Emetimi i pestë e çon stokun e borxhit në 1.8 miliardë euro, 50% e borxhit publik në valutë, rreziku nga interesat në rritje. Shqipëria mbylli të enjten e shkuar daljen e saj të pestë në tregjet e kapitalit për një emetuar një Eurobond. Edhe pse synimi ishte që të sigurohej një borxh në vlerën 700 milionë euro, sikurse ishte deklaruar nga qeveria dhe siç e parashikonte ligji i veçantë, nga tregu u morën 650 milionë euro. Maturimi është më afatgjati me të cilin qeveria ka siguruar ndonjëherë një hua nga emetimet e vazhdueshme në instrumentin Eurobond me 10 vjet. Kuponi…
Author: tirana
Mbledhja e ardhshme e përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës do të mbahet më 26 Nëntor. Kjo është bërë e ditur nëpërmjet një njoftimi të qeverisë së Kosovës. Mbledhja e radhës mes dy qeverive do të jetë e shtata. “Në këtë takim të sotëm, që u mbajt një javë para mbledhjes së shtatë të përbashkët të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, e cila do të mbahet me 26 Nëntor, u bisedua edhe për marrëveshjet e deritanishme në mes dy vendeve tona dhe ato potenciale të reja në fushën e sigurisë”, thuhet në njoftimin e…
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës, ndaluan 1 shtetas në kërkim dhe arrestuan 1 tjetër. P. Sh., 42 vjeç, banues në Shetaj, Durrës, pasi me datë 14.06.2021, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, e ka dënuar me 3 muaj burg, për veprën penale “Drejtimi automjeteve në mënyrë të parregullt”. U arrestua shtetasi R. A., 58 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Ngacmim seksual” dhe “Përndjekja”. Pasi dyshohet se ka përndjekur dhe ka ngacmuar seksualisht një të mitur 13 vjeçare. Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur shqetësimin e tij mëngjesin e kësaj të shtune për rritjen e numrit të azilkërkuesve shqiptarë në vendet e BE-së. Basha thotë në një postim në Twitter se rritja e numrit të azilkërkuesve dëshmon se 25 prilli nuk zgjidhi asgjë për shqiptarët, duke shtuar se kjo vjen si pasojë e korrupsionit. Kryedemokrati deklaron më tej se kjo katastrofë kombëtare merr fund vetëm duke u përballur me korrupsionin, pra duke thyer bashkëpunimin e politikës me krimin. Postimi i Bashës Me përjashtim të një lufte civile, një nga arsyet madhore pse njerëzit largohen nga vendi…
Një shqiptar akuzohet se ka përdhunuar bashkëshorten e tij 27-vjeçare në Greqi. Nëna e dy fëmijëve e cila banon në Rodos, ka dërguar në burg të shoqin e saj 39-vjeçar pasi sipas saj e ka dhunuar, kërcënuar dhe detyruar që të kryejë marrëdhënie seksuale pa dëshirë kur ajo ishte me menstruacione. 27-vjeçarja, ka dëshmuar se është prej 10 vitesh e martuar me 39-vjeçarin me të cilin ka dy femijë, një djalë 9 vjec dhe nje vajzë 6-vjeç. Që në fillim të martesës së tyre ai e ka dhunuar dhe e ka detyruar që të kryejë marrëdhënie seksuale. Siç pretendon ajo,…
Me bori janë pritur mbrëmjen e djeshme kamionët që kishin të ngarkuar materialet që nevojiten për ndërtimin e aeroporti të Vlorës. Në fshatin Akërni të Vlorës kamionët me targa Kosove kanë qenë ngarkuar me konteiner te cilët janë parkuar në fushën ku do te nisin punimet. Në pamjet e ndara nga ‘Top Channel’, shihet që kamionët me materiale për ndërtimin e aeroportit janë pritur nga banorët me boria makinash, si shenjë gëzimi për nga ku pritet që të nisin punimet për ndërtimin e aeroportit ndërkombëtar në këtë qytet.
Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të shtunë me një video nga bukuritë e liqenit të Komanit. Më saktësisht nga Maja e Murgës. Ky është destinacioni më i ri turistik i Pukës sipas kreut të qeverisë dhe vetëm këtë vit ka pritur mbi 7000 vizitorë. “Mirëmëngjes, dhe me bukuritë që shtrihen mbi liqenin e Komanit, Maja e Murgës, destinacioni më i ri turistik i Pukës që këtë vit ka pritur mbi 7000 vizitorë, ju uroj një fundjavë të qetë”, shkruan Rama në Facebook.
Policia ka kryer monitorim me radarë e alkooltestues në rrugën interurbane Tiranë – Elbasan – Tiranë – Durrës -Tiranë dhe në orët e mbrëmjes në aksin në unazën lindore Farkë-TEG dhe Sauk-TEG, për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara dhe drejtimin e mjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur. Si rezultat i monitorimit me radar në aksin Farkë-TEG e Sauk-TEG, Policia Rrugore e Tiranës konstatoi 18 raste të shpejtësisë tej normave të lejuara, që varionin 131 km/h deri në 169 km/h. Drejtuesve të automjeteve iu pezullua leja e drejtimit nga 2 muaj deri në 10 muaj,…
Beniada, modelja e cila është pjesë e “Big Brother Vip” duket se e ‘harron’ faktin se çdo cep i shtëpisë ka kamera. Së fundmi, në një video që qarkullon në rrjetet sociale mund të shihet Beniada e cila është duke u larë, por në një moment ajo heq rrobat e banjos dhe duket plotësisht e zhveshur. Kjo nuk është hera e parë që Beniada e bën këtë ‘gabim’ pasi edhe më parë është filmuar duke u larë e zhveshur në dush. Ad by ValueimpressionVlen të thuhet se pjesa tjetër e banorëve lahet me rroba banjo, por Beniada duket se nuk…
Shumica e njerëzve janë të mendimit se showbizi dhe kirurgjia estetike shkojnë paralelisht. Dhe ata nuk mund të fajësohen për këtë. Në fund të fundit, ka shumë të famshëm përreth që ndjekin një sërë standardesh bukurie që nuk janë realiste. Dhe, për t’i arritur ata, ndiejnë nevojën që t’i nënshtrohen operacionit aq shpesh sa e gjykojnë të nevojshme. Megjithatë, është e rëndësishme të kihet parasysh se ka të tjerë të famshëm që sado të njohur të jenë, janë të prirur të pranojnë se do të plaken bashkë me trupin e tyre. Julia roberts: Ajo ka buzëqeshjen më simpatike në Hollywood…
Pas eleminimit të saj nga “Për’puthen”, u përfol se Arlida Nezha, ose ndryshe Tola, ishte nënë e një vajze, të cilën ajo nuk e përmendi asnjëherë në program. Madje ishte vetë Tola, që e konfirmoi, në një ask në Instagram, që e konfirmoi. Por si qëndron e vërteta? Ish-konkurrentja ka qenë sot e ftuar në “Shqipëria Live”, ku u pyet edhe për këtë çështje dhe sqaroi gjithçka. “E vërteta është që ajo është mbesa ime, jo vajza ime, dhe jam tezja më e lumtur në botë”, tha tregoi ajo. “Njerëzit nuk më pyesin si e ke mbesën, por si e…
Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishin të ftuar Valentina Prenku dhe Qendrim Shefqeti, historia e dashurisë së të cilëve emocionoi gjithë studion. Të njohur prej vitit 2008, ata të dy ia kanë dalë të përballen me çdo sfidë, nga ndarjet e deri te sëmundja e Valentinës. Prej vitit 2015 ajo u desh të vazhdonte jetën në karrige me rrota për shkak të një sëmundje të rralë të muskujve që njihet si ataksia. “Unë ose do pranoja karrigen me rrota ose do mbyllesha gjithë jetën në shtëpi. E shmangia Qendrimin se ai kishte opsione të tjera”, rrëfeu Valentina.…