Author: tirana

Dy persona që ishin punësuar për mbrojtjen e një subjekti privat janë arrestuar pasi akuzohen se kanë vjedhur disa materiale në këtë subjekt. Të arrestuarit janë R. Xh., 39 vjeç, banues në Kuman, Roskovec dhe A. N., 25 vjeç, banues në Zharrëz, Patos, (të dy punonjës SHPSF). Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke shpërdoruar detyrën kanë vjedhur një sasi vaji lubrifikant, naftë, venol, pompë hidraulike, prozhektor, ferrota, fuçi metalike, pronë të kompanisë Bankers Petrol.

Read More

Duket se Donaldit nuk i pëlqen aspak kur të tjerët e etiketojnë si partneri i Bora Zemanit. Mbasditen e djeshme, aktori i njohur i humorit ka treguar se përcaktime të tilla duhet të ndalojnë. Ai u shpreh se në këtë lojë ka hyrë vetëm dhe do të vazhdojë të luajë si i tillë. “Unë nuk jam i askujt, boll më me etiketime se nuk jam ‘njeriu i Borës’, në lojë kam hyrë vetëm dhe pa sqaruar shumë gjëra nuk mund të them që jam në një lidhje”, tha Donaldi. Këtë gjë e aprovuan edhe dy konkurentët e rinj, Meridiani dhe…

Read More

Familjarët e Mateos së vogël, i cili u vra barbarisht nga fqinji i tij Klodian Çalamani, nuk janë mjaftuar vetëm me peticionin për dënimin me vdekje të autorit. Ata janë zhvendosur sot para burgut të Vlorës, ku po mbahet i burgosur 38-vjeçari. Siç shihet edhe nga pamjet, me pankarta dhe thirrje me zë të lartë, familjarët tentojnë që të hyjnë në ambientet e burgut, ndërsa ata kërkojnë drejtësi. “Dua të vërtetën. Dua drejtësi për atë kriminel të mallkuar. I poshtri. Duam të dimë pse e vrau. Duam drejtësi. Duam të dimë të vërtetën se pse e vrau një fëmijë 8-vjeç.…

Read More

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar Rregulloren “Për mënyrën e zhvillimit të procedurës së shorteut publik dhe të hapur, në kuadër të procesit të rindërtimit”. Qëllimi i kësaj Rregulloreje është përcaktimi i rregullave, procedurave dhe standardeve për organizimin dhe hedhjen e shortit publik për ndarjen e banesave, apo apartamenteve në objektet e reja të banimit. Rregullorja është zbatuar për herë të parë në Vaqarr, ku u dorëzuan dje edhe 20 banesat e para për familjet përfituese nga Programi i Rindërtimit në këtë lagje të re të kryeqytetit. Kryebashkiaku Erion Veliaj e cilësoi këtë procedurë mjaft transparente dhe tha se e…

Read More

Një 34-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Korçës, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Kjo situatë ka bërë që 22-vjeçarja me inicialet E. R., ka tentuar të vetëvritet. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave për veprën penale “Dhuna në familje”, përfundoi shtetasi me inicialet E. R., banues në fshatin Orman, të Maliqit. Ndërkohë, gruaja e tij ndodhet në spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

Read More

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë britanike, pasi u kap duke kultivuar lëndë narkotike. Mediat britanike shkruajnë se bëhet fjalë për Aldjon Musollari i cili kishte shndërruar një ish-zyre postare në një laborator të sofistikuar 100,000 paund për rritje droge. Ai u arrestua në zonën e Uellsit, ku kishte ngritur edhe plantacionin me kanabis. Siç raportojnë mediat britanike, muret e njësisë tregtare që ishte shndërruar në plantacion kanabisi, ishin të veshura me pllaka gipsi dhe të mbuluara me fletë plastike dhe kishte dhjetëra llamba për ngrohje, si dhe transformatorë të energjisë elektrike dhe thasë me plehra. Pasi u…

Read More

Kthjellimet mbeten prezent deri në mesditë në të gjithë territorin shqiptar, ku më të dukshme janë paraqitur në zonat bregdetare Sipas MeteoAlb pasditja paraqitet me kthjellime dhe vranësira të lehta në pjesën më të madhe të vendit por vranësira të shpeshta shfaqen në zonat malore por pa rrezikuar shira. Temperaturat e ajrit rriten lehtë në vlerat minimale dhe maksimale duke bërë që mëngjesi të shënojë 4°C në zonat malore ndërsa mesdita ngjitet deri në 25°C. Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugor-Juglindor duke sjell në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.

Read More

Një fund tragjik ka pasur një 24-vjeçar në Kosovë, i cili u gjet i vdekur ditën e djeshme. Raportohet se A.GJ 24-vjeç nga Kaçaniku, gjeti vdekjen pasi ra në një humnerë në Prevallë. Pasi nuk mundën ta gjenin familjarët e tij njoftuan policinë e Kosovës dhe këta të fundit e shpallën të zhdukur. Pas kërkimeve të vazhdueshme, i riu u gjet pa shenja jete në një greminë. Policia e Prizrenit raporton se ende nuk dihen shkaqet që çuan në ngjarjen fatale. “Telefonatën e parë e kishim pranuar në ora 14:35, menjëherë kemi dalë në vendin e ngjarjes. Rreth orës 18:45…

Read More

Pjesa e parë/ Publikohet një dosje arkivore voluminoze të nxjerrë nga institucioni i Autoritetit për Informimin e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, ku ndodhen me qindra dokumente me siglën “Tepër sekret” që i përket ish-të dënuarit politik, Xhavit Qesja, me origjinë nga qyteti i Krujës, familja e të cilit gjatë periudhës së pushtimit të vendit, 1939-1944, u lidh ngushtë me Lëvizjen Antifashiste, duke qenë një ndër bazat kryesore të saj dhe vuri në dispozicion të gjithë pasurinë që kishte, pasi Xhaviti ishte një ndër anëtarët e parë të Partisë Komuniste Shqiptare për rrethin e Krujës, duke drejtuar batalionin partizan Krujë-Ishëm…

Read More

Një nënë është arrestuar ditën e djeshme në Prishtinë, pasi akuzohet se nuk u përkujdes për djalin e saj të mitur. Bëhet fjalë për një shtetase kosovare, ndërkohë që fëmija është dërguar në jetimore. Njoftimi i policisë: KEQTRAJTIM APO BRAKTISJE E FËMIJËS/ Prishtinë 20.11.2021-17:20. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta nuk ishte përkujdesur për djalin e saj të mitur. E dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa djali i të dyshuarës është dërguar në strehimore.

Read More

Kryeministri Edi Rama ka publikuar video nga rezidenca e re në Vaqarr ku do të strehohen familje të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019-ës. Përmes një postim në ‘Facebook’ Rama thekson se kjo është shëmbëlltyrë e solidaritetit shqiptar e të bashkëpunimit me Fundjavën Ndryshe. MESAZHI I RAMËS MIRËMËNGJES 😊 dhe me pamjet e transformimit të rezidencës së re që hapi dyert në Vaqarr, shëmbëlltyrë e solidaritetit shqiptar e të bashkëpunimit me Fundjavën Ndryshe, ju uroj një të diel të paqtë🙏

Read More

Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi kanë plot 11 vite të martuar dhe janë prindër të një djali e një vajze, Joelit dhe Sias. Ata kanë menduar një dasmë të dytë dhe sekretin e zbuloi Ami kur ishte e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” ditën e sotme. Ajo rrëfeu tregoi se mund ta organizojnë një dasmë të dytë në përvjetore të shënuara si për shembull në të pesëmbëdhjetin. “Unë them të pres te 15-ta, edhe fëmijët janë të rritur, kuptojnë ç’po bëjmë”, tha moderatorja. Kështu dasma do jetë tamam familjare. Moderatorja tregoi se është pro ruajtjes së traditave në dasma,…

Read More