Është thirrur në SPAK deputeti i PD-së, Edi Paloka.Një ditë pas deklaratave të Ervin Salianjit, edhe Paloka këtë të premte është paraqitur në SPAK në orën 10:00. Mësohet Paloka është thirrur për të dëshmuar për një çështje të ardhur nga Prokuroria e Tiranës. Bëhet fjalë për ngjarje të ndodhur në kohën e protestave, kur PD nuk ishte Parlament. Pretendohet për kundërshtim të punonjësve policisë. Salianji dhe Paloka janë pyetur pasi që kanë qenë të përfshirë në ngjarje.
Author: tirana
Nedim Bajrami është kthyer të bëj protagonistin tek Empoli, në sfidën e fundit, atë kundër Udineses, fantazisti kuqezi realizoi një gol dhe dhuroj një asisit. Në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, Bajrami foli për disa tema, nga pozicioni i tij i preferuar në fushë, tek idhulli dhe deri tek ftesa e marrë nga Shqipëria: “Preferojë të luaj si trekuartist, pas dy sulmuesve, por kam luajtur edhe si mezallë në të majtë në skemën 4-3-3 tek Zvicra. Luaj me të djathtën por provoj shpesh të përdor edhe të majtën. Idhulli? Ka qenë gjithnjë Zinedine Zidane. E pëlqeja shumë kur…
Policia ka identifikuar dy persona të dyshuar si autorë të vrasjes së ndodhur mëngjesin e sotëm në Laç, ku u ekzekutua me breshëri plumbash biznesmeni Rakip Roli. Shpallet në kërkim shtetasi S.L dhe djali i tij për vrasjen e Rakip Rolit. Dyshohet se shkak për vrasjen janë bërë konfliktet që autorët kanë pasur me djemtë e viktimës. Rakip Roli dhe familja e tij janë persona të njohur në zonën e Laçit, dhe kanë disa biznese, përfshirë mjetet e transportit të rëndë, si dhe një pikë materialesh ndërtimi. Emri i tij nuk është i panjohur as për policinë, pasi biznesmeni është…
Një ditë para se të mbahet Kuvendi i Partisë Demokratike, i thirrur nga Sali Berisha, në stadiumin ‘Air Albania’ ka nisur puna për ndërtimin e podiumit që do të shërbejë si skenë për fjalimin e ish-Kryeministrit. Më 11 dhjetor 2021, do të mblidhet Kuvendi Kombëtar i PD i thirrur nga ish-Kryeministri Sali Berisha, ndërsa në 18 dhjetor, Kuvendi Kombëtar i PD i thirrur nga Lulzim Basha. Ndërkohë që lideri historik Sali Berisha dhe lideri aktual, Basha po tregojnë ‘forcën’ për të dëshmuar përpara demokratëve dhe opinionit se ç’drejtim do të marrë familja e tyre politike, socialistët nuk e kanë hequr…
Brigadat e njësisë OSSH Malësi e Madhe janë duke punuar prej ditësh për pastrimin e trasesë dhe lidhjen e linjave të këputura nga reshjet e dëborës. Në terren janë angazhuar 23 elektricistë, të pajisur me bazë materiale dhe mjete pune. Fideri i Kelmendit ka shtrirjen më të gjatë, mbi 100 km deri në Vermosh. Në disa zona makina e OSSH kalon me vështirësi. Aktualisht, situata paraqitet më e stabilizuar dhe grupet vijojnë të jenë në gatishmëri maksimale.
Të gjithë menduam se rrugëtimi i tyre në “Për’puthen” mori fund vjet, teksa Ana Lleshi dhe Mevlan Shaba dolën single nga emisioni, pa e gjetur përputhjen e tyre. Megjithatë, burime ekskluzive për “Iconstyle.al” bëjnë me dije se autorja e emisionit, Olsa Muhameti, i ka dhënë edhe një shans dy ish-konkurrentëve. Ana dhe Mevlani do të bëhen pjesë e grupit të të rinjve në kërkim të ‘dashurisë’ (dhe famës sigurisht), duke na u shfaqur edhe njëherë në ekran. Mbetet për t’u parë se si do të përshtaten konkurrentët e vjetër me “përputhasit” e rinj dhe nëse do të ketë ‘përplasje’ mes…
Zbardhet ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në fabrikën e pasurimit të kromit ku humbi jetën një minator 65-vjeçar. Arrestohet në flagrancë nga policia Drejtuesi i aktivitetet të Fabrikës së Pasurimit të Kromit dhe 2 shtetas tjerë për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” “Moskallëzim Krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” . Zyrtarisht policia deklaron se dje rreth orës 13.30., është marrë informacion se tek fabrika e pasurimit të kromit Bulqizë, në rrethana të pa qarta kishte humbur jetën shtetasi Mustafa Kamishi, 65 vjeç, banues në Bulqizë. Menjëherë është ngritur grupi hetimor nën drejtimin…
Në tentativë për të shkuar sa më pranë të atit, i cili ishte ekzekutuar, njëri prej djemve të biznesmenit Rakip Roli është përplasur me makinë. Mjeti i djalit të viktimës është përplasur me një shtyllë. Ende nuk dihet situata e tij shëndetësore.
Emilia Clarke duhet të xhironte sezonin e dytë të “Game of Thrones”. Kirurgjia në tru nuk ishte pjesë e asnjë plani. Ishte në palestër kur ndjeu një dhimbje të fortë dhe nxehtësi në të gjithë kokën. Vrapoi për në tualet dhe ra në tokë, me gjysmën e trupit që nuk e lëvizte dot. Një vajzë aty afër e pa dhe vrapoi ta ndihmonte. Emilia Clarke vuajti nga një aneurizëm jetë kërcënuese në tru. I gjithë procesi ishte i dhimbshëm, por rekuperimi ishte akoma më i vështirë. Tri orë pas ndërhyrjes, mjekët thanë se mund të mos ia dilte të mbijetonte…
Personi në foto është biznesmeni Rakip Pilot Rroli, i cili u ekzekutua me breshëri kallashnikovi mëngjesin e sotëm në Saxhak të Kurbinit. Mësohet se biznesmeni i materialeve të ndërtimit po udhëtonte me makinë në momentin që u qëllua për vdekje. Autorët mësohet se e kanë ruajtur dhe ndjekur objektivin, që sapo ka dalë nga banesa dhe sapo është futur në rrugën që lidh fshatin Sanxhak me Kurbinin e kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi. Viktima rezulton si një ish i burgosur në burgun e Shënkollit. Në vitin 2011 ai është përfshirë në plagosjen e një 22-vjeçari, ku së bashku me një…
Raporti mes dyshes më të përfolur në shtëpinë e ‘Big Brother Vip’, si duket ka ndryshuar. Aktori Donald Veshaj dhe këngëtarja Beatrix Ramosaj në vetëm pak ditë u afruan shumë mes njëri-tjetrin aq sa të shprehnin hapur pëlqimin e tyre, duke bërë që të gjithë të flisnin për ta, pasi nga publiku shihej sikur Donaldi i kishte dhënë shpresa Bora Zemanit për një rikthim të mundshëm. Pas hyrjes së Romeo Veshaj, si duket diçka ka ndodhur mes tyre ku Donaldi ka refuzuar puthjen e Beatrix dhe ky moment është bërë viral në rrjetet sociale.
Nga Fareed Zakaria Imagjinoni për një moment, se si duket bota për njerëzit që jetojnë sot në Kinë, le të themi për një çift mesatar. Vendi i tyre, shtëpia e njërit prej qytetërimeve më të mëdha dhe më të lashta në botë, prej kohësh një lidere në shkencë dhe teknologji, ishte kryesisht e izoluar nga vala e madhe e përparimit ushtarak dhe teknologjik që filloi në Perëndim në shekullin XVI-të. Ajo ishte e vonuar për arritjet e fuqishme ekonomike,të cilat nisën me revolucionin industrial në shekullin XVII-të. Ajo u dominua nga fuqitë e huaja gjatë shekullit XIX-të. Dhe gjatëshekullit të…