Kryeministri Edi Rama ka njoftuar një nismë interesante gjatë periudhës së fundvitit. Kreu i qeverisë ka ftuar të gjithë ndjekësit në një konkurs në adresën shqipëriaqëduam.al “Me këtë nismë të fundvitit, ku ju ftoj që të mendoni për një Fotografi, një Videokërkesë në shërbim të komunitetit tuaj (shkollë, lagje a qendër pune) apo edhe thjesht një Urim në https://shqiperiaqeduam.al, ju uroj një ditë të mbarë”, thotë Rama. Mësohet se në konkursin 2022 do të ketë një çmim për fotografinë e Vitit ku do të zgjidhen me votim tre fotografitë më të pëlqyera mes të gjitha fotografive që do dërgohen në…
Author: tirana
Pas dy ditëve me mot të mirë, diell, por temperatura shumë të ulëta sot do të rikthehen sërish reshjet e shiut që do të jenë në formën e stuhisë pothuajse në të gjithë vendin. Vala e motit të keq nis në mëngjes nga veriu dhe pjesa e Adriatikut. Në mesditë do të përfshihet nga reshjet pjesa e ultësirës perëndimore. Pas orës 15:00 furtuna do të godasë Tiranën për të kaluar drejt pjesës së lindjes së vendit. Pasditja do të gjejë të gjithë territorin nën kushtet e motit të keq. Do të qetësohet pak të premten në mbrëmje, por jo për…
Aleksia Peleshi, vajza e ministrit Niko Peleshi, është shtruar në spital. Ka qenë vetë ajo, që ka publikuar një foto në Instastory, ku tregon se është në gjendje jo fort të mirë shëndetësore. “Flm plak, super foto”, ka shkruar Aleksia përmbi foto. Çfarë i ka ndodhur? Romeo i shprehu publikisht pëlqimin e tij Nuk dihet se çfarë ka ndodhur me modelen, teksa ky shtrim në spital vjen pas një jave jo fort të mirë për bukuroshen. I dashuri i saj, Romeo Veshaj shprehu pak ditë më parë pëlqimin për një prej konkurrentëve të “Big Brother VIP”, Beniadën.
Ditën e sotme zv/sekretari amerikan i Shtetit Gabriel Escobar i cili është i dërguari për Ballkanin Perëndimor do të vizitojë sot Shqipërinë. Ai parashikohet të ketë tre takime kryesore: me kryeministrin Edi Rama, ministren e Jashtme Olta Xhaçka dhe kreun e PD-së, Lulzim Basha. Disa qarqe politike e lidhin këtë vizitë të diplomatit të lartë amerikan, me faktin se vjen dy ditë përpara se Sali Berisha, i shpallur non grata prej tyre, mbledh Kuvendin Kombëtar të PD-së. Megjithëkëtë, vizita e Gabriel Escobar, vjen në kuadër të një turi rajonal që ai po mban. Diplomati ishte këtë hënën në Shkup, ku…
Në emisionin “Opinion” mbrëmjen e sotme është publikuar një audioregjistrim i rrallë i datës 4 Janar të vitit 1991, ku në studion e piktorit Ramadan Karanxha ishin të pranishëm Sali Berisha, Edi Rama, Azem HAjdari dhe Sali Shijaku. Në këtë audioregjistrim dëgjohet Edi Rama dhe Sali Berisha që komunikojnë për lëvizjen antikomuniste, ku Berisha i jep të drejtë Ramës pasi ky i fundit jep mendimin e tij. Sali Berisha: Skandal… Shiko ne po përpiqemi me qejf, të moderuar që të mos kemi përgjegjësi për këtë…. po të jetë për përgjegjësinë le ta mbajnë këta.. Edi Rama: Ta mbajë le ta…
Bajrat në Belgjikë nuk ushtronin terror vetëm mbi pronarët e lokaleve, por kishin krijuar edhe një rrjet të gjerë të shfrytëzimit të prostituimit. Sipas një vendimi të Gjykatës së Apelit të Brukselit, e cila disponohet e plotë nga emisioni “Në Shënjestër”, banda drejtohej nga Safet Bajri dhe vëllai i tij Sead Selhani me mbiemrin e ndryshuar Rustemi, dhe kishte 10 anëtarë. Në këtë dosje, e cila iu vu në dispozicion Ministrisë shqiptare të Drejtësisë, tregohet me detaje shfrytëzimi i 7 femrave nëpër rrugët e Brukselit, 6 prej të cilave shqiptare dhe një shtetase rumune. Sipas dosjes në fundin e vitit…
Ish-deputeti i Partisë Socialiste Pandeli Majko ka qenë një nga studentët e lëvizjes së Dhjetorit ’90 kur rrëzuan regjimin komunist. Majko u pyet përse si ish-dhjetorit nuk iu bashkua Partisë Demokratike në atë kohë, por shkoi tek Partia Socialiste. Majko u shpreh se ai nuk ka qenë ndonjëherë komunist, por as nuk ka qenë antikomunist. Blendi Fevziu: Je ndër të paktët dhjetoristë bashkë me Ilir Metën që nga takimi me Ramiz Alinë si përfaqësues i studentëve të protestës shkove te Partia Socialiaste ku u bëre dy herë kryeministër. Pandeli Majko: Për një arsye shumë të thjeshtë. Partia Demokratike nuk ishte…
Presidenti Ilir Meta, në bashkēpunim me Federatën e Atletikës, ka dekoruar ditën e sotme me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh” disa figura të shquara në sportin e atletikës shqiptare, kampionët dhe rekordmenët: Esat Kryeziu: Në shenjë vlerësimi për rezultatet e larta të arritura në sportin e atletikës, kampion e rekordmen në garën e hedhjes së shtizës, me ekipin ‘Lokomotiva’ të Durrësit dhe me Ekipin Kombëtar, duke u dalluar në veprimtaritë kombëtare dhe ndërkombëtare. Vaso Selenica: Në shenjë vlerësimi për kontributin e dhënë në zhvillimin e sportit të atletikës, si trajner i atletëve kampionë dhe rekordmenë në garat e hedhjes,…
Dhjetori njihet si një nga muajt më të dashur dhe më të bukur të vitit, kjo sigurisht për shkak të festave që të gjithë i duam kaq shumë. Si e do edhe tradita të gjithë qytetet në vend janë zbukuruar dhe kanë marrë një tjetër pamje falë zbukurimeve të vendosura nga bashkitë. Këtë mbrëmje kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet e tij sociale disa foto nga bashkia e Matit. Qyteti duket një mrekulli nën petkun e dritave që krijojnë atmosferën festive. Po ashtu edhe investimet e bëra vitet e fundit në këtë bashki e kanë kthyer Matin në një…
Gazetari Arian Çani në një intervistë për MCN ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend. Ndër të tjera Çani u ndal edhe tek Presidenti Ilir Meta, i cili e quajti anti-kushtetues vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet lokale. Sipas Çanit Meta tashmë po mendon për daljen e tij më të mirë të mundshme, pasi ai bashkë me LSI-në kanë arritur në pikën zero.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka reaguar pasi Millan Radoiçiç, Zvonko Vesellinoviç dhe 11 persona të tjerë të gjithë serbë nga Kosova janë vënë në listën e sanksioneve të Departamentit të Thesarit të SHBA-së më 8 dhjetor. Presidenti i Serbisë ka thënë se organet përkatëse serbe do të hetojnë gjithçka, në rast se ekzistojnë “akuza serioze kundër tyre”. Në një konferencë për media, Vuçiç tha se ka pranuar një raport joformal nga Ambasada amerikane rreth këtij vendimi. “Ata i akuzuan fillimisht për tregti ilegale. Në fund do t’i akuzojnë që nuk po e respektojnë kufirin në mes të Kosovës dhe Serbisë,…
Një vit më parë, 25-vjeçari Klodian Rasha u vra shumë pranë shtëpisë së tij në Tiranë nga efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj. Vrasja e të riut asokohe shkaktori revoltë dhe qytetarët u ngritën në protesta. Teksa sot kujtojnë Klodianin, disa qytetarë kanë zhvilluar homazhe në nderim të tij pranë Ministrisë së Brendshme. Në pamjet e siguruara, shihet se ata kanë ndezur qirinj dhe kanë vendosur pankarta ku shfaqet portreti i të riut Rasha. ‘E vrau diktatura’, shkruhet në një nga pankartat, ndërsa në një tjetër shkruhet; ‘Virusi nuk del pas orës 23:00’, duke iu referuar arsyes se përse të riut…