Mauricio Pochettino tek Man.United dhe Zinedine Zidane tek PSG, ky është lajmi i bujshëm që vjen nga Anglia. Sipas “Daily Mail”, tekniku argjentinas nuk është aspak i lumtur në Paris, ku jeton në një hotel, larg familjes së tij, gjithashtu i ka ardhur në majë të hundës ankesat e pafundme nga yjet e PSG dhe një dhomë zhveshje shumë e vështirë për tu administruar. Të gjithë këto faktorë kanë bërë që Pochettino të mendoj largimin për tu rikthyer edhe një herë në Angli, për të marrë drejtimin e “djajve të kuq”, pa një trajner pas shkarkimit të Solskjaer. Pochettino është…
Author: tirana
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku deklaroi se 276 milionë euro është borxhi i fshehur për fushatën e rindërtimit për të blerë zgjedhjet me paratë e buxhetit. Përmes një postimi në ‘Facebook’ demokratja thekson se kjo shifër kaq e lartë është krijuar si rrjedhojë e kontratave të pa studiuara në lidhje me rindërtimin. POSTIMI I PLOTË 276 mln euro të tjera borxh i fshehur për shqiptarët! Një provë e qartë e abuzimeve dhe vjedhjes së buxhetit për interesa elektorale. Janë 78 mld lekë të tenderuara kur në buxhet u vendosën 66 mld lekë për vitin 2021. Për rrjedhojë janë 276…
Partia Socialiste ka mbledhur këtë të hënë Grupin Parlamentar. Gazetarja Klesiana Omeri raporton se pritet që në këtë mbledhje të diskutohen një sërë çështjesh të rëndësishme që kryesisht lidhen edhe me buxhetin e vitit 2022. Po ashtu pritet që të ketë diskutime edhe për një sërë çështjesh të tjera politike që janë të hapura dhe që kërkojnë votën dhe mbështetjen e PD. Një prej tyre është edhe çështja e zgjatjes së mandateve të organeve të Vettingut. Kujtojmë që për PS ka kërkuar opinionin e “Venecias” për këtë ndërhyrje. Po ashtu pritet që të diskutohet për një kërkesë të prokurorëve të…
Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu fajëson qeverinë sa i përket raportimit të shifrave të rasteve të reja pozitive me COVID dhe viktimave. Sipas Shehut, numri i infektimeve nga Covid është shumë më i lartë se shifrat zyrtare të publikuar. Duke iu referuar të dhënave nga INSTAT, Shehu shkruan se në periudhën janar-shtator 2021, janë deklaruar 18 për qind më shumë viktima krahasuar me në të njëjtën periudhë të vitit 2020. “Per me teper ne Shqiperi ne shumice jane perdorur vaksina me efekte te dyshimta, te pa certifikuara. Vertet numri i vdekjeve Covid mund te fshihet perkohesisht, por jo perfundimisht, sepse…
Një sasi e konsiderueshme rërë është derdhur në superstraden Lezhe-Milot, pranë kryqezimit të Ishull-Shëngjinit. Rëra ka mbuluar rrugën në një gjatësi prej 50 metrash, duke u kthyer në rrezik për drejtuesit e mjeteve. Sapo është konstatuar rasti ka mbërritur policia rrugore dhe po sinjalizon drejtuesit e mjeteve për rrezikun, ndërkohe ende nuk është identifikuar automjeti që mund të ketë derdhur rërën.
Kryeministri Edi Rama këtë të hënë ka ripërsëritur sërish bonusin e bebes për të gjithë ato familje që gëzojnë ardhjen në jetë të një fëmije. Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë me dije se gjatë vitit 2021 kanë ardhur në jetë 36 238 fëmijë të cilët kanë marrë bonusin e bebes të mbështetur nga programi i mbrojtjes sociale. Ai gjithashtu ka theksuar se dhe në buxhetin e 2022 do të vijojë financimi i këtij programi për çdo të porsalindur. “ 36,238 fëmijë të lindur gjatë këtij viti kanë sjellë për familjet e tyre edhe bonusin e…
Fjalët e Virginia Woolf japin një paraqitje të shkurtër të një shpirti të munduar që nuk ka gjetur kurrë pak qetësi. Ato shprehin qartë talentin e madh të autores, por edhe skepticizmin e jashtëzakonshëm. Virginia Woolf ishte dëshmitare e tmerreve të Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore, të cilat patën një ndikim të rëndësishëm në ndjeshmërinë e shumë artistëve të kohës. Virginia Woolf lindi në Londër në vitin 1882. Ajo ishte një nga eksponentet më të rëndësishme të letërsisë moderne dhe një feministe e palodhur. Ajo humbi nënën në moshën 13-vjeçare dhe jo shumë kohë më pas motrën dhe…
Reperi i njohur Arkimed Lushaj ka humbur gjyshin e tij, Ali Mulaj. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur vetë reperi në ‘instastory’ aty ku i shpreh fjalët më të ndjera për humbjen e tij, duke i thënë faleminderit për shumëçka dhe për faktin se e rriti. “Ali Mulaj të kam jetën borxh shpirti im, ti qofsh i xhenetit gjyshi im më ke këput zemrën. Faleminderit që më rrite, faleminderit që më ngjite emrin Arkimed. Faleminderit gjysh për cdo rregull që ti theve që prindërit e mi të dhanë për mu. Gjysh ti ishe balsami shpirtit tim. Do të…
Në mbledhjen e sotme në Komisionin e Sigurisë, zëvendësministri i Brendshëm Andi Mahila, ritheksoi edhe njëherë se nuk ka asnjë marrëveshje me Britaninë e Madhe për instalimin e një kampi refugjatësh në Shqipëri. “Për këtë është dhënë sqarim shterues nga kryeministri i Republikës së Shqipërisë. Nuk ka asnjë marrëveshje dhe asnjë diskutim. Marrëveshjet që do të nënshkruhen me Britaninë e Madhe nuk kanë fare lidhje”, u shpreh ai. Gjatë fjalës së tij, ai theksoi se ka pasur një bashkëpunim pozitiv me institucionet britanike, ndërsa shtoi se marrëveshja ekzistuese është pasuruar me një protokoll zbatimi. “Bashkëpunimi me institucionet britanike është shumë…
Fatbardh Kadilli thotë se një zv.kryeministër i Shqipërisë është kapur në përgjimet e antimafias italiane. Nënkuptohet se bëhet fjalë për Erion Braçen apo për Arben Ahmetajn, sipas opozitarit. Mirëpo Kadilli thotë se PD po hesht për këtë çështje. Ja çfarë shkruan ai: Pse hesht PD? Partia Demokratike e ka mbyllur gojën për zëvëndës kryeministrin e kapur në përgjimet e prokurorisë italiane se do ndihmonte për pastrim parash. Një heshtje skandaloze për një parti që reagon edhe për rojet e bashkive. Ku përfundoi lufta kundër “armikut numër një të shqiptarëve”? A është blerë heshtja e PD-së?
Jaime Lorente, ylli i La Casa de Papel, është bërë baba për herë të parë. Ka qenë vetë Lorente, i cili quhet Denver në film, ai që ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale lajmin e madh. Kjo dhuratë për aktorin vjen pak ditë para premierës zyrtare të pjesës së dytë të sezonit të 5-të të serialit. Aktori ka publikuar një foto me vajzën e tij të porsalindur, ndërsa shkruan edhe një mesazh; “Do të jesh një grua e lirë”. Deri më tani nuk dihet identiteti i partneres së tij.
Një 13-vjeçar me iniciale A.S u gjet i vetëvarur në dhomë nga prindërit e tij në Lushnje. Miqtë e 13-vjeçarit kanë treguar për mediat se i mituri ishte aktiv në rrjetet sociale, dhe po bënte një video në TikTok kur humbi jetën. Autoritetet po paralajmërojnë njerëzit që të shmangin “Sfidën e Blackout”, e cila, si sfida Pass Out e vitit 2020, mund të çojë në asfiksi. Loja “Blackout Challenge” në TikTok kërkon që pjesëmarrësi të mbysë veten derisa të humbasë mendjen dhe të zgjohet disa çaste më vonë. Është e lehtë të kuptosh pse kjo është një ide e keqe. Vitin…