Vazhdojnë kërkimet për 28 vjecarin e zhdukur 19 ditë më parë. Pas një telefonate nga Shkodra (ku thuhej se kishin parë djalin në një lokal, pas fotos të shpërndarë në media),policia e Kolonjës në bashkëpunim me atë të Shkodrës kanë kërkuar edhe në këtë qark, mësohet gjithashtu se pas tyre u vunë dhe familjarët e djalit. Ndërkohë nga të gjitha informacionet e mbledhura ende nuk ka asnjë rezultat në gjetjen e tij. Sipas familjarëve nga kamerat e sigurisë së lokalit ku mendohet të jetë parë djali rezulton se nuk ishte i njëjti person me atë që përshkruante telefonata. 28 vjecari…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca po prezantojnë ditën e sotme buxhetin 2022 për peshkatarët. Nga Durrësi, kryeministri Edi Rama i dha edhe disa këshillat zv. ministrit Roland Kristo. “Land duhet të çohesh nga gjumi. Do të coj me Molin, të të mbajnë atje me kapitenerinë lart. Të ka zënë gjumi, të du shumë, je çun i zoti por të ka zënë gjumi. Jo të vejnë anijen peng aty e nuk dihet se kur e shlyejnë kredinë. Banka të garantohet nga shteti. Kjo është detyra jote, duhet ta tregosh se e meriton të jesh aty si zv.ministër,…
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot buxhetin për sekyroin e peshkimit. Kreu i qeverisë tha se ky sektor është zhvilluar dhe se paga më e ulët është 800 mijë lekë. “Sot ju jeni bërë faktor në tregun më të vështirë të gjithë kontinentit që janë vendet nordike, ju jeni prezent. Sot vetëm këtë vit, presim që të mbyllet me 32+ subjekte të licencuara. Po të shikojmë e kemi rritur eksportin 239%. Po ju them të gjithë atyre që e shohim Shqipërinë e punës nga portalet, që paga më e ulët që ju jepni për të punuar në peshkim është 800…
Universiteti i Seulit në Korenë e Jugut, Instituti i Toksikologjisë dhe Universiteti i Hong Kongut kanë publikuar një raport në të cilin theksohet se përdorimi i maskave në mjetet e transportit publik redukton transmetimin e Covid. Kështu që për sa kohë mbani maskë, probabiliteti i infektimit në transportin publik është jashtëzakonisht i ulët. Në veçanti, studiuesit nxorën në pah se përdorimi i detyrueshëm i maskës ka të njëjtat efekte si mbajtja e një distancë prej dy metrash. Përdorimi i detyrueshëm i maskës, gjithashtu zvogëlon shkallën e transmetimit me 93,5%, ndërsa distanca sociale, por gjithmonë në kombinim me përdorimin e maskës,…
Vendi jonë ditët e fundit është tronditur nga disa ngjarje të rënda kriminaliteti ku opinioni publik ka qenë shumë i revoltuar. Edhe pse kryeministri i vendit në një koment të bërë thotë se Shqipëria është një vend me kriminalitet mesatar në Europë. Teksa ka replikuar me një komentues në lidhje me rritjen e pagave në vend dhe situatëm e kriminaliteti në vend, Rama shprehet se pagat do vazhdojnë të rriten, jo me llafe por me mund dhe durim. Komentuesi: Hap punët more zotri rrit pagat se po shkallojn njerzit në Shqipëri, po vrasin të pafajshmit vetëm vjedhje dhe krime po ndodhin as…
Dy persona kanë rënë në prangat e policisë dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht në Lezhë, pasi akuzohen për një sërë vjedhjesh të ndodhura në këtë qytet. Në kuadër të operacionit të koduar “Shëtitësit e natës”, është bërë i mundur arrestimi i babë e bir shtetasve S .K., 67 vjeç, A.K., 25 vjeç të cilët në bashkëpunim me shtetasit e proceduar penalisht kanë vjedhur në disa banesa vegla punë dhe sende të tjera. Ndërkaq nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasve:S.K., dhe A.K., janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatik me 4…
Sot, më 20 nëntor bëhen 8 vite pa deputetin demokrat, Sokol Olldashin. Olldashi u nda nga jeta në një aksident tragjik, teksa udhëtonte nga Elbasani drejt Tiranës mbrëmjen e 20 nëntorit 2013. Dhimbja e ikjes së tij është e madhe për familjarët, njëlloj si ditën e parë. Nëna e tij, Kozeta Mamaqi kujton çdo vit 20 nëntorin e kobshëm të 2013 që e ndau Sokol Olldashin përgjithmonë nga familja dhe politika. Përmes një shënimi të shkurtër në rrjetet sociale, Kozeta Mamaqi shkruan se i mungon shumë djali i saj. “Mall, që më merr frymën, në shpirt kam një kob kaq…
Gazetari Arsen Rusta ka hedhur dyshime se vrasja e Mateo Vasiut nga fqinji i tij, Klodian Çalamani mund të jetë një hakmarrje e tij ndaj xhaxhait të viktimës për një ngjarje të 15 viteve më parë kur të dy ata kanë marrë peng një vajzë e cila kishte refuzuar një lidhje dashurie. Rusta tha në Publikisht në RTSH se i vetmi që bëri burg për këtë ngjarje ishte Çalamani ndërkohë që Vasiu nuk u vu asnjëherë në prangat e policisë pavarësisht se pati dënim nga gjykata. “15 vite më parë ata kanë mashtruar një vajzë që kishte refuzuar një lidhje…
Krishtlindjet po afrojnë por shumë vende europiane do t’i kalojnë ato ditë pa atmosferë festive. Gati dy vite pas shpërthimit të pandemisë, e cila ka shkaktuar më shumë se 5.1 milionë viktima në mbarë botën dhe pavarësisht masave të marra, rastet e reja kanë shënuar rritje. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, numri i viktimave nga koronavirusi në Europë është rritur me 10% ditët e fundit, duke sugjeruar se Kontinenti i Vjetër është sërish në qendër të pandemisë, sipas një zyrtari të OBSH-së. Arsyet kryesore të këtij fenomeni janë shkalla e ulët e vaksinimeve në disa vende, rënia e imunitetit të…
Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Antonela Berisha dhe ish-banori i “Big Brother 7”, Meridian Ramçaj, janë zyrtarisht dy banorët e rinj që iu bashkuan “Big Brother VIP” mbrëmë. Në fillim ata u bënë pjesë e studios për të komentuar së bashku me Balina Bodinakun dhe Arbër Hajdarin, ngjarjet që kanë ndodhur javët e fundit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Prandaj, askush nuk e priste që ata t’i bashkoheshin këtij formati si dy konkurrentë të rinj. Por në fund të spektaklit, moderatorja Arbana Osmani, zbuloi se Antonela dhe Meridiani nuk kanë ardhur vetëm për rolin e opinionistit, por për të qenë…
Prokuroria italiane e Antimafias ka marrë në pyetje Francesco Zummon dhe Fabio Petruzzella. Sipërmarrësi dhe fiancieri janë pjesë e dosjes hetimore të pastrimit të mbi 18 milionë eurove, për llogari të një sipërmarrësi i akuzuar për riciklim të kapitaleve të mafias siciliane Cosa Nostra.
Policia holandeze ka qëlluar dhe plagosur të paktën dy persona pas trazirave që shpërthyen në Roterdam në një protestë kundër masave të reja antiCovid. Protestuesit hodhën gurë dhe fishekzjarre ndaj tyre dhe u vunë flakën makinave të policisë. Qindra protestues u mblodhën për të treguar zemërimin e tyre ndaj planeve të qeverisë për një leje vaksinimi kundër Covid dhe ndalimin e fishekzjarreve natën e Vitit të Ri. Holanda vendosi një bllokim të pjesshëm tre-javor të Covid javën e kaluar, në një kohë që rastet u rritën, duke shënuar numrin më të lartë të tyre që nga fillimi i pandemisë. Një…