Një tragjedi ka ndodhur në një familje në Greqi në rrugën e Olympias. Vëllai 34-vjeçar ka vrarë motrën dhe më pas ka kryer vetëvrasje. Ata jetonin bashkë me nënën e tyre, e cila e kishte ndërruar jetë kohët e fundit. Pas vdekjes së saj mes dy të rinjve kishin nisur konflikte të vazhdueshme si pasojë e gjendjes së rënduar psikologjike.
Author: tirana
Shqiptari që tentoi të futej fshehurazi në një magazinë me qëllim për të vjedhur disa materiale lëkure në një kompani në Campi të Firences, por ra nga një lartësi prej rreth 6 metrash, ndërroi jetë pas 3 ditë agonie në spital. Ai vdiq orët e fundit në spitalin fiorentin në Careggi pas pasojave të rënda të shkaktuara nga dëmtimi në kokë. Viktima, e moshës 35-40 vjeç, ka qenë së bashku me bashkëpunëtorin e tij. Ky i fundit ka disa fraktura në trup, por është jashtë rrezikut për jetën. Sipas hetimeve të kryera nga policia e Firences, të dy dyshohet të…
Mafia shqiptare është e shtrirë kudo në të gjithë Europën. Sipas një raporti të fundit të Europol, mafia shqiptare kontrollon pjesën më të madhe të tregut të kokainës në Mbretërinë e Bashkuars ku shtrihet në disa shtete të Europës sic është Gjermania, Belgjika, Zvicra, Bullgaria dhe Greqia. Faqja italiane “Ilpost” i ka kushtuar një artikull mafies shqiptare dhe zgjerimit që ka pësuar në vitet e fundit duke u kthyer nga punëtorë të organizatave të tjera kriminale në modele të strukturuara sipas “Ndranghetës” italiane. “Midis 2018 dhe 2020, shumica e arrestimeve në Evropë për trafik kokaine përfshinin shtetas shqiptarë: 266 persona,…
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ndodhet në Washington ku mori pjesë në Forumin Parlamentar të Inteligjencës dhe Sigurisë. Gjatë qendrimit në Washington Balla ka takuar ish-ambasadorin e SHBA në Shqipëri, Alexandër Arvizu. Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla teksa ka ndarë një foto me ish-ambasadorin Arvizu shkruan: “Një darkë shtëpie me një mik të vjetër dhe të mirë si Ambasadori Alexander Arvizu”. Postimi i plotë i Taulant Ballës: Gjatë qëndrimit në Washington, një darkë shtëpie me një mik të vjetër dhe të mirë si Ambasadori Alexander Arvizu🙏
Kredibiliteti i cënuar i BE-së kërkon urgjentisht të zgjidhet kontesti midis RMV-së dhe Bullgarisë, vlerëson Komisioneri i BE-së për Zgjerim, Oliver Varhelyi. Ai në Forumin Ballkanik të Sofjes ka potencuar se pret që gjatë këtij muaji të nisin negociatat me RMV-në dhe Shqipërinë. “Anulimet e fundit patën impakt negativ në rritje në kredibilitetin e BE-së. Unë vet u angazhova dhe i inkurajova Bullgarinë dhe RMV-në të arrijnë zgjidhje dhe t’i japin fund debatit dhe të jenë të aftë të zhbllokojnë procesin në Këshill. Na duhet një mesazh pozitiv për rajoni”, Varhelyi. Për emisarin e posaçëm të vendit, Vlado Buçkovskin, periudha…
Një 39-vjeçar nga Tirana është arrestuar në kushtet e flagrancës nga Policia e kryeqytetit, pasi është kapur duke luajtur skedina. Siç shihet nga foto që publikon vetë Policia dhe nga verifikimi i newsbomb.al, i riu i pafat jo vetëm që ka humbur skedinën por dhe është arrestuar. “… u arrestua në flagrancë shtetasi H. K., 39 vjeç, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet lotarive sportive, në ambientet e lokalit në pronësi të tij, në rrugën “Ferit Xhajko”, të cilin e kishte vënë në dispozicion për ushtrimin e kësaj veprimtarie të paligjshme. Në cilësinë…
Një grua është gjetur e mbytur mëngjesin e sotëm në lumin Osum në Berat. Trupi i pajetë u konstatua rreth orës 09:00, ndërsa identiteti i viktimës, rreth 70 vjeçe, nuk dihet ende. Shërbimet e policisë së bashku me shërbimet e zjarrëfikses kanë nxjerr trupin e pa jetë nga lumi. Nuk dihet se në cilat rrethana është mbytur gruaja, teksa detaje për këtë ngjarje janë shumë të pakta.
Besarda P. 16 vjeçe, ka mbetur e plagosur lehtë pasditen e djeshme në Kamëz, si pasojë e një aksidenti të ndodhur në vijat e bardha ku ajo po kalonte. Mjeti BMW X5 me drejtues shtetasin Kudusi Kastrati është larguar nga vendngjarja pa pritur Policinë. Siç shihet dhe nga pamjet që siguron newsbomb.al, dje me date 06.12.2021 rreth ores 13:00, te rrethrrotullimi ne rrugen “Bulevardi Nënë Tereza” shtetasi Kudusi Kastrati duke drejtuar mjetin “BMW X5”, ka bërë rrethrrotullimin dhe është nisur në drejtim të Kamzës. Te vendkalimi i këmbësorëve, është përfshirë në aksident me shtetasen e mitur Besarda P., e cila…
Policia e Durrësit ka vënë në pranga një person, pasi ka vjedhur një biçikletë në lagjen nr.10, të këtij qyteti. Policia njofton se i arrestuari është një 52-vjeçar, i cili dyshohet se më herët ka vjedhur 2 bateri mjetesh motorike, në një garazh. “Specialistët për Hetimin e Krimit në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin F. A., 52 vjeç, banues në lagjen nr. 10, Durrës, pasi i ka vjedhur biçikletën, shtetasit I. B., 33 vjeç. Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas, më datë 13.03.2021, ka vjedhur 2 bateri mjetesh motorike, në një garazh”, njofton policia. Materialet kaluan…
Në çdo tavolinë kafeneje, ambient pune apo dhe shtëpie diskutimi është një! Donaldi-Bora-Beatrix! Lidhur me trekëndshëshin e “flaktë” ka reaguar edhe “djali i keq” i Estradës i cili e ka shprehur qartë mendimin e tij, duke thënë se Bora Zemani është mbretëreshë! “Doni opinionin tim? Bora Zemani është queen (mbretëreshë)”, shkruan reperi në një Instatory, ndërsa postimin e ka shoqëruar me fotografinë e Donaldit dhe Beatriksit. Duket se rrjeti është ndarë në “kampe”. Disa mbrojnë Borën e të tjerë Donaldin…po ti me cilin je?
Si pasojë e reshjeve të shiut që kanë vazhduar edhe përgjatë orëve të natës, kanë sjellë rënie të gurëve dhe inerteve në disa akse rrugore. Ndërkohë Valbona, Qafa e Qarrit, Dardha dhe Voskopoja janë përfshirë nga reshjet e dëborës. Në këto zona drejtuesit e mjeteve këshillohen të jenë të pajisur me goma dimërore dhe zinxhirë. “Gjatë natës ka pasur reshje shiu me intensitet mesatar pa shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve Kontraktorët kanë qenë në terren ku kanë bërë pastrimin e akseve nga rënia e gurëve apo inerteve si në: Qafë Mali-Fierzë, Sopot-Kam, Koplik-Bogë, Dedaj-Razëm, Gramsh-Kodovajt dhe në zonën e…
Një polic grek dhe bashkëshortja e tij u arrestuan nga autoritetet turke ditën e djeshme, pasi po lëviznin në një zonë të ndaluar ushtarake. Sipas dëshmisë së Manolis Valasoudis dhe Athena Tziakas, ishte GPS ai që gaboi dhe i çoi pranë kufirit greko-turk dhe në një zonë të ndaluar ushtarake. Polici 41-vjeçar kishte shkuar në një udhëtim nga Kopshtet drejt Turqisë, së bashku me gruan duke u ndaluar nga policia turke në zonën e madhe të Edrenesë. Pala turke pretendonte se çifti po lëvizte në një zonë të ndaluar ushtarake.