Author: tirana

Alvisa dhe Bashkimi janë përballur më në fund me njëri tjetrin në Prime e sotëm. Alvisa tha se arsyeja kryesore e kthimit në Përputhe është Bashkimi, megjithëse Bashkimi u duk i pasigurt. Debati Bashkimi: Me Alvisën s’kemi pas kontakt pas Prime, kemi dy javë që s’kemi pas kontakt. Isha i paqartë për veten dhe nuk mund të bëja me takime me as me vajzat. Ishte një situatë e keqe. Alvisa: Prisja të më pyeste si je. Pas Primet ne kemi folur vetëm një ditë, ku unë jam munduar ta shpjegoj dhe e kuptova që donte kohën e tij. Dua ti…

Read More

Një diskutim i mbasdites ka agravuar në një debat të ashpër mes Donaldit dhe Semit. I pyetur nga Merdiani, Donaldi deklaroi se nuk është në një lidhje me Borën dhe se nuk mund të vazhdojë të etiketohet si i dashuri i saj. Kjo gjë revoltoi tepër Semin e cila e prekur tha se Donaldi nuk mund të bëjë këtë deklaratë sidomos pas puthjes romantike që ai dhe Bora shkëmbyen me njëri-tjetrin. Kjo kundërpërgjigje e ka mërzitur Donaldin i cili i përlotur i është drejtuar banorëve me këto fjalë: Unë kam bërë shumë për njerëzit, ndërsa asnjë nuk bëri kurrë një…

Read More

Pas situatës me Hysenin, Alvisa është rikthyer sonte në Përputhen Prime për të treguar përjetimet e saj për situatën e shumë diskutuar. Ajo thotë se që pas situatës në emision, nuk ka folur më me Hysenin. “Unë tani jam mirë, me Hysenin nuk flas më, por desha nuk desha u gjeta në një situatë të tillë por jam mërzitur me reagimin e vajzave këtu, por më shërbeu të njoh fytyrat e vërteta. Albin dua ta falenderoj, ka qenë si një vëlla për mua. Nga vajzat do veçoja Anën. Kurse nga çunat janë dhe 3-4 të tjerë që më kanë folur.…

Read More

Edhe në Austri ka patur protest kundër masave të ashpra kufizuese të lëvizjes së qytetarëve ndaj përhapjes së koronavirusit. Dhjetëra mijëra qytetarë shfaqën pakënaqësinë përpara pallatit të ish-perandorisë austro-hungareze Hofburg në Sheshin e Heronjve. Qytetarët protestuan kundër “vaksinimit të detyruar”, që do të nisë nga viti i ardhshëm, duke vërshëllyer, duke u rënë borive, daulleve. Gjithashtu ata lëshuan thirrjet “Jo vaksinimit!”, “Mjaft është mjaft!” dhe “Poshtë diktatura fashiste!”. Numri maksimal i protestuesve arriti në 35 mijë veta. Policia arrestoi 10 persona për shkelje të grumbullimit të personave dhe shfaqje të simboleve naziste. Kujtojmë që protesta ka patur dhe në Romë…

Read More

Mbretëresha Elizabeth II e Britanisë ka kaluar përvjetorin e parë të martesës pa Princin Philip. Çifti u martua më 20 nëntor 1947 dhe kaluan më shumë se shtatë dekada së bashku deri në vdekjen e Filipit në prill, në moshën 99-vjeçare. E shtuna do të ishte 74-vjetori i tyre. Mbretëresha, e cila është 95 vjeçe, vetëm së fundmi ka rifilluar angazhimet e saj pasi ka pasur probleme me shpinën. Ajo u detyrua të humbiste një shërbim të Dielës së Përkujtimit në Londër fundjavën e kaluar për shkak të sëmundjes, por u fotografua duke takuar një gjeneral që po largohej në…

Read More

Zyrtarët e NHS në Angli thanë se shërbimi shëndetësor është gati të zgjasë disponueshmërinë e vaksinave shpejt kur dhe nëse rekomandimet e ekspertëve se kush duhet t’i marrë ato ndryshojnë, pasi një raport sugjeroi se planet për t’i dhënë vaksinën Covid fëmijëve nga mosha pesë deri në 11 vjeç mund të bëhen realitet vitin e ardhshëm. Vaksinat Covid-19 janë të licencuara në Mbretërinë e Bashkuar vetëm për fëmijët e moshës 12 vjeç e lart dhe çdo vendim për shtrirjen e tyre tek fëmijët më të vegjël se 12 vjeç do të merret nga Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore…

Read More

Bashkia e Tiranës rikthen traditën e Natës së Bardhë. Pas dy vitesh të vështira për shkak të tërmetit të 26 Nëntorit 2019 dhe pandemisë që mbylli botën mbarë gjatë vitit 2020, kryeqyteti shqiptar rikthen një prej mbrëmjeve më magjike në këtë prag festash kombëtare. Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale vetë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili zbulon se këtë vit festa e 29 Nëntorit do të ketë 6 lokacione, duke i rikthyer kryeqytetit gjallërinë e natës së munguar përgjatë dy viteve. “Tradita vazhdon… Më 29 Nëntor, Nata e Bardhë: 6…

Read More

Kreu i Këshillit të Partisë Demokratike, Edi Paloka, nuk bie dakord me etiketimet e kreut të PD-së Basha ndaj ish-funksionarëve të PD-së. Deputeti demokrat në një emision televiziv i kujton kryetarit të tij se ka qenë 3 herë ministër me qeverinë Berisha dhe kur flet për llum duhet të ketë parasysh se me ata drejtorë ka punuar. Aq më pak e gjen të justifikuar krahasimin e Berishës me Ramën nga ana e tij. Paloka: Hilet e Ramës nuk është mirë ti përdorim kundër njëri-tjetrit. Pse e them këtë? Ta them copë pse e them këtë! Në momentin kur ballafaqohemi, zoti…

Read More

Një 22-vjeçare ka tentuar t’i japë fund jetës në Korçë. Policia bën me dije se në Urgjencën e Spitalit Korçë, është sjellë nga familjarët shtetasja E. R., rreth 22 vjeçe, banuese në fshatin Orman, Pojan, e cila nga deklarimet e marra rezulton se në banesë, ka tentuar të vetëvritet me thikë dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Maliq/Informacion paraprak Më datë 20.11.2021, në orën 18:45, në Urgjencën e Spitalit Korçë, është sjellë nga familjarët shtetasja E. R., rreth 22 vjeçe, banuese në fshatin Orman, Pojan, e cila nga deklarimet e marra rezulton se në banesë, ka tentuar të vetëvritet…

Read More

Bllokimi i hundëve është një nga simptomat më të bezdisshme që shkaktohet nga ftohja. Nga pijet e nxehta deri tek thithja e avullit, ka shumë gjëra që mund të bëni në shtëpi pa iu drejtuar medikamenteve për t’i zhbllokuar hundët. AgroWeb.org ju tregon tre mënyra natyrale për të pastruar rrugët e frymëmarrjes shpejt dhe me efikasitet. Flini anash Një hundë e bllokuar do të thotë se ka shumë mukus në sinuset tuaja që ju pengon të merrni frymë siç duhet. Pra, është e rëndësishme që të mbani kokën lart gjatë natës duke shtuar një jastëk të dytë. Është gjithashtu jetike…

Read More

Një zjarr i madh është regjistruar mbrëmjen e sotme në ishullin helen Tinos. Mediat fqinje raportojnë se flakët janë përhapur nga era e fortë ndërsa po favorizohen dhe nga sipërfaqja e madhe me shkurre në zonë. Deri tani, autoritetet kanë mundur të evakuojnë 3 vendbanime. Vatra e zjarrit është ndezur në malin Parakrantos. Në terren kanë zbarkuar 10 punonjës të shërbimit zjarrfikës, ndërsa pritet forca shtesë nga Athina.

Read More

Lidhja e Kim Kardashian dhe Pete Davidson tashmë është zyrtare, teksa dyshja u panë së bashku duke shtrënguar duart ndërsa ecnin. Mirëpo, ndërsa shumë fansa janë të lumtur për lidhjen e dy yjeve, Kanye West nuk është aspak i kënaqur nga gjithë kjo që po ndodh. “Kanye u nuk e priti mirë kur pa Kim duke u mbajtur për dore me Pete. Dhe atij nuk i pëlqeu aspak”, theksuan burimet pranë reperit. Ndër të tjera, mësohet se ai i ka kërkuar Kim që të jetë “e përmbajtur” e të mos e tregojë dashurinë në public. Me sa duket, këtë problem…

Read More