Author: tirana

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe Rektori i Universitetit të Mjekësisë prof. Arben Gjata kanë nënshkruar Memorandumin e ri të Bashkëpunimit midis Universitetit të Mjekësisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë.Ministrja Manastirliu deklaroi se ky Memorandum, i hap rrugë një bashkëpunimi më të ngushtë për edukimin e profesionistëve të sistemit shëndetësor, siguron rritjen e kapaciteteve, ofrimin e praktikave klinike e profesionale për profesionistët e shëndetësisë dhe mbi të gjitha, shtimin e kuotave të reja të pranimit në Mjekësi, duke filluar nga viti i ardhshëm.”Do të jenë 150 kuota pranimi mbi ato aktualet, që e çojnë numrin e përgjithshëm të studentëve…

Read More

Alket Hatia, i cilësuar nga mediat italiane si ‘Zot i drogës’ do të ekstradohet drejt Italisë. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka lejuar ekstradimin e tij drejt vendit fqinj, ku rezulton i dënuar me 20 vite burg për drogë, raporton BW. Ndërkohë, Hatia e ka kryer në Shqipëri këtë dënim. Kujtojmë se gazetarja Klodiana Lala pyeti pak ditë më parë ministrin Manja, në lidhje me këtë çështje specifike, gjatë një konference për mediat. Ai pohoi se rasti në fjalë ishte specifik dhe se do të diskutonte Rasti specifik, do ta diskutonte me homologun e tij italian. “Lidhur me rastin që…

Read More

Nasip Naço ka replikuar me deputetin Enkelejd Alibeaj lidhur me lajmin e medias angleze se në Shqipëri mund të ndërtohet një kamp refugjatësh. Alibeaj: A bëhet fjalë për kamp refugjatësh apo jo? Kush e ka iniciuar, cila është kostoja? Media britanike që ju thatë gënjen, ka nxjerrë dhe koston, Nasip Naço: Fjala depozitim është në këtë marrëveshje, nëse nuk është Alibeaj: Do bëj sqarim, Naço: Bera pyetje, jo koment Alibeaj: Fjala depozitim është, tranzitim Naço: Aaa merre fjalorin e gjuhës shqipe, pra

Read More

 Kryedemokrati Lulzim Basha nuk i pranon as komentet e atyre që e ndjekin në rrjetet sociale, konkretisht në Twitter. Nëse shkoni në postimin e kreut të Partisë Demokratike, në fund të statusit do të lexoni një njoftim se nuk mund të komentoni, vetëm nëse jeni një prej 377 personave që ndjek Basha. Asnjë person jashtë atyre që ndjek vetë kryedemokrati nuk mund të japë një mendim mbi ato që shkruan kreu i selisë blu. Nëse hedhim një sy listës së personave që kreu i PD-së ka bërë ‘follow’, nuk mungojnë edhe ata me të cilët është konfliktuar, si Albana Vokshi…

Read More

Të gjithë ata që posedojnë një makinë me timon në krah të kundërt, do të duhet të ndryshojnë sa më parë sistemin e drejtimit, pasi në të kundërt do të bllokohen nga Policia Rrugore. Ky është paralajmërimi që jep kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe. “Çdo targim i bërë nga çfarëdolloj bakshishi apo shoku, apo është targuar pas 21 marsit 2015 dhe qarkullon ende në rrugë me timon anglez konsiderohet në shkelje flagrante të Kodit Rrugor. Makina bllokohet, futet në alert, futet në listën e zezë, nuk do kalojë dot kolaudimin”. Të penalizuar nuk do të…

Read More

Zyrtarët turq vazhdojnë vorbullën e sfidave. Stafetën e mori sot një anëtar i komitetit qendror të partisë AKP të Erdoganit, i cili ka marre akuza te shumta sa i takon akteve korruptive. Metin Kiulunk, sipas raportimit të televizionit SKAI, ka lëshuar kërcënime me luftë kundër Athinës. Kiulunk tha konkretisht: “Të huajt duan të bëjnë Greqinë të lëshojë raketa kundër Turqisë. Ne i sfidojmë ata. Greqia thotë se do të lëshojë raketa. Të shohim se çfarë do të ndodhë. Pas 5 orësh do të jemi në Selanik. Për 5 orë do të jemi në Athinë. Çfarëdo të bëjnë, mos harroni, Turqia…

Read More

Efektivi i repartit RENEA, Xhulio Liçi ka marrë pafajësinë për akuzat e “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”. Ai u arrestua në maj të këtij viti bashkë me dy persona të tjerë Ded Nimani dhe Luan Gaçi, pasi në mjetin e tij u gjet 1 kilogramë kokainë. Gjykata ka vendosur dënim 4 vite e 8 muaj burg ndaj Ded Nimanit, për shkak të dënimit të shkurtuar. Nimani ka deklaruar se asnjëri prej tyre nuk kishte dijeni për lëndën narkotike por çdo gjë ishte organizuar prej tij. Prokuroria e gjendur edhe përballë mungesës së provave ka liruar nga akuzat efektivin e…

Read More

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Korçës pasi u kapën duke transportuar 57 emigrantë të paligjshëm. Dy të rinjtë e identifikuar si shtetasve M. L., 36 vjeç; E. D., 28 vjeç, banues në Korçë, u kapën në dalje të qytetit të Pogradecit me kamionin tip “Iveco”. Kamioni ishte në pronësi të A. O., 38 vjeç, banues në Tiranë, i cili është shpallur në kërkim dhe brenda kishte 57 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit prej 1000 euro secilit, iu ishte premtuar kalimi drejt vendeve të BE-së. M.L. drejtonte mjetin, ndërsa E. D., kryente kontrollin e rrugës,…

Read More

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 18-vjeçar, të cilit gjatë aksionit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, i janë gjetur dhe sekuestruar një mjet prerës (thikë), një shkop bejsbolli dhe një përforcues grushti (dorezë hekuri). “Në vijim të punës për kontrollin e territorit, me qëllim evidentimin dhe kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo armë të ftohta, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin K. M., 18 vjeç, banues në lagjen “Haxhias”, Elbasan. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij tip “Jaguar”, kanë gjetur dhe sekuestruar…

Read More

Vijon puna për ndërtimin e rrugës Qukës-Qafë Plloçë. Është kreu i qeverisë, Edi Rama, i cili mëngjesin e kësaj të hëne thotë se kur të hapet ky kantier do të zbulojë një tjetër pjesë të Shqipërisë magjepsëse sa i takon turizmit. Ai shprehet se ky aks do të hapë perspektiva të reja ekonomike dhe sociale për banorët e kësaj zone. “Mirëmëngjes dhe me kantierin e Qukës – Qafë Plloçë, ku vijojnë intensivisht punimet për ndërtimin e këtij aksi rrugor të shumëpritur, i cili zbulon një tjetër pjesë të Shqipërisë magjepsëse për industrinë e turizmit dhe hap perspektiva të reja ekonomike…

Read More

Qeveria e re nuk duhet të bëj lëshime nga pozitat nacionale posaçërisht kur bëhet fjalë identiteti dhe historia bullgare dhe të drejtat e bashkatdhetarët tan prapa kufirit, ka porositur presidenti bullgar Rumen Radev, në deklaratën e tij të dhënë pas fitores në rrethinë e dytë të zgjedhjeve presidenciale, ku fitoi mandatin e dytë. Ai nuk deklaroi diçka tjetër në lidhje me këtë çështje. Përndryshe Qeverinë e re bullgare me siguri do ta formojnë “Vazhdojmë me ndryshimet”, “Bullgaria Demokratike”, “Partia Bullgare Socialiste” dhe “Ka popull të tillë” e Sllavi Trifonov. Të parët e këtyre partive shprehën gatishmërinë menjëherë të fillojnë me…

Read More

“Vëllai i Madh” i vendosi mbrëmjen e djeshme banorët përballë një tjetër loje. Të ndarë në çifte ata do duhet të debatojnë për tema të përzgjedhura rastësisht. Ilirit dhe Meridianit i është dashur të debatojnë për vaksinimin e detyrueshëm. Ata cekën argumenta të shumtë duke nisur që nga efikasiteti, besueshmëria. Në mes të këtij debati, ishte Meridiani ai i cili zgjodhi të tërhiqej për shkak të frikës se do të jepte mesazhe të gabuara në publik.

Read More