Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me drejtuesit dhe pjesëmarrësit e Kursit të Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes, nga Shqipëria dhe vende të tjera anëtare të NATO-s.Ka qenë vetë kreu i shteti ai që ka treguar detaje nga takimi, ndërsa theksoi nevojën e përmbushjes së të gjitha detyrimeve të Shqipërisë si anëtare e NATO. Mes të tjerash Meta shtoi se duhet të bashkohen të gjitha përpjekjet strategjike për ta mbajtur Ballkanin Perëndimor një hapësirë të orientuar drejt Perëndimit, që jeton në paqe dhe ndan vlerat e përbashkëta të Aleancës së Atlantikut të Veriut. MESAZHI I METËS Vërtet kënaqësi…
Author: tirana
Një 72-vjeçare ka përfunduar në spital, pasi ka rënë nga soleta e banesës së tij. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se e moshuara me inicialet R.L., është paraqitur për ndihmë mjekësore tek urgjenca e spitalit Sarandë rreth orës 10:28. Nga të dhënat paraprake dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga soleta e banesës së saj dhe ndodhet ne gjendje të rëndë shëndetësore. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“The United States Daily” ka botuar, të martën e 12 tetorit 1926, në faqen n°3, shkëmbimet midis ministrit të parë shqiptar në SHBA Faik Konica dhe presidentit amerikan Calvin Coolidge në dhomën blu të Shtëpisë së Bardhë, të cilat, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, i ka sjellë për publikun shqiptar : Ministri i Shqipërisë i dorëzon letrat (kredenciale) Presidentit Burimi : The United States Daily, e martë, 12 tetor 1926, f.3 Faik Konica, i dërguari i parë i kombit të tij në Shtetet e Bashkuara, vlerëson ndihmën e Amerikës. Faik Konica, ministri i parë shqiptar në…
Pasi protestuan para paraburgimit të Vlorës, familjarët e 8-vjeçarit Mateo Vasiu, i cili u vra nga 38-vjeçari Klodian Çalamani, kanë vijuar tubimin e tyre paqësor në brendësi të qytetit. Familjarët kanë bllokuar rrugën Transballkanike dhe janë ulur në mes të asfaltit. Ata njëzëri bëjnë thirrje për drejtësi. Babai i 8-vjeçarit puth foton e viktimës, ndërsa të gjithë qajnë. Kjo protestë është mbështetur edhe nga shumë qytetarë të Vlorës, të cilët i janë bashkuar tubimit, raporton BW. Ndërkohë, policia e Vlorës ka lejuar që familjarët të vijojnë protestën e tyre. Kujtojmë se familja e vogëlushit po bën një peticion ku po…
Një 44-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Gjirokastrës, pasi u kap me ilaçe kontrabandë në një taksi ku ishte si pasagjer. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet D. P., banues në Gjirokastër. Ai u kap në aksin rrugor Kakavijë-Gjirokastër, ku gjatë kontrollit iu gjetën një sasi medikamentesh mjekësore, të pa deklaruara në doganë, të cilat ju sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Kontrabanda me mallra të licencuara”.
Kryeministri Edi Rama ka treguar sot se është në të njëjtën linjë me ministren e Bujqësisë për nismën e prezantuar nga ajo për krijimin e ‘Akademisë për barinjtë’. Gjatë prezantimit të buxhetit 2022 për bujqësinë, kryeministri iu përgjigj të gjithë atyre që “bëjnë humor me këtë nismë”. Rama sqaroi se “Akademia e Barinjve”, është një strukturë që do të japë informacion për fermerët, ndërsa takimet do të jenë sezonale. “Bëjnë humor me akademinë e barinjve, që në fakt të tjerët e kanë, ata që janë më budallenj se ne e kanë. Akademinë e barinjve, të peshkatarëve, të bletërritësve. Çfarë do…
Shtëpia e Big Brither VIP vazhdon të jetë e shumë komentuar në media rozë për ngjarjet që zhvillohen aty brenda. Në mbrëmjen pas spektaklit, banorët kanë qëndruar në oborr duke biseduar për rrjedhën e ngjarjeve në shtëpi. Në një moment, këngëtarja Fifi është ankuar për djemtë e shtëpisë, duke iu drejtuar vëllait të madh me kërkesën: “Vëllai i madh, të lutem ma sill një mashkull ta puth tamam”. Mu në atë moment, është afruar modelja Beniada Nishani, e cila e ka puthur në buzë këngëtaren nga Kosova. E gjitha kjo ndodhi para syve të aktorit Donald Veshaj, tek i cili…
Kryeministri Edi Rama nuk i kurseu ironitë në lidhje me kritikat që bëhen ndaj qeverisë sa i takon sektorit të bujqësisë. I pranishëm në prezantimin e buxhetit për fermerët për vitin 2022, kryeministri iu përgjigj atyre që shkruajnë në ‘FB’ se bujqësia ka marrë fund, duke shtuar se ata janë ‘out’. Mes të tjerash ai tha se eksportet janë rritur, duke marrë parasysh shifrat në 2013-ën. “Sot kemi një rritje të eksporteve bujqësore në krahasim të disa viteve më parë. Atyre që bëjnë komente në Facebook se bujqësia ka marrë fund, u them që jeni out. Nuk dini se për…
Familjarët e Mateos që u vra në Fier nga Klodian Çalamani janë acaruar para burgut ku ndodhet i izoluar autori, ku kanë nisur të gjuajnë me gurë në drejtim të godinës, pasi ata nuk i lejonin të hynin brenda. Nëna e 8-vjeçari madje ka marrë radion e policisë që komunikon duke ia hedhur në tokë. Madje një grua, pasi qëllon me gurë nga kangjellat ku qëndron edhe kordoni i policisë, tenton që të hyjë brenda duke u ngjitur nga rrethimi.Por pavarësisht tentativës së saj, ajo nuk është lejuar nga policët. Këta të fundit kanë kërkuar që familjarët të tërhiqen. Familjarët…
Teksa prezantohet buxheti për vitin 2022 për fermerët, në fjalën e tij kryeministri Edi Rama është ndalur edhe tek protesta e fermerëve. Sipas Ramës heqja e rimbursimit 6% është në të mirë të tyre. Këtë ai e ka shpjeguar duke thënë se fillimisht këtë rimbursim e kontrollonin grumbulluesit, ndërsa tashmë synohet që ky 6% të bashkohet në buxhetin për fermerët që do u shpërndahet në mënyrë të barabartë. Rama ka theksuar se ky rimbursim 6% është përllogaritur 9 milion euro. “Protesta janë legjitime, por besoj që ata që kanë marrë pjesë, janë të keq informuar. Është e thjeshtë në shifra.…
Xhensila Pere, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’, ku ka treguar një histori të dhimbshme të jetës së saj private. Madje dhe u është kthyer meshkujve shqiptarë, duke u shprehur se shumica nuk kanë këllqe. Ester Bylyku: Cila ka qenë arsyeja më idiote, për të cilën je ndarë me një mashkull? Xhensila Pere: Arsyeja më idiote, është çështja e mentalitetit. Ndarja ka ndodhur nga paragjykimet e njerëzve që ‘çne ti me atë’, dhe gjëja më e ulët që bëjnë meshkujt shqiptarë, është që dëgjojnë shumë familjen dhe që nuk kanë këllqe të ecin me këmbët e…
Familjarët e Mateos së vogël, i cili u vra nga Klodian Çalamani i kanë bërë thirrje policisë, që të lënë të lirë autorin, që ndodhet në burgun e Vlorës, për t’u përballur me ta. Ata i janë drejtuar policëve me shumë fjalë që prekin zemrat, ndërsa thonë; “A keni shpirt?! Shikoni këtë djalë”. Pasi kanë protestuar para burgut të Vlorës, ata i janë drejtuar qytetit, ku do të vijojnë protestën e tyre, pasi kërkojnë drejtësi.