Ish-zv.kryeministri, Erion Braçe ka shprehur rezerva për buxhetin që do të shkojë për pagat e administratës publike vitin e ardhëm, që është parashikuar të jetë plot 900 milionë dollar. Braçe shkruan se kjo është një shifër shumë e lartë dhe e pajustifikueshme. Sipas deputetit të PS, që të justifikohen të gjithë këto para duhet që administrata të kthehet funksionale. Postimi i plotë:
Author: tirana
Presidenca ka reaguar ndaj deklaratave të kryedemokratit Lulzim Basha bërë dje në një intervistë për Zërin e Amerikës. Këshilltari i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi e cilëson Bashën si kontribuuesin kryesor të Rilindjes, teksa thotë se kërkon shpëtim duke kërkuar në mënyrë të mjerë të spostojë vëmendjen nga një tjetër krizë shumë e rëndë, ku e ka zhytur sërish opozitën. Sipas tij, “Basha që gjoja do përmbyste me dhunë regjimin në mitingun e 8 qershorit 2019, iu lut në gjunjë dhe me lot në sy Presidentit Meta, në Gjermani, për t’i anuluar zgjedhjet vendore se nuk i kontrollonte dot më…
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar qasje më agresive në lidhje me ndotjen e mjedisit. Në një takim me kryebashkiakët, të mbajtur në Durrës, kreu i qeverisë tha se se gjithçka duhet të nisë nga vetja. Sipas kryeministrit plehrat në rrugët kombëtare janë përgjegjësi e qytetarëve, pasi i hedhin nga dritarja e makinës. Rama shtoi se duhet adresuar edhe ajo që qytetarët e kanë kërkuar me ngulm, vendosjen e gjobave për ata që hedhin plehrat në ambiente publike. “Është shumë e qartë që pastrimi ka një kosto që është më e lartë përgjithësisht se çfarë bashkitë i faturojnë qytetarëve dhe biznesit.…
Ky është lokali në Xarrë, në pronësi të Stefan Koloit që në bashkëpunim me punonjësin e Policisë së Shtetit e kishte shndërruar në një bazë të shfrytëzimit të të miturave për prostitucion. Të gjitha viktimat e kësaj veprimtarie që ka vijuar për një kohë të gjatë mësohet se vijnë nga familja te varfëra dhe me probleme të theksuara sociale.Kryeinspektori Petraq Rako, 63 vjeç, sipas hetimit luante rolin e transportuesit të vajzave. E mitura 13 vjeçare sëbashku me një bashkëmoshataren e saj, sipas burimeve merreshin nga kryeinspektori çdo pasdite në orën 16:00 dhe silleshin në shtëpi pas orës 22:00. Prindërit e…
“Nëse sot jemi krenarë që Shqipëria gjatë Luftës së Dytë Botërore u vendos në anën e antifashistëve, fitimtarëve, dhe frontit të madh të lirisë, kjo është meritë e partizanëve shqiptarë, këtyre kalorësve të çlirimit dhe të lirisë”, u shpreh socialisti Taulant Balla, në Konferencën e Organizatës së veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare. Sakrifica e mijëra djemve dhe vajzave të Shqipërisë që ranë në luftën për çlirim nuk mund të mohohet, e padyshim meriton më tepër. Nuk duhet të ngatërrohet epopeja e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare me atë që pasoi pas vitit 1945. Prandaj, nderimi që i bëhet çdo dëshmori…
Tre persona janë vënë nën prangat e policisë, ndërsa tre të tjerë janë proceduar penalisht, si dhe një tjetër është shpallur në kërkim në Vlorë, të cilët akuzohen për vepra ë ndryshme penale. U arrestua në flagrancë shtetasit I.B., 21 vjeç dhe Xh.P., 27 vjeç , banues në Delvinë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi S.H., 47 vjeç banues në Vlorë. Shërbimet e policisë gjatë kontrollit të ushtruar në lagjen “Sinan Ballaci” në lokalin në pronësi të shtetasit S.H., dhe të punësuar I.B., dhe Xh.P., gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 6 kompjuterë dhe 3 televizorë, të…
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali po merr pjesë në Forumin “E Ardhmja e demokracisë” në Vilnius të Lituanisë. Ky forum i nivelit të lartë, ku Shqipëria përfaqësohet nga ministrja Spiropali është prelud i Samitit për Demokraci, iniciativë e Presidentit Joe Biden i cili do të zhvillohet në datat 9-10 dhjetor. Gjatë pjesëmarrjes në Forum, ministrja Spiropali është takuar me Nën Sekretaren e Shtetit për Sigurinë Civile, Demokracinë dhe të Drejtat e Njeriut, Uzra Zeya. Statusi i plotë i ministres “Vilnius, Lituani | Me Nën Sekretaren e Shtetit🇺🇸 për Sigurinë Civile, Demokracinë dhe të Drejtat e Njeriut,…
Policia e Lezhës ka shoqëruar në komisariat 3 persona për videon e publikuar në media ku tre civilë dhe të armatosur kontrollojnë klientët e një lokali. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zejmen. Sakaq, siç raporton gazetari Gjergji Figuri, tre të shoqëruarit do të procedohen penalisht për “mos kallëzim krimi” pasi nuk ka raportuar për ngjarjen.
Belinda Bodinaku, që këtë sezon është përzgjedhur për të qenë edhe opinioniste në ‘Big Brother VIP’ për ata që nuk dinë për jetën e saj private, ajo është prej vitesh partnerja e analistit e gazetarit të njohur Andi Bushatit. Edhe pse për disa kjo gjë ishte e panjohur, u desh që të ishte në qendër të mediave Bodinaku për të treguar disa detaje nga jeta e saj personale. Në një intervistë Balina ka folur për marrdhënien e saj me partnerin dhe ka treguar se sa o kujdesshëm është ai në raport me opinioniste e Big Brother. “Andi im është i…
Kryeministri Edi Rama, tha se në Vlorë do të ndërtohet një port i ri peshkimi. Kreu i qeverisë, duke ju drejtuar peshkatarëve në Durrës, tha se të zgjerojnë flotën e tyre që të çojnë edhe në Vlorë. Rama tha po ashtu se janë 41 mln euro që janë në dispozicion për t’u disbursuar me fondet e BE-së. ‘Fillojmë portin e peshkimit në Vlorë që do të jetë 100% me standarde profesionale me kushte-higjeno sanitare. Më vjen keq nuk për ju Durrsakët, por do hapet edhe një port i ri peshkimi në Vlorë. Molo fillo zgjedhor flotën dhe ço ca atje…
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka, konfirmon trajnerin e kombëtares shqiptare Edoardo Reja edhe për edicionin e ardhshëm të Nations League dhe ndoshta edhe për eliminatoret Europianit Gjermani 2024. Në një konferencë për shtyp ku analizoi paraqitjen e kuqezinjëve në eliminatoret e Botërorit Katar 2022, Duka vlerësoi punën e Rejës, me numrin 1 të FSHF-së që theksoi se ka nisur një projekt afatgjatë me italianin dhe stafin e tij dhe bashkëpunimi me ta do të vazhdojë. “Ne kemi filluar një projekt me stafin për të ndërtuar ekipin kombëtar, Reja është kryetrajner. Pastaj është edhe përgatitësi fizik që është…
Personat e pavaksinuar zhvillojnë simptoma më të rënda se personat e vaksinuar kundër Covid, sipas një studimi të ri shkencor amerikan. Studiuesit analizuan të dhënat e 16,035 të vaksinuarve, 48,536 të pavaksinuarve dhe gati 3.6 milion personave që nuk ishin të infektuar me koronavirus. Gjashtë muaj pas infektimit, personat e vaksinuar që u infektuan kishin më pak probleme shëndetësore dhe një rrezik më të ulët të vdekjes sesa pacientët e pavaksinuar me Covid-19. Megjithatë, krahasuar me ata që nuk ishin infektuar kurrë me koronavirus ose ata me grip sezonal, të vaksinuarit me Covid-19 ishin 53% të rrezikuar nga vdekja dhe…