Author: tirana

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, përshëndeti në Tryezën e dytë mbi Bashkëpunimin kundër Dhunës në Familje dhe Dhunës me Bazë Gjinore, organizuar nga Prokuroria e Përgjithshme dhe OPDAT Në Tryezë mori pjesë edhe Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, Këshilltarja Ligjore e programit OPDAT, Michelle Lakomy, Kryetarja e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, Klotilda Bushka, deputetë e drejtues e të sistemit të drejtësisë etj. Kryetarja Nikolla nënvizoi se “Lufta kundër dhunës me bazë gjinore, dhunës në familje dhe dhunës ndaj fëmijëve është një prioritet i imi, si Kryetare e Kuvendit,…

Read More

Policia sqaron se automjeti me drejtues L. N., 32 vjeç ka përplasur një motor, që drejtohet nga 20-vjeçari B. P. Ky i fundit ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj. Njoftimi i Policisë: Elbasan/Informacion paraprak Më datë 07.12.2021, rreth orës 17: 10., në aksin rrugor Librazhd- Prrenjas, automjeti me drejtues shtetasin L. N., 32 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin B. P., 20 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e…

Read More

Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka deklaruar se bazuar nga të dhënat e para thuhet se varianti “Omicron” është më i transmetueshëm se Delta. Zëdhënësi i tij shtoi se është herët për të dalë në përfundime. Sekretari i shëndetësisë, Sajid Javid, u tha deputetëve të hënën se rastet e Omicron në njerëz pa ndonjë histori udhëtimi janë konfirmuar në MB, që do të thotë se tani po transmetohet brenda komunitetit. Që nga e hëna, në Britaninë e Madhe janë konfirmuar 336 raste me variantin Omicron të koronavirusit në Britani të Madhe.

Read More

Gjatë 24 orëve të fundit në Greqi janë regjistruar 7009 raste të reja me koronavirus, ku 2156 të prekur janë zbuluar në Atikë, 1048 janë regjistruar në Selanik dhe 484 në Thesali. Numri i përgjithshëm i të prekurve ka arritur në 978, 402 persona, prej të cilëve 50.5% janë meshkuj. Autoritetet shëndetësore njoftuan se 99 pacientë kanë humbur jetën. Që nga fillimi i pandemisë janë raportuar 18, 815 viktima, të grupmoshës mbi 70-vjeç. Sakaq numri i pacientëve në intubim ka arritur në 697, mosha mesatare e të cilëve është 64-vjeç.

Read More

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Florida. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se një djalë ka masakruar me thikë kolegen e tij, pasi kjo e fundit refuzoi për të dalë me atë në takim. Sipas mediave të huaja, 20-vjeçari ka sulmuar me thikë kolegen e tij Delfina Pan, ndërsa sulmi ndodhi në shtëpinë e kësaj të fundit. Mariani dhe Pan, të cilët të dy raportohet se janë argjentinas, kanë punuar së bashku në restorantin Kansas Bar and Grill dhe mësohet se ajo i ka refuzuar vazhdimisht kërkesat e tij për të dalë në një takim. Pas kësaj ngjarje të rëndë i…

Read More

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon se ditën e mërkurë do të ulen temperaturat, ndërsa të enjten rikthehen shtrëngatat e shiut. Më poshtë keni parashikimin e motit për të mërkurë dhe të enjte: Parashikimi për nesër dt. 08.12.2021 Për ditën e nesërme parashikohet një përmirësim i përkohshëm i kushteve atmosferike. Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare si dhe shtim të tyre përsëri gjatë mbrëmjes, shoqëruar me reshje shiu me intensitet të ulët. Vlen për tu theksuar se për shak të kthjellimit parashikohet rënie e temperaturave në mëngjes duke prekur vlerat nga -5 deri në 5°C në relievet malore, 0°C…

Read More

Policia franceze raporton se ka arrestuar një ish-anëtar të gardës mbretërore saudite të dyshuar për përfshirje në vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi . Thuhet se Khalid Aedh al-Otaibi u arrestua në aeroportin Charles de Gaulle të Parisit, teksa ishte gati të merrte një avion për në kryeqytetin saudit, Riad. Otaibi, 33 vjeç, është emëruar si një nga grupi “komando” në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll ku Khashoggi u vra më 2 tetor 2018. Ai ishte në listën e kuqe të Interpolit pas një urdhër-arresti të lëshuar nga Turqia. Ai po udhëtonte me emrin e tij të vërtetë, sipas radios…

Read More

Nga presidenca, këshilltari ligjor i presidentit Ilir Meta, Bledar Dervishaj tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet e 30 qershorit, ishte zhgënjyes dhe kundër interesave të popullit shqiptar. ‘Gjykata kushtetuese i zhgënjeu të gjithë me vendimin për 30 Qershorin për interesa kundër popullit shqiptar. Gjykata Kushtetuese hoqi dorë nga funksioni i saj sublim dhe e shpalli veten jo kompetente. Për fat të keq GJK me vendimmarrjen e saj faktikisht e la çështjen pa zgjidhje përfundimtare. Nuk mori guximin të shpjegonte apo tu kthejë përgjigje pyetjeve që u ngritën. Këto çështje Gjykata Kushtetuese i la për përgjigje. Është e qartë…

Read More

Spanja ka miratuar vaksinimin kundër Covid për fëmijët 5 deri në 11 vjeç, pas një rekomandimi nga rregullatori europian i shëndetësisë në fund të muajit të kaluar. Pas përhapjes së shpejtë të këtij virusi, shumë shtete kanë filluar edhe vaksinimin e fëmijëve, përfshirë këtu edhe Spanja. Vendimi vjen pasi vendi, me një shkallë vaksinimi mbarëkombëtar prej afro 80%, kërkon të mbajë në kontroll përhapjen e shpejtë të Covid. Vaksinimi i fëmijëve dhe të rinjve, të cilët padashur mund ta transmetojnë virusin tek të tjerët, konsiderohet një hap kritik drejt zbutjes së pandemisë.

Read More

Ditët e fundit ajo ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike për marrëdhënien e saj më aktorin Donald Veshajn. Bëhet fjalë për Bora Zemanin, një ndër moderatorët më të dashura shqiptare. Bora po merr një përkrahje të pafund nga publiku, veçanërisht pas situatës së krijuar mes Donaldit dhe Beatrixit. Por të gjithë janë kuriozë se si ka qenë moderatorja e vogël. Në foton më poshtë, ajo duket po kaq e ëmbël dhe e bukur sa tani.

Read More

Policia Kufitare, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Kukës dhe autoritetet doganore, godet një rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi. Sekuestrohen 39.000 euro dhe një pajisje për prodhimin e kriptomonedhave. Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, si rezultat i kontrolleve të shtuara, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut, në hyrje të RSH-së, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Kukës dhe autoritetet doganore, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin me drejtues shtetasin B. B., 33 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut. Gjatë kontrollit të ushtruar…

Read More

Këngëtari Flori Mumajesi dhe Anxhelina katër ditë më parë publikuan videoklipin e tyre, i cili përmban dy këngë “Anash x Doja”. Këto dy projekte muzikore janë pëlqyer nga të gjithë, madje një mbështetje të madhe kanë marrë edhe nga personazhet e njohur, të cilët i kanë postuar në rrjetet sociale. Madje edhe juristja Eni Çobani, që ka publikuar në Instastory një foto nga “Shihemi në gjyq” dhe e ka shoqëruar me këngën “Anash”. Flori e ka ripostuar në profilin e tij, duke i shprehur edhe një kërkesë të veçantë dhe me plot humor për Enin. “Pupupu shihemi në gjyq. Po…

Read More