyre shenjave të fuqishme, mund ta kuptoni ndikimin që mund të keni ndaj të tjerëve. Dashi -Personat që i përkasin kësaj shenje e dinë shumë mirë fuqinë e tyre. Kjo shenjë drejtohet nga Marsi, planeti i vendosmërisë dhe pasionit. Kjo e lejon atë të udhëheqë të tjerët dhe të marrë “frenat” në dorë kur situata del jashtë kontrollit. Dashi është një nga shenjat më të forta sepse është shumë i pavarur. Ai është lideri i zodiakut, i aftë të përshkruajë…

Read More