Një 53 vjeçar është gjetur i pajetë këtë të hënë në Tiranë. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në Kombinat, ku një 53 vjeçar me iniciale P.G. është gjetur i pajetë në trotuar. Nga kqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. “Me datë 22.11.2021, rreth orës 06:30, në Kombinat, në trotuar është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune shtetasi P. G., 53 vjeç. Paraprakisht dyshohet vdekje natyrale”, thuhet në njoftimin e policisë.
Author: tirana
Kuvendi ka nisur procedurat për të forcuar luftën ndaj pastrimit të parave. Komisionet nisin këtë javë të shqyrtojnë ndryshimet e reja në ligjin për pastrimin e parave, i cili sjell një sërë risish, pasi futet në lojë Byroja e Hetimit dhe forcohen kontrollet për emrat e lidhur me politikën. Me ndryshimet që janë bërë, edhe 5 vite pasi të jenë larguar nga funksioni, politikanët do vijojnë të përfshihen te kjo kategori. Anëtarët e familjes së personit të ekspozuar politikisht janë: bashkëshorti/ja apo bashkëjetuesi/sja e një personi të ekspozuar politikisht; fëmijët dhe bashkëshortët/et e tyre apo bashkëjetuesit/set; prindërit e një personi…
Të paktën 5 persona kanë humbur jetën dhe mbi 40 të tjerë janë plagosur në SHBA pasi një makinë është futur mes turmës së njerëzve në Wisconsin. Mediat e huaja bëjnë me dije se një makinë e kuqe SUV ka kaluar mes paradës së krishtlindjeve në qytetin e Waukesha, në perëndim të Milwaukee.
Një 52-vjeçar ka rënë në pranga, pasi akuzohet për kontrabandë mallrash. Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet H. N., banues në Gjirokastër, i cili akuzohet për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Tregtim dhe transportim i mallrave që janë kontrabandë”. Nga kontrolli i ushtruar nga Specialistët e Seksionit për Hetimit e Krimit Ekonomiko-Financiar dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në garazhin e banesës së tij në fshatin Bodrisht, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi e konsiderueshme mallrash të ndryshme, kryesisht kozmetike, me mbishkrime në gjuhë të…
Ministrja e Arsimit dhe Sportit Znj. Evis Kushi ka ngritur alarmin pas ngjarjes së Lushnjes, ku një 13-vjeçar humbi jetën, ndërsa u tha se ai ishte duke bërë video për ta hedhur në rrjet social. Këtë shqetësim Ministrja Kushi e kishte ngritur edhe më parë disa herë, ku më e fundit ishte para disa ditësh në aktivitetin e prezantimit të projektit “Shkollat për Shëndetin”, ku vuri në dukje përgjegjësinë e shkollës dhe familjes në këtë aspekt, si dhe theksoi nevojën e një debati të gjerë publik për këtë emergjencë shoqërore. Statusi i ministres Kushi: URGJENTE! Jam e tronditur nga ngjarja…
Donald Veshaj, konkurrent i këtij edicioni të “Big Brother VIP”, na ka treguar të gjithëve se është tepër i lidhur me familjen e tij. Sot, Mario, vëllai i tij feston ditëlindjen ndaj aktori i humorit ka menduar t’i bëjë diçka të veçantë. Ai ka shkruar në një bluzë “Mario edhe 100 vjeç, të dua” dhe më pas e ka veshur. Së bashku me konkurrentët e tjerë, ata i kanë kënduar Marios këngën e ditëlindjes, surprizë e cila me siguri i ka pëlqyer shumë vëllait të tij. Më herët, edhe vëllai i tij binjak Romeo, e surprizoi Donaldin brenda në shtëpi.…
Një 13-vjeçar me iniciale A.S u gjet i vetëvarur në dhomë nga prindërit e tij në Lushnje. Miqtë e 13-vjeçarit kanë treguar për mediat se i mituri ishte aktiv në rrjetet sociale, dhe po bënte një video në TikTok kur humbi jetën. Ata thanë se ai kishte lidhur një litar në qafë dhe kishte hipur mbi karrige kur u rrëzua dhe humbi jetën. 13-vjeçari ishte aktiv në rrjetet sociale dhe postonte video të ndryshme në llogarinë e tij personale dhe në njërën prej tyre shkruante: Njerëzit largohen kur krijon varësi ndaj tyre. Edhe videot e tjera qe ka postuar i…
Ish-banori i ‘Big Brother VIP’, Kledi Hysa ishte i ftuar në emisionin Fun Club BB VIP”. Duket se historia e tij e dashurisë dhe flirtimet me Beatrix e penalizuan atë dhe publiku vendosi që ta largonte nga reality show. Kledi foli sot për jetën e tij private dhe për marrëdhënien me këngëtaren shqiptare. Sipas tij, Beatrix e ka ditur për lidhjen e tij, e në fund bëri sikur nuk e dinte. “Unë atë femër nuk e kam frikë dhe e ka ditur shumë mirë se kush jam unë. Kam folur me të dhe kam një gjë të saj që askush…
Aktori Igli Zarka që u largua nga shtëpia më e famshme në Shqipëri për shkak të një problem shëndetësor ka folur në “Fan Club” rreth qëndrimit të tij në ‘Big Brother VIP’. Igli: Tek unë ndikoi shumë izolimi. E kam shumë të thjeshtë të dalloj një njeri hipokrit. I pyetur se cili prej banorëve mendon se është fals, Igli tha se për hir të lojës, të gjithë bëhen sadopak të tillë. Igli: Në thelb janë të gjithë “fals” se nuk mendoj se ka njeri aq të ligë sa të zgjohet në mëngjes e të mendojë si të shkatërrojë jetën e…
Një ngjarje e rende është regjistruar sot ne Tirane, ku një e re ka rene aksidentalisht nga lartësia e pallatit ku banonte. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:50, në rrugën “Isuf Balta”. Burime zyrtare bene me dije se ka dyshime që vajza të ketë rënë aksidentalisht nga lartësia e pallatit ku banonte. Bëhet fjalë për shtetasen me inicialet I. K., 20 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Një 43-vjeçar është arrestuar nga policia për shkak se akuzohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur. Raportohet se i arrestuari është J.D, 43-vjeç dhe është arrestuar nga policia e Kamzës. Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë ndalimin e shtetasit J. D., 43 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur.
Manchester United konfirmon se Ole Gunnar Solskjaer është larguar nga posti i trajnerit. Faleminderit për gjithçka, Ole shkruan klubi i Man United në Twitter.Solskjaer e mbyll kështu pas 3 vitesh aventurën 3 klubi anglez mes shumë problemesh. Ai e mori ekipin në dhjetor 2018 por që atherë nuk fitoi asnjë trofe. Shkarkimi erdhi pas humbjes turpëruese 4-1 ndaj Watford.