Author: tirana

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pritet të zhvillojë një takim në orën 14:00, me disa prej kryetarëve të degëve të PD. Takimi do të zhvillohet në selinë blu dhe fokusi do të jetë te mbledhja e Kuvendit Kombëtarë më 18 dhjetor. Sipas gazetarit, do të flitet për organizimin e këtij Kuvendit që është thërritur nga kryesia dhe do të vendoset se cili do të jetë aksioni politik që do të ndiqet për të ardhmen.

Read More

Blogerja e njohur serbe, Kristina Kika Đukić ka kryer vetëvrasje. Lajmi është bërë i ditur nga shoqja e ngushtë e saj. “Me keqardhje ju informoj se Kika nuk është më me ne. Dua të shpreh ngushëllimet e mia për familjen e saj dhe për të gjithë njerëzit që e deshën dhe e njohën. Të dua përgjithmonë Kiko, prehu në paqe“, thuhet në postim. Si një yll i madh i rrjeteve sociale, Kika u gjend edhe në shënjestër të bullizmit dhe abuzimit kibernetik. Shumicën e kohës ishte jashtëzakonisht e vështirë për të. Ajo la pas një nënë e cila postoi në…

Read More

Sot dhe nesër ushtria do të kryejë eksperimentin për të gjetur shkakun e vdekjes së 4 rusëve, bashkëshortët Sergei dhe Natali Burenkova, vajza e tyre Ekaterina dhe dhëndëri Nikita Belusov, të cilët u gjetën pa shenja jete në pishinën e hotelit Gloria Palacë. Grupi hetimor pritet të zhvillojë një eksperimet në ambientet e pishinës ku ekspertët e laboratorit ushtarak do të përcaktojnë nëse ka pasur elementë të jashtëm biologjikë apo armë kimike që mund të kenë shkaktuar edhe vdekjen. Nga ana tjetër Prokuroria e Kavajës ka regjistruar hetimet për vrasje në rrethana cilësuese ndërsa hetime po zhvillohen edhe në shtetin…

Read More

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, drejtoi sot Tryezën me shoqërinë civile kundër dhunës me bazë gjinore. Në fjalën e saj në këtë Tryezë, Kryetarja e Kuvendit, Nikolla nënvizoi midis të tjerash se “Dhuna me bazë gjinore dhe dhuna në familje është bërë një problem më i mprehtë edhe për shkak të rrethanave rënduese të dy viteve të fundit, pandemisë së Covid-19 dhe efekteve bashkëshoqëruese sociale dhe ekonomike, si vështirësitë financiare, rritja e papunësisë, pasigurisë ushqimore dhe impakti i tyre në marrëdhëniet familjare. Vajzat, gratë dhe familja i vuajtën pasojat e pandemisë në mënyrë të dyfishtë”. “Si legjislatore, por edhe si…

Read More

Rikthehen seancat gjyqësore për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Dosja e ish-ministrit, e cila ndodhet tashmë në duart e GJKKO, do të nisë rishqyrtimin më 20 dhjetor të këtij viti, në orën 09:00. Ndërkohë, procesi ende pa nisur, ka hasur në probleme, për shkak të dorëheqjes së dy anëtarëve të trupës gjykuese. Kështu, çështja do të kryesohej nga gjyqtarja Miliana Muça, e cila vendosi të heqë dorë, ashtu siç ka vendosur të dorëhiqet edhe gjyqtarja Ilirjana Olldashi. Tashmë, pritet që KLGJ të delegojë anëtarin e tretë për të plotësuar trupën gjykuese. Njoftimi i plotë: Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se,…

Read More

Autoriteti i Mediave Audivizive (AMA) dhe Komisioni i Pavarur i Medias (KPM) zhvilluan një takim pune në Tiranë. Kryetarja e Autoritetit znj. Armela Krasniqi dhe kryetari i KPM-së z. Xhevat Latifi diskutuan mbi çështje me të cilat përballen dy institucionet që ata drejtojnë. Implementimi i Direktivës 2018/1808 është një nga detyrimet që rrjedh nga angazhimet e ndryshme ndërkombëtare të dy vendeve dhe si e tillë ajo kërkon vendimmarrje dhe angazhim tërësor të dy institucioneve. AMA dhe KPM shkëmbyen informacion për punën e deritanishme në këtë drejtim duke u fokusuar tek mënyra që secili vend do ta implementojë. Direktiva 2018/1808 trajton…

Read More

NASA ka bërë me dije se një asteroid masiv i përshkruar si “potencialisht i rrezikshëm” do të kalojë ditën e sotme në orbitën e Tokës. Sipas NASA-s, shkëmbi hapësinor është 1000 këmbë i gjatë, duke e bërë atë më të madh se Kulla Eifel, por që fatmirësisht nuk paraqet rrezik për Tokën. I zbuluar në vitin 1982, ai është rreth 20 metra më i lartë se Kulla Eifel e Parisit dhe po udhëton me 14,719 mph. Vlerësohet se përmban 4.7 miliardë dollarë (3.5 miliardë £) nikel, hekur dhe kobalt. Dr. Franck Marchis, astronom në Institutin SETI dhe zyrtar kryesor shkencor…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar të gjithë ministrat dhe kryebashkiakët, se do të sanksionohen financiarisht dhe do të shkohet deri në shkarkimin e tyre nga detyra, nëse abuzojnë me qytetarët. Nga Shkodra, ku zhvilloi një takim me qytetarët për “Bashkëqeverisja si Ligj i Ri”, Rama u shpreh prerë se “kryetarët e bashkive, deri te ministrat, do të sanksionohen financiarisht, nëse nuk u përgjigjen qytetarëve, për rastet kur këta të fundit kanë të drejtë. Sanksionet do të jenë deri në majë dhe më pas kalohet në fazën e shkarkimit”. Më tej, kreu i qeverisë theksoi se ëndrra e tij në këtë…

Read More

Sikurse Presidenti amerikan Joe Biden, që vendosi për bojkot diplomatik të Lojërave Olimpike Dimërore në Kinë, një rrugë të tillë do ta ndjekë edhe Kosova. Nga zyra e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, konfirmuan se bojkoti diplomatik bëhet për shkak të shkeljes së të drejtave të njeriut nga ana e Kinës, dhe gjenocidit të vazhdueshëm të ushtruar nga Kina, kryesisht në Xinjiang. “Presidentja Osmani mbështet vendimin e ShBA-së për bojkotin diplomatik ndaj Kinës. Sikurse edhe homologët e saj nga ShBA-ja, Australia dhe Britania e Madhe, Presidentja Osmani shkaku i shkeljes së të drejtave të njeriut nga autoritetet kineze, do t’i…

Read More

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar sot kthimin në Kuvend të “Buxhetin 2022”. Sipas argumenteve të kreut të shtetit, në tërësinë e tij ky Buxhet antisocial, ka mangësi shqetësuese të transparencës në lidhje me shpenzimet dhe politikat fiskale, si dhe paraqet problematikë shumë shqetësuese në lidhje me nivelin e borxhit publik, përdorimit dhe efektit ekonomik të tij. Për Presidentit Meta, në “Buxhetin 2022” mungon mbështetja reale për sektorët e ekonomisë dhe në mënyrë të veçantë për bujqësinë, si dhe mungon mbështetja e nevojshme buxhetore për shtresat në nevojë për kurimin ndaj infeksionit Covid-19, të cilët trajtohen në shtëpi dhe jashtë sistemit…

Read More

Pas vendimit të Apelit të Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit për të rihapur çështjen ‘Gërdeci’ SPAK rinis hetimet. Burime nga prokuroria e posaçme bëjnë me dije se nga java e ardhshme nis pyetja e personave qe kane dijeni per rrethanat e hetimit. Personave qe u është nisur flet thirrje janë trashëgimtarët e viktimave dhe personat e dëmtuar nga gërdeci. Pjese e ripyetjes do të jenë edhe ish zyrtaret e lartë në periudhën e tragjedisë me 15 mars 2008. Zyrtari i parë që do ripyetet është ish ministri mbrojtjes Fatmir Mediu.

Read More

Kryeministri Edi Rama tha në një takim me qytetarët në Shkodër për “Bashkëqeverisjen si Ligj i Ri” se në vitin 2022 do të hiqen të gjitha sportelet dhe shërbimet do merren online. Mes të tjerash, kreu i qeverisë deklaroi se me ligjin e ri do të ketë dy lloj sanksionesh ndaj punonjësve të administratës, të cilët vonojnë përgjigjet për qytetarët. Sipas Ramës, ata që nuk i përgjigjen hallit të qytetarëve, do të kenë ndjekje penale, por edhe sanksione financiare, pra që do iu duhet të paguajnë nga rroga e tyre dëmin e shkaktuar. “Vetëm 5% e shërbimeve nuk janë online,…

Read More