Author: tirana

Krahas sasisë së madhe të drogës, xhandarmëria dhe policia turke arrestuan edhe tre persona që shoqëronin 1.5 ton lëndë narkotike që u kap paraditen e sotme në zonën e Muglas në Turqi. Policia turke kishte informacion që gjatë këtyre ditëve do të dërgohej një sasi e madhe droge nga Shqipëria në Turqi dhe kështu nisi kontrollin e territorit.

Read More

Nga Giovanbattista Trebisacce Xhorxh Oruell. Nëse shkrimtari britanik do të kishte jetuar më shumë se 47 vjet, ndoshta do ta kujtonim me më shumë ëndje por edhe mister për shkak të “profecive” të tij. Në fakt nuk ka pasur asgjë që ka lindur nga imagjinata e Oruell, dhe që nuk është vërtetuar në realitet. Mjafton të mendoni për romanin e tij “Vitit 1984” (një lloj Big Brother bashkëkohor:Sot miliona e miliona kamera të shpërndara nëpër botë monitorojnë vazhdimisht lëvizjet tona) apo internetin dhe rrjetet sociale, ku kontrolli i vazhdueshëm kryhet nëpërmjet të ashtuquajturit “profilim”. Apo “Fermën e Kafshëve“, një përrallë…

Read More

Një aksident me vdekje ka ndodhur këtë të martë në aksin rrugor Elbasan-Librazhd. Një mjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë një person ka humbur jetën. Shkak për aksidentin është bërë lagështira e madhe që ka qenë e pranishme në këtë aks rrugor. Njoftimi i policise: Më datë 07.12.2021, rreth orës 11:40, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në fshatin Mengël, shtetasi R. P., duke drejtuar mjetin ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë shtetasi R. P. ka humbur jetën në vendngjarje. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit

Read More

Alketa Gjoka u zgjua herët mëngjesin e së dielës më 4 korrik 2021, me planin që të bënte gati për pushuesit hotelin e vogël të familjes, që ndodhet buzë detit Adriatik në Velipojë. Rreth orës 6.45, ajo vendosi xhezven e kafesë mbi një bombul gazi kampingu, por dhoma shpërtheu në flakë me shkëndijën e parë. Kur flakët u shuan dhe tymi u shpërnda, familjen Gjoka e pllakosi një tragjedi e rëndë. Alketa, 40 vjeç dhe tre fëmijët e saj, Danjela 19 vjeç, Klarisa 15 vjeç dhe Enriko 12 vjeç u nxorrën të plagosur nga hoteli, por humbën jetën njëri pas…

Read More

Varianti “Omicron” ka shqetëauar Organizatën Botërore të Shëndetësisë për shkak se përhapet shumë shpejt. Fill pas konstatimit të tij në disa shtete, mjaft vende të BE-së dhe më gjerë bllokuan udhëtarët nga Afrika e Jugut nga frika e transmetimit të tij. Aktualisht në të gjithë botën ka një numër të vogël të të infektuarve me “Omicron” krahasuar me variantet e tjera, megjithatë, shkencëtarëve iu ka mjaftuar për të zbuluar se tek ky variant nuk ka një arsye për t’u shqetësuar më tepër krahasuar me të tjerët, raporton abcnews.al. Të ftuar në ERT, dy shkencëtarët grekë Barbara Anemodoura dhe Dimitris Paraskevi…

Read More

Endri Hasa, deputet i PD, denoncon publikisht me video se një person që ai e quan përfaqësues të Tom Doshit, mbledh firma për Kuvendin e datës 11 dhjetor të ish-kryeministrit Berisha. Sipas tij, është trishtuese që njerëz të lidhur me krimin mbledhin firma me Berishën. “Është trishtuese që sot persona të skeduar si të lidhur me krimin dhe ortakët e Edi Ramës në masakrën zgjedhore, Aqif Rakipi dhe Tom Doshi, ndërhyjnë që të mbledhin firma për Sali Berishën. Një ndër ta është edhe Përparim Kolaveri, përfaqësues i Tom Doshit që firmos si delegat për datën 11 dhjetor”, shkruan Hasa ndër…

Read More

Një vajzë disa ditë më parë kishte shëtitur nëpër një market, duke hapur qesen me patate të skuqura, që i kafshoi dhe më pas i pështyu duke i kthyer në qese dhe vendosur në dollap, transmeton Telegrafi. Sikur kjo të mos mjaftonte, ajo nuk u ndal me kaq – vazhdoi të konsumon pijet joalkoolike të cilat më pas i ktheu nëpër rafte. Ndërkohë është zbuluar se ku është kjo vajzë, e në Twitter përdoruesit kanë shkruar se ajo është frizere dhe se shëtitjen nëpër market e ka cilësuar si “shaka”, dhe se të gjitha produktet e përdorura në fund i…

Read More

Nëntë persona janë arrestuar në Tiranë dhe pesë të tjerë janë vendosur në hetim për disa vepra penale. F. S., 18 vjeç është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij dhe i ka dëmtuar automjetin. L. K. u arrestua pasi theu urdhrin e mbrojtjes nga gjykata, shkoi në shtëpinë e ish-gruas duke e kanosur dhe i dëmtoi portën e oborrit. F. Gj., 34 vjeç; A. K., 39 vjeç; A. Ç., 45 vjeç; E. P., 30 vjeçe; F. K., 52 vjeç dhe R. S., 33 vjeç u kapën në timon në gjendje të dehur. K. K.,…

Read More

Blendi Gonxhe, një nga nismëtarët dhe drejtuesit e lëvizjes së dhjetorit ’90, u shpreh se ajo që kishte lindur si partia e parë opozitare në vend, kishte lindur një fëmijë i vdekur. Sipas tij, në janar ai dhe persona të tjerë u larguan nga kjo forcë politike, për standardin moral dhe demokracinë e brendshme. “Pse nuk patëm më shumë kurajo? Pse nuk debatuam me shumë? Pse nuk kërkuam më shumë?”, tha Blendi Gonxhe në emisionin “Drejt”. Kur foli për Partinë Demokratike, ai u shpreh: “Keqardhje ndiej, që ajo qe pasoi siç e tha Trebeshina në ditët e para, deri diku…

Read More

Hakerët vodhën të paktën 150 milionë dollarë nga shkëmbimi i kriptove Bitmart, tha platforma të hënën. Sipas CNN, përcjell Telegrafi, në një deklaratë drejtuar përdoruesve, Bitmart tha se një kontroll fillestar i sigurisë është përfunduar dhe asetet e ndikuara janë identifikuar. Asetet u vodhën nga dy “portfolë të nxehtë të kriptovalutave”, njëra e vendosur në blockchain-in Ethereum dhe tjetra në Zinxhirin Smart Binance. Një “portofol i nxehtë” i referohet aseteve kripto që janë të lidhura me internetin dhe më lehtë të qasshme për pronarët sesa “portofotat e ftohta” ‘offline’. Ndërsa mbajtja e kriptomonedhës në një portofol të nxehtë është më…

Read More

Real Madrid – Inter nuk luhet për një vend në fazën tjetër të Champions League, por për kreun e grupit. Në “Santiago Bernabeu” vendasve i mjafton edhe një barazim i cili nuk duket i vështirë për t’u arritur edhe pse Ancelotti pritet të bëjë rotacion në formacion, ndërsa Inzaghi pritet të hedhë të gjithë arsenalin e rëndë në fushë. Reali nuk ka në dizpocion 3 lojtarë, Ceballos, Bale dhe Benzema, ndërsa Inzaghi do të duhet të bëjë pa, Darmian, De Vrij, Correa, Kolarov dhe Ranocchia. I detyruar edhe nga mungesa e Benzema, Madridi pritet të vijë me një sulm të…

Read More

Ardit Gjebrea ka zbuluar se do të jetë prezantuesi i Festivalit të Këngës në RTSH në natën e dytë të tij, përkrah Xhemi Shehut, Jonida Maliqit, Isli Islamit dhe Kelvi Kadillit. Në një postim në rrjetet sociale, Gjebrea ka ndarë emocionet e kësaj përvoje ku shkruan se më shumë se prezantues, “do të jem dëshmitar i një historie të cilën do ta përshkojmë me disa nga emrat më të spikatur, gdhendur në kujtesën dhe dashurinë e publikut”. “Ishte viti i 30të kur këndova Këngën “Jon” – një këngë e cila ndau në mes dy epoka dhe ndan mes edhe historinë…

Read More