Author: tirana

Jeni të sigurt se çfarë keni mësuar, parë apo dëgjuar, jo vetëm njërën nga dy anët e së njëjtës monedhë? E megjithatë, si tek shumica prej nesh përreth, edhe për çdo shenjë, zbatohet rregulli “duket ndryshe dhe është ndryshe” dhe ka disa sekrete të vogla, disa elemente të fshehura apo dobësi që as që ju shkojnë në mendje. Pra, është koha për t’i zbuluar ato! DASHI Edhe pse duket kokëfortë, gati për të mbrojtur ligjin me thonj dhe dhëmbë, ai mund të ketë krizë dhe të shembet emocionalisht në gjendje të jashtëzakonshme! DEMI Dashamirës, paqësor, muzikant, por e vërteta është…

Read More

Shkencëtarët në Japoni kanë krijuar një maskë të re për fytyrën e cila mund ta zbulojë Covidin në çast: kjo gjetje e rrallë i detyrohet një filtri të posacëm, i cili përmban qeliza struci. Qelizat vetë janë gjetur me antitrupa që lidhen me virusin vdekjeprurës dhe ndihmojnë në identifikimin e shpejtë te tij. Maska u krijua nga një grup ekspertësh nën drejtimin e kreut të Universitetit të Kiotos, Yasuhiro Tsukamoto. Prania e Covidit në frymën që nxjerr personi i prekur nga sëmundja arrin të aktivizojë një dritë fluoreshente në maskë për të zbuluar gjurmë. Studiuesit thonë se dhe drita LED…

Read More

Sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi takim me Kolegjin e Kryetarëve, duke iu pergjigjur ne kete menyre “dhemb per dhemb” Berishes, i cili pak minuta para beri ftese per kuvendin e 11 dhjetorit, duke ftuar edhe Bashen e Bardhin. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi është duke mbajtur nga Selia Blu një konferencë për mediat gjatë së cilës pritet të flitet për ecurinë e procesit të organizimit të Kuvendit Kombëtar të datës 18 dhjetorit. “Anëtarët nuk i kanë hedhur në kosh, ato kanë konfirmuar masivish pjesëmarrjen në 18 dhjetor. Secili kanë nënshkruar nën prezencën e një përfaqësuesi…

Read More

Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën e zëvendësministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu, që mjekët e profesorët që punojnë në institucionet publike të futen në kategorinë e zyrtarëve publikë që duhet ta deklarojnë pasurinë. Sallahu deklaroi se projektligji do të ndihmojë në ngritjen e transparencës. “Është bërë një kategorizim i ri i zyrtarëve publikë që do të deklarojnë pasurinë. Në kategorinë e zyrtarëve publikë janë shtuar mjekët që ushtrojnë veprimtarinë në institucionet publike dhe profesorët që punojnë në institucionet publike”, ka thënë Sallahu. Pro projektligjit votuan shumica e anëtarëve të kabinetit qeveritar. Projektligji me ndryshime për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e…

Read More

Arbitrim skandaloz është vlerësuar të jetë bërë në duelin Basel-Qarabag në Ligën e Konferencës nga njohës të futbollit, por edhe nga vetë skuadra e Qarabagut. Kjo për faktin se Qarabagu ka shënuar gol në udhëtim te Baseli por që nuk është pranuar, e që do të mund të kishte rol vendimtar në grupin H të Ligës së Konferencës. Dy minuta pasi nisi ndeshja, një sulmues i skuadrës nga Azerbajxhani shënoi dhe renditja në grup do të mund të dukej ndryshe në fund. Topi e kaloi qartë vijën e golit dhe më pas u largua nga një mbrojtës i skuadrës zvicerane.…

Read More

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Shkodër, stacionin e radhës ka pasur selinë e PS-së në këtë qytet, ku do të zhvillojë një takim me strukturat. Rama shoqërohej sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri, drejtuesja politike e PS Shkodër, Edona Bilali dhe përfaqësues të kësaj partie. Takimi pritet të jetë për strukturimin e PS Shkodër si dhe zgjedhjet e ardhshme vendore të pjesshme nëse do të ketë në bashkinë Shkodër, e cila aktualisht drejtohet nga kryebashkiakja në detyrë, Voltana Ademi.

Read More

Deputeti i Partisë Demokratike dhe kreu i Forumit Rinor, Belind Këlliçi ka dhënë detaje për ABC nga brenda stadiumit Air Albania për Kuvendin e PD që do të mbahet në 11 dhjetor. Këlliçi deklaroi se do të ketë transparencë të plotë për emrin e çdo delegati që do të marrë pjesë në Kuvend. Deputeti i PD tha se këtë të shtunë, demokratët do të shkarkojnë me votën e tyre Lulzim Bashën dhe partia do të drejtohet nga një Komision i përkohshëm politik. “S’ka si të mos njihet ky Kuvend që është i delegatëve. Këtu nesër do të ketë deputetë anëtarë…

Read More

Peshëngritësi Briken Çalja ka triumfuar në kampionatin botëror të peshëngritjes në Uzbekistan. Sportisti shqiptar ka arritur të ngrejë në stilin e shkëputjes 156 kilogramë, duke marrë vendin e parë. Kampionati botëror i peshëngritjes në Tashkent të Uzbekistanit ka rezultuar i suksesshëm dhe për Erkand Qerimaj, që ka arritur të marrë vendin e katërt.

Read More

Ish-kreu i PD, Sali Berisha, në një mesazh drejtuar delegatëve një ditë para Kuvendit, thotë se “do të udhëheqë revolucionin paqësor, rikthimin e votës së lirë për anëtarët simpatizantët e PD brenda kësaj partie, rikthimin e votës së lirë për shoqërinë shqiptare në tërësi”. “Të dashur delegatë, moti është një faktor që nuk varet nga ne. Megjithë zjarrin dhe entuziasmin që keni nga brenda, të vini të përgatitur, me veshjet më të trasha të mundshme për të mos ndjerë të ftohnin. Shiu nuk bie në zonën ku jemi ne, por klima është kjo që ju e shihni vetë. Ftoj të…

Read More

Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka, është thirrur në SPAK ditën e sotme, ku ka qëndruar për gati 30 minuta. Paloka është thirrur në prokurori, për të dhënë shpjegime në lidhje me hetimin e nisur në, pas një kallëzimi për ‘kundërshtim të forcave të policisë’, në Prokurorinë e Tiranës, gjatë kohës së protestave të dhunshme të opozitës jashtë parlamentare. Hetimi në fjalë ka nisur nga Prokuroria e Tiranës, e cila shpalli moskompetencë dhe e kaloi në SPAK. Një ditë më parë, për të njëjtin kallëzim në prokurori është paraqitur edhe deputeti i PD-së Ervin Salianji.

Read More

Nga Shkodra, ambasadori i Turqisë në vendin tonë, Murat Ahmet Yoruk, lëshoi akuza ndaj organizatës turke FETO. Yoruk tha se elementë dhe struktura tinzare të kësaj organizate kriminale vazhdojnë veprimtarinë e tyre edhe në Shqipëri. Sipas tij, kjo organizatë terroriste është kërcënim edhe për Shqipërinë. “Organizata terroriste turke FETO përpiqet të ndikojë në të gjitha mënyrat në Turqi dhe në 15 korrik 2015 pati një tentativë për grusht shteti dhe falë ndërhyrjes së shpejtë të shtetit turk dhe presidentit Erdogan, ajo dështoi por anëtarë të kësaj organizate janë në vende të ndryshme të shpërndarë. Me keqardhje theksoj se elementë dhe…

Read More