Dashi Ka shumë situata që ju marrin kohë dhe vëmendje. Mos e harxhoni kohën duke u marrë me gjëra të parëndësishme. Përqendrohuni dhe pastaj do të gjeni burimin e një energjie të lirë shpirtërore. Nëse gjeni këtë, do të gjeni gjënë më të rëndësishme në jetën tuaj. Mos jini të turpshëm. Shikoni me kujdes dhe veproni përpara se të jetë vonë. Vini prioritete, ky është çelësi i suksesit për ju. Demi Do të jeni modestë nesër. Mund të sakrifikoni kohë, para ose edhe ushqim për të kënaqur të tjerët. Njerëzit do t’ua vlerësojnë këto gjeste. Kaloni kohë në shtëpi dhe…
Author: tirana
Ish-ministrit të Turizmit Blendi Klosi i kanë vjedhur profilin në Facebook. Hackerat kanë postuar foto makinash në faqen e tij, çka ka sjellë mjaft reagime nga qytetarë të ndryshëm të cilët kanë kujtuar se ishte mjeti që ai ka blerë. Vetë deputeti Klosi ka sqaruar se gjithçka ka ardhur si pasojë e vjedhjes së aksesit në Facebook dhe se po punon bashkë me stafin e tij për ta rimarrë. / tirananews.al
Ish-ministri i Financave Ritvan Bode ka kujtuar ish-kolegun e tij, ministrin e Transportëve, Sokol Olldashi, i cili ndërroi jetë në një aksident rrugor në vitin 2013. Ridvan Bode ka përkujtuar mikun e tij me anë të një poezie, të cilën e ka shpërndarë në rrjetin e tij social, Facebook. Poezia e ish-ministrit të Financave mban emrin “Sokol”, ndërkohë në vargje ai shpreh mallin që ndjen për humbjen e mikut dhe ish-kolegut të tij, në qeverinë Berisha. Sokol! Te te shikoja, desha sot, Ne diten kur ti u nise, Kur tines ike nga kjo bote, Dhe boten qesendise. Te te llafosja…
Në një kohë kur gjysma e grupit parlamentar i është bashkuar hapur Foltores së ish kryeministrit Sali Berisha, sot një tjetër emër ka ftuar këtë të fundit për kafe. Bëhet fjalë për deputetet e PD Merita Bakiu, e cila ka thirrur më Krujë ish kryeministrin së bashku me ish deputetë të këtij qyteti dhe personalitete të njohura. Mësohet se në fokus të diskutimit ka qenë situata politike në vend me fokus tek zhvillimet e forta që kanë përfshirë forcën kryesore të opozitës shqiptare./m.j
Tirana ka mbledhur rreth 200 pjesëmarrës nga 6 vende të Ballkanit në konkursin më të madh të sipërmarrësve, TechStars Startup Weekend, ku vendi i parë do të mund të fitojë 25 000 euro. Gjatë sfidës 3-ditore, mentorët dhe ekspertët që përfaqësojnë disa nga kampionët e industrisë do të mbështesin sipërmarrësit e rinj për të ndërtuar zgjidhje dhe për të bashkëpunuar në një mjedis konstruktiv. Arjan Ymeri, drejtori ekzekutiv i Oficina Albania, që organizon dhe këtë aktivitet ndërkombëtar, inkurajoi të rinjtë për të punuar për realizimin ideve të tyre në hapjen e startua-eve të reja, gjë që do të sjellë dhe…
Ju ka ndodhur ndonjëherë të zgjoheni nga gjumi gjithë nerva, e djerësitur nga sikleti dhe të shihni gjithë nerva partnerin. Ai ju tradhtoi, ju tradhtoi para syve tuaj, por në ëndërr. Kjo ëndërr, është kaq reale sa je gati të zihesh dhe t’ja nxish jetën për një tradhti që në fakt s’ka ndodhur (ose të paktën ti s’di gjë). Po çfarë do të thotë një ëndërr e tillë? Pse shihni vazhdimisht partnerin duke ju tradhtuar ne dikë tjetër? Keni frikë se ai do t’ju tradhtojë Ky është shpjegimi thelbësor i këtij skenari. Nëse e shihni në mënyrë konstante, do të…
Silvio Berlusconi mori dozën e tretë të vaksinës Covid-19. Pas injektimit, drejtuesi i Forza Italia bëri një apel për ata që nuk i janë nënshtruar ende vaksinimit. “Vaksinat dhe certifikata shëndetësore janë mjeti kryesor që kemi për të mposhtur Covid-in dhe për të kufizuar efektet e tij në shëndet dhe ekonomi. Tani është radha juaj: ata që nuk janë vaksinuar duhet ta bëjnë këtë pa hezitim së shpejti. Rezervoni për dozën e tretë,” ka shkruar ai. I vaccini sono lo strumento che abbiamo per sconfiggere il Covid e limitare i suoi effetti sulla salute e sull’economia. Dobbiamo evitare nuovi lutti…
Në gjykatën e Shkodrës është dhënë masa e sigurisë për 8 të ndaluarit në kuadër të operacionit “North Forex”. Gjykata pasi ka shqyrtuar provat e prokurorisë ka vendosur “detyrim paraqitje” për të ndaluarit, të cilët kanë qenë punonjës të kompanisë. Pala mbrojtëse ka kërkuar lirimin, pasi të arrestuarit nuk kanë pasur dijeni për skemën e mashtrimit që pretendohet. Në kuadër të operacionit policor të koduar “North Forex” për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e mashtrimeve kompjuterike u arrestuan shtetasit: Elisa Kolndreu, Olda Shpendi, Aishe Baci, Senada Alija, Sonila Alija, Ervin Osja, Nikolin Toma dhe Ysniela Dalipi.
Rrjeti social Facebook, që është në pronësi të kompanisë Meta, tha se do t’u ofrojë përdoruesve mundësinë e një kontrolli më të madh të përmbajtjes që ata shohin. Rrjeti social ka qenë nën kritika të vazhdueshme për mënyrën sesi algoritmet e tij promovojnë përmbajtjen. Tani, Facebook tha se po teston kontrollet për të “rregulluar përzgjedhjen” dhe për të personalizuar përmbajtjen. Kjo përfshin, për shembull, rritjen e numrit të postimeve nga miqtë dhe të afërmit, dhe zvogëlimin e atyre nga grupet dhe faqet tjera. Mundësitë e kontrollit që tashmë ekzistojnë, përmes ndryshimeve të reja, do të bëhet më të lehtë të…
Shkrimtarja për fëmijë, Rovena Rrozhani është bërë pjesë e kolanës ndërkombëtare “Awake not Sleeping” reimagining fairy tales for a new generation”. Libri i publikuar më 18 nëntor nëpërmjet një aktiviteti të mbajtur në Stamboll, është iniciativë e Zyrës Rajonale të UN Women për Evropën dhe Azinë Qendrore dhe përmban 28 përralla të ilustruara për fëmijë. Libri synon të ndryshojë mënyrën se si shoqëritë mendojnë për rolet, të drejtat dhe potencialin e grave dhe vajzave duke risjellë përrallat e vjetra në një narracion të ri dhe krijues. Rovena Rrozhani është përzgjedhur nga mbi 100 shkrimtare nga 23 vende nga Europa dhe…
Gjatë takimit të zhvilluar me kryebashkiakët ditën e sotme, Kryeministri ka treguar edhe një histori të tijën personale në kohën kur ai ishte një lojtar profesionist basketbolli. Teksa tema e diskutimit ishte pastrimi i mbetjeve, sidomos në zonën e bregdetit, Rama tregon historinë kur ai dhe lojtarët e tjerë të ekipit kishin shkuar jashtë Shqipërisë për të marrë pjesë në një lojë basketbolli. Njëri prej tyre, duke kaluar në një park kishte këputur një lule aty pranë dhe fill pas këtij veprimi në dhomat e hotelit ku ata qëndronin kanë mbërritur forcat e policisë. Denoncimi ish bërë nga një qytetar…
Teksa po fliste me Donaldin, Sara tregon se u prek shumë nga largimi i Kledit dhe do të donte të ishte ajo në vendin e tij. Mes lotësh Sara u shpreh e mërzitur që nuk përshtatet dot ndërsa Donaldi i qëndroi pranë duke e qetësuar. “Jam shumë e mërzitur,do të doja shumë të ikja unë në vend te tij.Nuk po përshtatëm dot me banorët e tjerë ose ndoshta edhe ata nuk po përshtaten me mua”, tha ajo. Donaldi nga ana tjetër i thotë se ajo nuk ka pse të shqetësohet fare pasi nuk është e thënë që të përshtatet me…