Author: tirana

Presidenti Ilir Meta ka uruar 8 dhjetorin në një mënyrë aspak të zakontë. I veshur sportiv dhe duke bërë vrapin e mëngjesit, Meta thotë në mesazhin e tij: “Mirëmëngjes të gjithëve dhe gëzuar 8 dhjetorin, Ditën e Rinisë. Lavdi rinisë studentore. Kujtojmë se më 8 dhjetor studentët protestuan kundër regjimit komunist. Kjo datë, përkujtohet dhe festohet si festë kombëtare, në nder të gjithë studenteve të Dhjetorit më 1990, të cilët së bashku me pedagogët e Universiteteve të Tiranës, u bënë iniciatorë të kthesës së madhe historike, që sollën rënien e komunizmit dhe lindjen e demokracisë.

Read More

Kryeministri Edi Rama ka uruar shqiptarët për 8 dhjetorin, Ditën e Rinisë. Me anë të një postimi në rrjete sociale, Rama shkruan se kjo ditë i takon vetëm të rinjve. Ai sjell në vëmendje se Tirana në vitin 2022 do të jetë Kryeqyteti Europian i Rinisë. Postimi i Edi Ramës: Mirëmëngjes dhe me ditën që mbetet e re çdo vit, 8 dhjetori që i dedikohet vetëm të rinjve, e me Tiranën që në 2022-in do të jetë Kryeqyteti Europian i Rinisë, ju uroj një ditë të bukur 8 dhjetori shënon Ditën Kombëtare të Rinisë ku që prej vitit 2009, me…

Read More

Një 71-vjeçar italian është gjetur pa shenja jete në dhomë mëngjesin e sotëm në një hotel në Kamzë. Viktima është me inicialet A. S. Konstatimi është bërë nga shërbimi i hotelit. Policia thekson se nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se italiani ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Read More

Partia Demokratike feston sot e ndarë. Lulzim Basha ka vendosur që takimin në këtë ditë të veçantë, ku përkujtohet lëvizja që solli rrëzimin e sistemit komunist, ta zhvillojë në ambientete e Art Turbinës, ndërkohë që Sali Berisha do të mbledhë mbështetësit në Qytetin Studenti, ku ishte dhe pikënisja e lëvizjes studentore. Berisha pritet që të zhvillojë dhe homazhe te shtatorja e Azem Hajdarit, simbolit të lëvizjes së Dhjetorit.

Read More

Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në Elbasan. Një makinë ka përplasur një biçikletë dhe për pasojë janë lënduar dy drejtuesit, të cilët ndodhen në spital e Elbasanit, jashtë rrezikut për jetën. Njoftimi i policisë: Elbasan/Informacion paraprak Më datë 08.12.2021, rreth orës 06: 20., në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, motomjeti me drejtues shtetasin T.Sh., 36 vjeç, ka përplasur shtetasin Q. P., 59 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë. Për pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit dhe ndodhen në spital Elbsan, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Read More

Kuvendi i 11 Dhjetorit nuk do të mund ta shkarkojë Lulzim Bashën si kryetar të PD-së. Këtë siguri e dha nënkryetari i grupit parlamentar të PD-së Ervin Salianji, gjatë një interviste në studion e Klan News. Sipas tij, Kuvendi i 11 Dhjetorit është një tollovi për të dëmtuar PD-në dhe për ta mbajtur peng për interesa personale. “Produkti i së shtunës do të jetë një tollovi dhe një miting për t’i treguar forcën SHBA-ve dhe për të tentuar që të rregullojnë punët e veta që nuk kanë lidhje fare me PD. Ai është një miting që demokratët për shkak të…

Read More

Duke sjellë në vëmendje të kaluarën, deputeti socialist Petro Koçi deklaroi se diktatori Enver Hoxha ka bërë më shumë shtet sesa ish mbreti Ahmet Zogu. Megjithatë Koçi ka shtuar në “Log.” se krimet e Hoxhës janë shumë më të mëdha se të Zogut. “Enver Hoxha bëri më shumë shtet se Ahmet Zogu. Enveri kishte shumë më tepër ushtri se zogu. Ka qenë lufta e ftohtë ishte detyrim që në politikën e mbrojtjes të bëjë atë që ndodhi. Ai bëri më shumë shtet se Zogu, por ka bërë shumë më tepër krime.” tha Petro Koçi. /

Read More

Ish konkurrentja e Për’puthen, Antonela Berisha, e cila së fundmi është bërë pjesë e Big Brother VIP ka folur për paragjykimet që ka vuajtur. Në një bisedë me Beniadën, ajo ka treguar se si u shpërnda lajmi se ka punuar prostitutë në Itali dhe këtë e mohoi duke thënë se e ka me letra çdo gjë. Antonela: Më kanë paragjykuar gjithmonë, që kam qenë e huaj, që vishem ekstravagante, që jam rritur pa baba. Më kanë paragjykuar dhe që kam jetuar në Itali. Se sipas shqiptarëve, kush jeton në Itali, bën prostitutën. Një i çmendur që më ka inat, ka shkuar…

Read More

Dashi Pozicioni i Afërditës në një orbitë jo shumë komode për ju mund bëjë që në pasioni juaj të ketë një rënie të lehtë. Kujdes, siguria e tepruar në vetvete mund të rezultojë fatale. Demi Jeta në çift do të vazhdojë të jetë rutinë edhe nesër. Do qëndroni gjithë kohës në qetësi pa folur për projekte apo gjëra interesante me partnerin. Në planin financiar do mundoheni t’i zgjidhni vështirësitë, por nuk do ia dilni plotësisht. Binjakët Paqëndrueshmëria e situatave në përgjithësi ju nervozon dhe bën që edhe ju të jeni në dilemë për rrugën që duhet të zgjidhni ose qëndrimin…

Read More

Disa persona janë shoqëruar për verifikim në policinë e Fierit pasi dyshohet se janë përfshirë në një skemë vjedhje të naftës bruto në zonën naftëmbjtëse Visokë-Qafë Kash, nën administrimin e Albpetrol. Dyshimet janë se nafta bruto mund të jetë vjedhur me autobotë, të cilët duhet të pomponin ujë në shtresat e nëntokës, proces teknologjik që kryehet në shtresat e nëntokës. Dyshimet janë se në vend të pompimit të ujit, autobotët kanë marrë naftë bruto. Lidhur me këto dyshime drejtuesit e autobotëve, bashkë me mjetet përkatëse janë shoqëruar në mjediset e Drejtorisë së Policisë së Fieri ku do të verifikohet gjithcka…

Read More

Milani jashtë Championsit dhe jashtë Europa League-s. Skuadra kuqezi nuk ia doli të fitonte ndaj Liverpoolit përkundrazi u mposht 1-2 në “San Siro”, ku goli i Tomorit u përmbys nga finalizimet e Salah dhe Origit. “Djalli” përfundon në vendin e fundit, me vetëm katër pikë, ndërsa ekipi I dytë I kualifikuar pas “The Reds” në Grupin 6 është Atletico e Madridit, që fitoi 3-1 në fushën e Portës falë golave të Griezmann, Correas dhe De Paul. Një ndeshje e tensionuar në “Estadio do Dragao”, ku tre lojtarë u ndëshkuan me karton të kuq, fillimisht Carrasco i madrilenëve, më pas Wendell…

Read More

Gjatë një vizite në Kukës, ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka folur në lidhje me rivlerësimin e masave kufizuese në prag të festave. Ajo tha se këtë vendim duhet ta marrë Komiteti Teknik i Ekspertëve pasi duhen vlerësuar dhe indikatorët e tjerë të situatës. Manastirliu shtoi se të gjithë qytetarët duhet të vaksinohen dhe se për momentin situata në vend është e qëndrueshme. “Dua të them që vendimet merren nga komiteti i ekspertëve. Situata po ndiqet në mënyrë dinamike. Duhet të jemi të kujdesshëm për masat duke rivlerësuar masat që kemi, Esenciale është vaksinimi si armë që kemi kundër virusit…

Read More