Author: tirana

140 nxënësit më të mirë nga i gjithë vendi bënë betimin në Kuvend këtë të shtunë që përkon me ditën ndërkombëtare të të drejtave të fëmijëve. Parlamenti i ri I nxënësve duket se në vëmendje do të ketë shëndetin mendor dhe luftën ndaj dhunës. Deputetët e nxënësve bënin qartë dallimin me politikanët. Ngjarjet e fundit kriminale me fëmijët sollën reflektimin edhe të ministrisë së arsimit dhe kryetares së kuvendit, të cilat përballë nxënësve kërkojnë bashkëpunimin e tyre.

Read More

E mërkura ka shënuar një rritje rastesh nga Covid-19 në shtrime, infektime dhe vdekje, ndërkohë që ekspertët kanë deklaruar që në vend tashmë kemi dhe raste të gripit AH1N1. Vendi është përballë një dimri që favorizon më shumë viruset por edhe përballë shifrave shumë të ulëta të vaksinimeve dhe shkallës së lartë të mos respektimit të masave, ku të paktë janë ata që vendosin maska dhe ruajnë distancën sociale. Të rrethuar nga shumë faktorë që favorizojnë virusin për t’u përhapur dhe rigjallëruar, epidemiologu Ilir Alimehmeti shpjegon për Gazetasi.al se tashmë qytetarët e kanë një zgjidhje dhe ajo është vaksina. “Covid-19…

Read More

Trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç u shpreh mjaft i lumtur për fitoren e marrë ndaj Kastriotit në “Loro Boriçi”. Pas ndeshjes, në prononcimin për SuperSport, Brdariç bëri një batutë duke u shprehur se kur të hyjë vetë në fushë atëherë nuk do të pësojnë gol. Reagimi nga skuadra: “Pikë së pari jam i gëzuar për fitoren, e merituam sepse treguam një performancë solide, ishim të aftë të shënonim më shumë gola. Jam krenar për lojën, për golat. Ishte detyrë për ne të fitonim, kishim dhe pak presion por ja dolëm me sukses. Harmonia në grup: Mendoj se jemi akoma në…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar për radio Monocole se në të ardhmen do të votonte pro një referendumi të bashkimit me Shqipërinë vetëm nëse do të prezantohej në formë demokratike. Megjithatë, Kurti ka potencuar gjatë kësaj interviste se ky nuk është prioriteti i tij gjatë këtij mandati, dhe në ndonjë mandat të ardhshëm nuk do ta përjashtonte mundësinë për bashkim. “Unë mendoj se nëse do të ekzistonin dy referendume njerëzit do të votonin për bashkim. Unë jam zgjedhur kryeministër për të luftuar korrupsionin për të hapur vende pune për të rinjtë dhe gratë. Por në të ardhmen nuk…

Read More

Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me strukturat e LSI në Fier. Ajo shkruan se ky moment është një pikë kthese për forcën tonë politike, që të ringrihet më e fortë në lartësinë e detyrës së ngarkuar nga qindra mijëra votuesit e saj në 25 Prill. “Për ne kontakti me njerëzit mbetet i vazhdueshëm, me përgjegjësi edhe më të shtuara pas masakrës zgjedhore të 25 Prillit. Si në qarqet e tjera, analiza e rezultatit të fushatës për Fierin përmban shumë faktorë, që dita ditës bëhen më të qartë për çdo qytetar, opozitar dhe mbështetës të LSI. Ky moment është një…

Read More

Historia e martesës së Johnny Depp dhe Amber Heard do të jetë subjekt i një dokumentari të ri me dy pjesë. Depp, 58 vjeç dhe Heard, 35 vjeçe, janë përfshirë në vite të betejave ligjore dhe të dy kanë mohuar akuzat e njëri-tjetrit për abuzim në familje. Tani një dokumentar i titulluar Johnny vs. Amber – thuhet se tregon historinë nga të dy këndvështrimet e tyre – është në punë sipas Deadline. Kompania e prodhimit Optomen qëndron pas projektit i cili do të publikohet në shërbimin e transmetimit Discovery+. Ana e Depp-it e historisë do të detajohet nga pjesa e…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnje. Policia bën me dije se rreth orës 18:00, në spitalin e Lushnjës është sjellë nga prindërit pa shënja jete, djali i tyre 13-vjeçar, banues në fshatin Golem, i cili dyshohet se është vetëvarur në banesë. Lushnjë/Informacion paraprak Sot rreth orës 18:00, në spitalin e Lushnjës është sjellë nga prindërit pa shënja jete, djali i tyre 13-vjeçar, banues në fshatin Golem, i cili dyshohet se është vetëvarur në banesë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.

Read More

Me një video në llogarinë e tij në Instagram, Romeo Veshaj ka treguar se mbrëmjen e sotme do të jetë pjesë e emisionit të humorit “Portokalli”. Ai ka publikuar një video krah Salsano Rrapit me të cilin do të risjellin edhe njëherë, momentin e shumë komentuar të puthjes së Donaldit dhe Borës. Imitimi i puthjes ka bërë dhe Borën të shkrihet gazit dhe të komentojë duke e quajtur: “Dashuri labe. Të dua moj qëne”. Romeo ka komentuar me profilin e vëllait të saj Donaldit duke i deklaruar dashurinë edhe njëherë aty. “Të dua”, shkruhet në komente. Fundja më mirë se…

Read More

Në 24 orët e fundit janë 5991 raste të reja me koronavirus në Greqi. Numri i përgjithshëm i infektimeve ka arritur në 874, 812 persona. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë 69 pacientë kanë humbur jetën. Që nga fillimi i pandemisë 17, 237 qytetarë kanë humbur jetën, prej të cilëve 95, 3% kishin sëmundje shoqëruese dhe ishin të grupmoshës mbi 70-vjeç. Ndërkohë 594 pacientë janë duke u trajtuar në intubim, mosha mesatare e të cilëve është 65-vjeç.

Read More

Çështja nëse ka apo jo në Partinë Demokratike një zyrë protokolli ku mund të dorëzohen firmat e mbledhura sipas rregullave ka shkaktuar debat mes deputetit Flamur Noka dhe Gazment Bradhit. Një deklaratë e bërë në emisionin “Kjo Javë” në News 24, ku deputeti Noka pretendon se në PD nuk ka një zyrë protokollesh, ka bërë që të ndërhyjë në një lidhje telefonike Gazment Bardhi.Gjatë fjalës së tij Bardhi u shpreh i gatshëm duke ftuar këdo edhe deputetin Noka që të vizitojë zyrën e cila ndodhet në katine parë të selisë blu. Debati Noka: Nuk ka kishte marrë mendja që do…

Read More

Për deputetin Flamur Noka është më se e qartë se Foltorja ka ndezur shpresën e shqiptarëve duke i karikuar ta për një PD më të fortë. I ftuar në emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufën”, Noka u shpreh se vendimi për përjashtimin e Berishës ishte vrasës për partinë. “Çdo gjë është e dukshme si drita e diellit. Mbështetja e demokratve është drejt Berishë. Foltorja ka zgjuar shpresën demokratët që Basha i kishte vënë në gjumë. Foltorja po i karikon për një parti demokratike më të bashkuar, më të fortë. Pse nuk u krjua një tjetër Foltore më përpara? “Shumë prej…

Read More

Britney Spears ka habitur fansat duke sulmuar yllin të pop-it dhe ish-shoqen e fëmijërisë, Christina Aguilera. Në një postim në Instagram, Britney kritikoi Christina-n pasi ajo refuzoi të flasë për kujdestarinë “abuzive” të këngëtares. Duke ndarë një video të Christina që largohej ndërsa asaj iu kërkua të jepte mendimin e saj për situatën e koleges së saj nga Mickey Mouse Club, Britney reagoi ashpër duke thënë: “13 vjet duke qenë në një sistem të korruptuar, por pse është një temë kaq e vështirë për njerëz për të folur ???” Klipi tregonte Christina-n duke u pyetur nga gazetarët në Latin Grammy…

Read More